×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

E masakroi me thikë, trupin e futi në valixhe dhe e hodhi! Ish i dashuri filipinas i 22-vjeçares dërgonte mesazhe në emër të vajzës! Tragjedia e familjes shqiptare në Itali

Ilaria Sula, 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit u gjet e vrarë dhe e masakruar nga ish i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet.

ilaria sula

Mark Antony Samson dhe Ilaria Sula

Trupi i saj u gjet i mbyllur në një valixhe dhe ishte hedhur në një luginë nga ish i dashuri, Mark Antony Samson.

Mediat në Itali kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë krim makabër. 23-vjeçari ka pranuar krimin, që e ka kryer në prani të prindërve të tij në banesën e tyre në lagjen afrikane.

Më pas ai e fshehu trupin në një valixhe shumë të vogël për të mbajtur të gjithë trupin dhe e çoi 40 km larg, duke e hedhur thikën në një kazan.

Ai e ka mbajtur telefonin e viktimës, duke fshirë rrjetet sociale të vajzës, por duke iu përgjigjur shkurt disa mesazheve.

Ndërkohë që po vlerësohet ende pozicioni i prindërve të tij, edhe pse ndaj tyre nuk ka një akuzë konkrete si të përfshirë në këtë ngjarje.

Prindërit e 23-vjeçari priten të merren në pyetje nga hetuesit, të cilët janë në pritje të rezultateve të autopsisë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tyre.

Mark Antony Samson, ish-i dashuri 23-vjeçar i Ilaria Sulës ka pranuar  krimin pasi u arrestua për vrasje dhe fshehje të një kufome.

23-vjeçari pranoi se e kishte vrarë me thikë në kulmin e një debati në banesën në Via Homes 16, në lagjen Africano, ku jeton djali dhe ndërsa prindërit e tij ishin në shtëpi.

Për këtë arsye apartamenti u sekuestrua .Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula, nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, në banesën e tij, në  Via Homs.

Sipas mediave italiane, 23-vjeçari ka pranuar se në momentin e ngjarjes, prindërit e tij ndodheshin në apartamentin dhe se ata u larguan në orët e mëngjesit.  Aktualisht, nuk është e qartë nëse ata kanë qenë në dijei të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim.

Ata do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli, pasi bëhet fjalë për djalin e tyre, një familjar i shkallës së parë.

Për më tepër, Samson, pas vrasjes ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilarias, duke fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe duke iu përgjigjur mesazheve të miqve të saj për të shmangur dyshimet. Madje, ai shkoi në apartamentin e shoqeve të saj të dhomës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.

Vdekja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula që u masakrua me thikë nga ish i dashuri filipinez në Romë, ka tronditur opinionin, teksa dhe familjarët me rrëfimet e tyre kanë dhënë detaje nga zhdukja e vajzës së tyre.

E ëma, Gëzime Sula, ka rrëfyer se e kishte kuptuar që mesazhet që kishte marrë nga telefoni i së bijës kur u zhduk, nuk i kishte shkruar ajo.

Sipas saj, e bija ishte mësuar që të bënte video thirrje dhe të mos përdorte mesazhe të thjeshta.

Rome

“Menjëherë e kuptova se diçka nuk shkonte. Më pas fola me miqtë që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj, falë edhe inspektorit Moreno Fernandez që më rekomandoi një mik nga Terni. E di që hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria kishte dalë në të kaluarën, por ne dimë pak për të”, ka thënë nëna, raporton Il Messagero.

Në shok është edhe vëllai 20-vjeçar, i cili ka treguar se motra dukej e qetë dhe se nuk i kishte treguar për asnjë problem. Për ish të dashurin që e vrau, i vëllai thotë se e njihte.

“Me Ilaria-n fola për herë të fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregoi për asnjë problem, pastaj vetëm mesazhe, por nuk jam e sigurt që i kishte shkruar. E njihja, ishin bashkë prej një viti, por ishin ndarë prej kohësh”, ka rrëfyer 20-vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

Publikuar më 24.05.2025
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Grams...

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin […]

Lexo më shumë

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Publikuar më 24.05.2025
Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belin...

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi. Pas tij, erdhi reagimi nga […]

Lexo më shumë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Publikuar më 24.05.2025
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se ndodhet prej një muaji në Tiranë për shkak të angazhimeve profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në […]

Lexo më shumë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Publikuar më 22.05.2025
Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalici...

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë. Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje. Dashamir Shehi: Isha kryetar […]

Lexo më shumë

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Publikuar më 22.05.2025
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të...

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë […]

Lexo më shumë

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Publikuar më 22.05.2025
Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet ...

Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda