×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t: Yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të BE-së

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

Në lidhje me fushatën ai tha se kundërshtarët janë pas PS, ndërsa shtoi se ai dhe partia e tij ka rrugët dhe objektivat e veta. Për Ramën beteja për të marrë një mandat më të fortë se ai që ka.

Duke komentuar kundërshtarët e tij politikë, Rama e quajti Sali Berishën si një njeri në hall, ndërsa me ironi tha se Lulzim Basha ‘është fenomen”, por nuk beson se ky i fundit mund të marrë një mandat në Parlamentin e ri.

Edi Rama këshilltarin e fushatës së Sali Berishës Chris LaCivita, e cilësoi si një turist më shumë në Tiranë.

Pyetjes nëse PS do të arrijë objektivin për marrjen e 80 mandateve, numri i socialistëve tha se objektivat e vendosura janë të mbështetura sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral.

I pyetur në lidhje me arrestimin e Veliajt para fushate, dhe nëse kjo ka pasur ndikim në Tiranë, numri një i PS tha se dëshiron të japë asnjë koment, pasi sipas tij fokusi është te 11 maji.

Intervista e plotë:

Gazetari: Si e parashikoni këtë fushatë elektorale, në kuptimin e organizimit dhe përballë kundërshtarëve?

Rama: Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade.

A është e arritshme 2030, ku ju shpesh herë e përsërisni që Europa është e paparashikueshme?

Rama: Ne jemi në kushtet kur Europa është e hapur dhe angazhuar si asnjëherë tjetër për të na përfshirë në gjirin e vet, dhe është BE që ka negociuar me ne kalendarin e negociatave dhe kjo vjen si rezultat i faktit që nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por dhe BE që dëshiron të zgjerohet për qëllimet e veta, gjeopolitik të një BE më të madhe, më të gjerë, më të fortë.

Ju e keni etiketuar që në nisje të fushatës Berishën si buf, pse nuk e keni përmendur nongrata nga SHBA dhe Britania dhe pse keni zgjedhur Bashën që të dialogoni në distancë me stilin tuaj?

Edi Rama: Nuk e kam etiketuar, e kam konstatuar, ajo që ka mbetur nga PD e kohës kur PD në ’92 ishte në kohën dhe vendin e duhur për të marrë një besim, është një kënetë ku janë grumbulluar mbetjet e historisë politike shqiptare dhe ku dihet se cila është shtysa dhe objektivi i gjithë asaj grumbullate, që është në funksion të një hallexhiu të madh, bufit. Luli është një fenomen më vete i kësaj fushate dhe ju e dini që çdo fushatë ka dhe elementët e vet shumë serioze dhe ato humoristik, sepse politika nuk mund të jetë vetëm një luftë me vetulla të ngrysura ku njerëzit duhet të qeshin.

A do të fitojë një mandat Basha?

Edi Rama: Nuk më duket se i ka forcat për ta bërë një gjë të tillë sepse dhe mënyra si e ka impostuar fushatën nuk lë shumë për të shpresuar.

Arma sekrete e PS përballë LaCivita?

Edi Rama: Kush është ky? A të lutem tashi të mos biem edhe ne në këtë kurthin qesharak të njerëzve që kanë punën e tyre, për kënetë ai është një strateg, për mua është një turist më shumë në Tiranë.

Sa i arritshëm është objektivi i Partisë Socialiste për të fituar 80 mandate në këto zgjedhje?

Edi Rama: Nuk e di kush ju a ka thënë këtë objektiv. Objektivat tanë janë objektiva që lidhen sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. Ju e dini shumë mirë, ne bëjmë anketime të vazhdueshme. Kemi një instrument shumë të konsoliduar të anketimeve të brendshme që e bëjmë çdo muaj për arsyet që ne kemi, për të lexuar dhe kuptuar sa më mirë njerëzit. Nga ana tjetër kemi një makineri gjithmonë e më të sofistikuar të PS në aspektin elektoral, që mbledh të dhëna në terren dhe mbi të gjitha këto, ne ndërtojmë dhe objektivat që nuk janë thjeshtë dëshira, por janë të bazuara në realitetin e fakteve dhe besoj që në pikën e Kuçit do e shkruaj se cili do të jetë rezultati edhe kësaj radhe dhe besoj që do dalë.

Është fakt që Erion Veliaj ishte një makinë elektorale në Tiranë. Sa ka ndikuar arrestimi i tij në fushatën elektorale të Tiranës?

Edi Rama: Nuk do të bëj asnjë koment për këtë. Tani jemi të gjithë të fokusuar te 11 maji dhe çdo energji, çdo forcë, çdo gjallë është vetëm për 11 majin.

 Sa shqetësuese janë për rezultatin përfundimtar të PS-së, përfshirja e partive të reja në këtë garë elektorale?

Edi Rama: Nuk kemi asnjë shqetësim për këtë. Partitë e reja, që në fakt, në këndvështrimin tim me aq sa kam parë dhe me aq sa kam mundur të dëgjoj deri më sot, të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të partive të tyre, sepse qasjen, gjuhën, mënyrën e ndërveprimit e kanë shumë të vjetër dhe të kujtojnë “kënetën” një në dy fjalë, një në dy gjeste, një në dy ulërima. Por nga ana tjetër janë të mirëseardhura në fushën e betejës. Nuk mund t’i uroj sukses, por patjetër që nuk kam asnjë problem me ta.

Kush besoni se do të jetë ylli i skuadrës socialiste në përfundim të këtyre zgjedhjeve? Sepse ju e keni përmendur shpesh, ju keni ndërtuar një ekip…

Edi Rama: Ne yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të Bashkimit europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Berisha justifikon bashkimin e votave PS-PD në KQZ që hodhi poshtë kërkesat e kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave: Zbatuan ligjin, nuk ua lejon Kodi Zgjedhor

Publikuar më 31.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku ...

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi me atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e  Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD. Berisha u […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Ilir Alimehmeti reagon pasi iu refuzua hapja e kutive: Rinumërimi është çështje parimore, duhet analizë e brendshme që të mos përsëriten gabimet

Publikuar më 31.05.2025
“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson...

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve të 11 Majit. Alimehmeti, i cili është një prej kandidatëve më të votuar, por që nuk arriti që të merrte një mandat në Kuvend, shpjegon përse kërkoi rinumërim të votave. Teksa […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Myslim Murrizi iu përgjigjet “të habiturve”: Unë nuk jam Nesti Angoni dhe në shtator do të jem në Kuvend

Publikuar më 30.05.2025
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë ...

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi paralajmëroi një verë të nxehtë për kampin blu. Sipas tij, në javët në vijim pritet “furtunë” nga SPAK në radhët e demokratëve, kryesisht te deputetët e listave të sigurta që kandiduan në zgjedhjet e 11 Majit me logon e PD-së. “Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARET pa vd coll […]

Lexo më shumë

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda