
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku.
Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët socialistë e kanë postuar nëkuadër edhe të humorit elektoral dhe për t’i dhënë ngjyra më të buta fushatës.
Të dy afër njëri-tjetrit, me gishtat lart, qëndrojnë paraposterit elektoral të Jorida Tabakut, tëcilën ‘ekanë vënë’ në mes.
Sikurse edhe Erjon Braçe nga e majta, edhe Jorida Tabaku nga PD garojnë të dy nga lista e hapur e partive respektive, si rrallë ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare dhe në dukje kanë të njëjtën “luftë elektorale”, edhe pse në kahe të kundërta.
Tabaku, edhe pse ndër më të votuarat e Primareve të Tiranës, përsëri mbeti jashtë listës së mbyllur të kryetarit Sali Berisha, që preferoi të tjerët para saj.
Kurse Erion Braçe u transferua nga PS-ja, nga Divjaka ku ishte përfaqësues për shumë vite, në kryeqytet.
Erion Braçe dhe Delina Ibrahimaj, pozojnë me dy gishtat lart para posterit të Jorida Tabakut
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/