
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara.
Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit për integrimin dhe anëtarësimin e vendit në BE. Duke anëtarësuar vendin në BE, tha Rama, do të përmbushim profecinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastirot Skënderbeu.
Rama: Në katër vitet e ardhshme do bëjmë më shumë nëse ju dhe qytetarët do na japin një mbështetje të fortë dhe një fuqi më të madhe për të marrë vendime, për ta çuar para vendin, duke realizuar edhe profecinë e atij që ju e keni atje lart në Krujë si hijen e gjithë malit, Gjergj Kastiotit i cili e përcaktoi qysh atëherë se fati i stërnipërve të tij është Evropa. Uroj që më 11 maj nga të gjitha kutitët e votitmit këtu në Krujë të dalë rezultati më i mirë ndonjëherë për PS”- tha Rama.
Në fjalimin e tij, Rama theksoi se në këtë qytet vijnë me ndjenjën e krenarisë, pas një mandati gjatë të cilit, sipas tij, janë realizuar shumë punë konkrete.
“Pas katër vitesh kthehemi këtu me kokën lart, duke pasur arritur një sërë objektivash gjatë këtij mandati. E nisëm me përkushtimin për të ndihmuar familjet që u prekën nga tërmeti i rëndë, të cilat mbetën pa strehë brenda pak sekondash. Sot kemi përmbyllur procesin e rindërtimit, duke shpërndarë 350 apartamentet e fundit, të cilat u mbajtën në pritje për shkak të rregullave të fushatës. Menjëherë pas zgjedhjeve, në Krujë do të ndahen shtëpitë e fundit, duke e çuar totalin në 1100 banesa të reja, të dhëna falas për qytetarët që tani janë pronarë të ligjshëm dhe pa asnjë detyrim financiar ndaj shtetit,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se edhe pse fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, përgjigjja ndaj tyre duhet të jetë dinjitoze dhe e përgjegjshme. Rama përmendi ndërtimin e 17 shkollave të reja në këtë zonë si një tjetër arritje që, sipas tij, tregon përkushtimin e PS-së ndaj komunitetit.
Sa i përket infrastrukturës, ai theksoi se ëndrra e kahershme për të pasur një lidhje rrugore direkt mes Krujës dhe Tiranës tashmë është përfshirë në programin e qeverisë. Gjithashtu, ai premtoi se edhe rruga që lidh Fushë Krujën me Krujën do të përmirësohet në një afat të arsyeshëm kohor”- u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Fushë Krujë, hasi me një qytetar që tha “Rama ik”.
Kreu i qeverisë iu përgjigj qytetarit, duke i thënë se ai “plasi syrin e keq” dhe ndaj opozita “do ta shohë rezultatin më 11 maj”. “E prisja këtë. Vdeksha unë për ty. O hudhër. Plasi syri i keq. Do ta shohim rezultatin më 11 maj”, tha kryeministri.
Edi Rama: Vdeksha unë për ty, rrofsh që kalove, o hudhër. Po e prisja, në Krujë desha ta dëgjoj një “Rama ik” që të plasë syri i keq. Plasi syri i keq, tani ta shikojnë më 11 maj. E tha fiks kur përmenda Kënetën, tak, doli bretkosa. Ta shikonit, kishte flokët e lagura.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/