×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohen 2 persona që dyshohet se ndërhynë në e-mail-et e prokurorëve të posaçëm dhe tentuan edhe adresën e kreut të SPAK, Altin Dumani
altin dumani

Dy persona janë arrestuar me urdhër të SPAK pasi raportohet se kanë ndërhyrë në e-mail-et e prokurorëve të posaçëm, si edhe kanë tentuar të ndërhyjnë në adresën zyrtare të kreut të organit të akuzës, Altin Dumani.

Prokuroria e Posaçme informon se nga verifikimet ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 12 Mars.

Dy të arrestuarit raportohet se kanë arritur të marrin disa informacione, por pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.

Gjithashtu kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.

Raportohet se një nga të arrestuarit ka ndërhyrë në e-mail, ndërsa tjetri ka shpërndarë informacionin e marrë nga adresat elektronike të prokurorëve të posaçëm tek persona të tretë. SPAK informon se ka sekuestruar pajisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët e shkarkuar.

“Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar”, informon SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

Gjithashtu siguroi SPAK “të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se  sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së  institucionit.

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama i përgjigjet komentuesit se nuk ka më fëmijë: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja, laboratorë inteligjentë dhe dyfishim të pagës së mësuesve

Rama i përgjigjet komentuesit se nuk ka më fëmijë: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja, laboratorë inteligjentë dhe dyfishim të pagës së mësuesve

Publikuar më 04.04.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka për...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka përzgjedhur një prej komenteve në lidhje me mungesën e fëmijëve në shkolla. Rama tha në përgjigjen e tij se në kohën kur PS erdhi në pushtet, mbështetja për arsimin ishte zero, por sot janë 238 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërsa paga e mësuesve […]

Lexo më shumë

Rama: Këtë vit kemi një shans të mirë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave, hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE-së

Rama: Këtë vit kemi një shans të mirë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave, hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE-së

Publikuar më 04.04.2025
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagu...

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, që shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipërisë i është dhënë një mundësi më e mirë për t’u integruar në […]

Lexo më shumë

Shuhet Margarita Xhepa, jeta dhe vepra e ikonës së kinematografisë dhe skenës shqiptare

Shuhet Margarita Xhepa, jeta dhe vepra e ikonës së kinematografisë dhe skenës shqiptare

Publikuar më 03.04.2025
Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë shqiptare, një yll ...

Margarita Xhepa, ikona e kinematografisë shqiptare, një yll i cili shndriti përgjatë gjithë jetës së saj, u shua sot në moshën 91-vjeçare. Aktorja e madhe mbylli sytë në shtratin e spitalit ku prej ditësh qëndronte e intubuar pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje në mushkëri. Nga […]

Lexo më shumë

E masakroi me thikë, trupin e futi në valixhe dhe e hodhi! Ish i dashuri filipinas i 22-vjeçares dërgonte mesazhe në emër të vajzës! Tragjedia e familjes shqiptare në Itali

E masakroi me thikë, trupin e futi në valixhe dhe e hodhi! Ish i dashuri filipinas i 22-vjeçares dërgonte mesazhe në emër të vajzës! Tragjedia e familjes shqiptare në Itali

Publikuar më 02.04.2025
Ilaria Sula, 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila rezult...

Ilaria Sula, 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit u gjet e vrarë dhe e masakruar nga ish i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet. Mark Antony Samson dhe Ilaria Sula Trupi i saj u gjet i mbyllur në një valixhe dhe ishte hedhur në një luginë nga […]

Lexo më shumë

Rama i përgjigjet komentuesit se Durrësi akoma furnizohet me ujë një orë në ditë: Shkop magjik nuk ka, por mos harro se investuam sa në disa dekada bashkë

Rama i përgjigjet komentuesit se Durrësi akoma furnizohet me ujë një orë në ditë: Shkop magjik nuk ka, por mos harro se investuam sa në disa dekada bashkë

Publikuar më 02.04.2025
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubr...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook. Një ndër pyetjet drejtuar Ramës ishte lidhur me problemin me furnizimin me ujë në Durrës. Koment nga ndjekësi në Facebook: “Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, […]

Lexo më shumë

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Publikuar më 01.04.2025
U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shi...

U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU). Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të tij thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti […]

Lexo më shumë

Integrimi europian, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë, pasaporta e BE-së, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri

Integrimi europian, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë, pasaporta e BE-së, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri

Publikuar më 29.03.2025
Kryeministri Edi Rama ka shpalos programin “Shqipëria 2030”,...

Kryeministri Edi Rama ka shpalos programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE. Rama theksoi se po negociohet me vrull të jashtëzakonshëm, duke theksuar se duhet t’i dërgohet mesazhi BE se “duam pasaportën”. Kreu i qeverisë shtoi se “kush e do pasaportën e BE duhet […]

Lexo më shumë

Futën në vend mbi 13 ton pule me salmonelë, në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e AKU

Futën në vend mbi 13 ton pule me salmonelë, në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e AKU

Publikuar më 29.03.2025
Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një ko...

Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht rreth 13 ton fileto pule. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Sipas […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda