
Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Kamëz, në kuadër të fushatës elektorale tha se kjo bashki ka ndryshuar shumë, por ka humbur shumë vite qorrazi duke votuar për një parti.
Rama tha se ndryshimet e Kamzës do të ishin realizuar më shpejt nëse qytetarët për shkak të besnikërisë së verbër ndaj një partie do ta shihnin votën si një biletë për të shkuar në stadium dhe besimin për tja dhënë votën, si një fanellë tifozi për një skuadër.
“Sot jemi 2 vite mbrapa dhe gjithçka, ngado të shohësh dhe në çdo drejtim të kërkosh gjen se është ku e ku me çfarë ishte dhe kupton se sa shumë vite u humbën qorrazi, se sa shumë vite u humbën nga besnikëria e verbër ndaj një partie a thua se vota është një biletë për të shkuar në stadium dhe a thua se besimi për t’ia dhënë votën dikujt, është një fanellë tifozi për një skuadër.
Vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë” – tha Rama.
Kreu i PS Edi Rama nga Kamza ka vijuar batutat ndaj PD duke u treguar të rinjve socialistë se ata që kishin në dorë ndryshimin në këtë bashki, nuk ditën ta bëjnë.
“Ata që lanë prindërit tuaj në kanale që ju merrnin në krahë për të kaluar rrugën se humbnit në baltë, do e mbështesin Kamzën më shumë se ne? Cështja nuk është a duan a s’duan por a dinë, a s’dinë. Ata dinë vec Noc Rrokun, do ja prezantojmë së bashku më 11 maj, së bashku”, tha Rama.
Edi Rama: Prindërit tuaj, as nuk i imagjinonin dot këto projekte evropiane, si palestrat në cdo shkollë në Evropë. A mund ta imagjinoni që ata që lanë prindërit tuaj në kanale që ju merrnin në krahë për të kaluar rrugën se humbnit në baltë, do e mbështesin Kamzën më shumë se ne? Cështja nuk është a duan a s’duan por a dinë, a s’dinë. Ata dinë vec Noc Rrokun, do ja prezantojmë së bashku më 11 maj, së bashku.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/