
Kryeministri Edi Rama ka komentuar patronazhistët teksa u shpreh se “janë hakmarrës të mëdhenj, mos u kruani me ta”.
“Janë inatçinj, nuk janë si unë”, u shpreh Kryeministri në rubrikën “Sy m’Sy”.
Kreu i qeverisë theksoi se patronazhistët nuk lënë votë të bjerë në tokë, ndaj kërkoi që “merrini seriozisht”.
“Patronazhistët e dinë më mirë se sa mua si vete kjo punë, por si njihni ju. I nënvlerësoni shumë, ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot, sepse janë edhe hakmarrës të mëdhenj. E rrisin tempin nga inati, janë inatçinj, nuk janë si unë.
Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lenë votë të bjerë në tokë, merrini seriozisht”, deklaroi Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’, i është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkon të largohet nga posti i kryeministrit.
Rama tha se “ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun.”
Ndër të tjera ai u ndal edhe te akuzat e opozitës, duke theksuar se “faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë.”
Rama: Kemi ende një rrugë për të bërë drejt fininishit. Jemi afër fininisht, por jo në finish. Sprinti drejt finishit është mandati i katërt për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Do të jetë gëzim shumë i madh kur ta realizojmë këtë mision historik.
Ka ende për të bërë, prandaj unë nuk largohem dot. Ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun. Për të parën unë kam një mision për të mbyllur dhe nuk jam këtu për asgjë çfarë thuhet dhe nuk jam ashtu siç po përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh.
Mundësia për të bërë histori na ka ardhur në dorë. Është më 11 maj, duke u bërë më shumë se një shumicë aritmetike për të çuar procesin përpara. Unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë. Koha do t’i vërë në vend të gjitha. Nuk mund të pretendosh të jesh në një arenë të mbushur me baltë dhe mos të të bëjnë pis. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara.
Kreu i qeverisë u shpreh se teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin.
Ai ironizoi opozitën duke theksuar se proceset hetimore janë shpresa e vetme e kënetës së madhe, por edhe e moçaleve të vogla.
“Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS”, deklaroi Rama.
Edi Rama: Ku i ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla.
Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.
Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/