×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, priten përplasje PS-PD për rezultatin e 11 majit

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë do t’i rikthehet sot jetës parlamentare.

Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të shënojë fillimin e një faze pesë javore pune, përpara se kjo legjislaturë të mbyllet përfundimisht në korrik.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se do të flasë për procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e konsideron një “farsë”. Një ditë më parë, Gazment Bardhi, një nga drejtuesit politikë demokratë me rezultatin më të dobët në zgjedhje, në një mesazh drejtuar kolegëve demokratë thoshte se “do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”.

Nga ana tjetër, PS do të mbledhë grupin parlamentar një orë para nisjes së seancës. Kreu i grupit, Niko Peleshi, në një mesazh drejtuar deputetëve, ka kërkuar pjesëmarrje dhe ka njoftuar se në fokus do të jetë organizimi i punës në komisione dhe seancat e fundit të kësaj legjislature.

Kuvendi aktual, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, e ka nisur mandatin më 10 shtator 2021. Sipas Kushtetutës, legjislatura e re që del nga zgjedhjet e 11 majit duhet të mblidhet brenda dhjetë ditësh nga përfundimi i mandatit të Kuvendit aktual, pra në gjysmën e dytë të muajit shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Publikuar më 29.05.2025
Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës s...

Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pasi nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik. Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm. Që […]

Lexo më shumë

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Publikuar më 29.05.2025
Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi...

Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi nga burgu Ilir Meta. Ai ka deklaruar ndër të tjera se në emision ishte i ftuar vetëm avokati i tij përballë tre gazetarëve. “E dashur Grida, Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte […]

Lexo më shumë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

Publikuar më 28.05.2025
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të ...

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të huaj deri në një njoftim të ri. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u dha udhëzime ambasadave dhe konsullatave në një udhëzues të brendshëm të mos caktojnë takime të reja për aplikantët për viza studentore dhe vizat për bursa shkëmbimi për momentin. Sipas agjencive të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda