×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama në Pogradec: Nuk mund të lejojmë ne që i mbyturi të të mbytë, demokratët ta kuptojnë ku e hedhin votën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas Korçës, u ndal në Pogradec, ku mes të tjerash përmendi rrugën e re që lidh këtë qytet me Tiranën dhe Korçën. Rama e quajti rrugën hyrëse në Pogradec si më të bukurën në Shqipëri dhe kjo u arrit falë Qeverisë, pavarësisht vështirësive.

“Në fakt, do ta nis nga aty ku Niko tha, që ne, 4 vite më parë, nga ky vend ku jemi sot, premtuam se do të ishte mandati i Pogradecit. E thamë këtë se kishte tërhequr krraba shumë andej nga Korça dhe, në fakt, ky ishte mandati i Pogradecit. Transformimi i këtij qyteti është në sy të të gjithëve, por dua ta them me plot gojën, që ky transformim nuk do të ishte pa Ilir Xhakollin. E mbani mend, besoj, se çfarë na ka bërë këneta, na i nxorri gjithë speciet aty te rruga dhe nuk donin që ne të shembnim të vjetrën për t’i hapur rrugë të resë.

Rruga hyrëse e Pogradecit është më e bukura panoramike në të gjithë Shqipërinë. Sot kanë mbetur vetëm një grusht fshatrash pa ujin e pijshëm. Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, kemi takimin me historinë. Në Shqipëri ka pasur një moment të tillë në mars 1992, ku masivisht u votua PD, pavarësisht se nuk ishin me PD, pasi në zgjedhjet e ardhshme një pjesë e mirë nuk e votuan. Në atë kohë nuk panë as bufin që dilte në prehri i Partisë së Punës, por sepse ishte takim me historinë, për t’i hapur rrugë vendit drejt Europës.

Më 11 maj është një moment shumë i ngjashëm, kjo për të antarësuar vendin në BE. Prandaj, nuk ka shumë rëndësi nëse je apo jo me PS-në, duhet që edhe ai që është i lëkundur t’i bashkohen besës, për t’i dhënë Shqipërisë rrugën e duhur.

Nuk duhet që një votë për kuvendin, mes Shqipërisë me BE në Evropë dhe Shqipërisë me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar prapë në gropë. Të bëjnë jo atë prej forcës së zakonit drejt kënetës, ose ti bashkohen pesës.

Ti bashkohen që ti japin Shqipërisë fuqi që në negociatat me BE-në, kemi bërë përpjekje për rivendosjen e identitetit tonë evropian. Nga një vend dhe një emër shqiptarët që nuk e merrnin seriozisht kemi sot marrëdhënie ku ata na respektojnë dhe na vlerësojnë. Na kanë dhënë afat 3-vjeçar 2027-ën. BE është një shtëpi të pasurish dhe nuk e mbajnë derën hapur”.

Rama, nga takimi në Pogradec, ku po përmbyll fushatën elektorale, ka kërkuar që vota më 11 maj të shkojë për PS-në, me premtimin e pasaportës europiane.

Ky është momenti për të bërë hapin përfundimtar, që në këto dy vite të çojmë përpara negociatat. Dhe të mos luajmë me fatin tonë siç kemi bërë edhe më përpara ne shqiptarët, jo në një rast. Të mos vënë në pikëpyetje vullnetin europian të këtij kombi dhe fatin europian të këtij kombi për mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe të kapërcejmë ato gardhë që na kanë ndarë majtas-djathtas. Kjo nuk është një punë, është mision historik dhe kombëtar.

Shqiptarët gjithmonë, edhe në ditët më të errëta ëndërronin perëndimin. Kur ra diktatura, dolën të gjithë rrugëve, askush nuk i nxori. Së bashku e nxorën nga shpirti shprehjen që mbeti në histori ‘e duam Shqipërinë si e gjithë Europa’.

S’kemi këtu flamuj të PS edhe pse jemi krenar për PS. Jemi këtu për t’u thënë edhe të tjerëve është momenti për të këmbëngulur në dinjitetin tonë europian. Të vendosim me votën tonë të mos jemi të huaj në zemër të Europës. Nuk mund të lejojmë ne që i mbyturi të të mbytë, prandaj demokratët duhet ta kuptojnë. Këtu në Pogradec ne do të marrim rezultatin më të mirë se kurrë, ashtu si në të gjithë në Shqipërinë.

Dilema me Shqipërinë në BE 2030 apo me bufin e kënetës dhe me kënetën dhe një herë tjetër. Kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk jemi këtu për të thënë se kemi merak se nuk marrim shumicën aritmetike për të qeverisur. Tjetër është shumica aritmetike, tjetër është mesazhi i fortë i gjithë popullit për të negociuar si trup i vetëm.

U them demokratëve të bëjnë të njëjtën gjë që bënë socialistët në mars 92. Në rast se janë prindër të votojnë për fëmijët e tyre, që tu japin fëmijëve të tyre pasaportën evropiane. Që edhe fëmijët të kuptojnë se për këtë pasaportë, baba dhe nëna votuan bënë një sakrificë të madhe, votuan një maskara si Edi Rama. Le të thonë ç’të duan për mua, por të votojnë 5. Nëse nuk e bëjnë këtë, le të bëjnë atë që bëra unë në mars të ‘92. Nuk shkova fare të votoj. As për askënd tjetër.

Kush nuk shkon të votojë i hap rrugën shumicës. U bashkova me ata që i hapën rrugë Shqipërisë. Le ta bëjnë kështu. Të mos votojnë fare. Të çohet burri që në mëngjes të vishet, të mbajë radhë dhe të hidhet në kënetë. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro”– u shpreh mes të tjerash Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda