×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama fton shqiptarët në Kretë që të votojnë vetëm PS-në: Të mos e lëmë të shuhet rrezja e yllit për në BE, por të bëhemi bashkë më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të Shqipërisë me Europën.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se ky është një moment historik që shqiptarët kanë mundësinë ta shkruajnë bashkë, duke realizuar ëndrrën për një Shqipëri të pandarë nga Europa.

Kryeministri e vuri theksin tek komuniteti shqiptar në Greqi, duke kujtuar historinë e tyre të vështirë, ku shumë shqiptarë erdhën në këtë vend krejtësisht të varfër, por që sot janë pjesë e pandarë e krenarisë kombëtare. Ai apeloi për të mos lënë të shuhet shpresa për anëtarësimin në BE dhe për të u bashkuar më 11 maj për këtë kauzë të rëndësishme.

Jemi këtu për të shkruar një copëz historie që fati ka dashur të na jepet ne mundësia ta shkruajmë bashkë. Për të ardhur deri këtu shumë të tjerë para nesh e ëndërruan: Historinë e Shqipërisë të pandarë nga Europa.

Mua nuk më pëlqen termi diasporë, por shqiptarët e botës dhe Europës u regjistruan ë më 11 maj ti japin një shans faktit që Shqipëria të bashkohet një herë e mirë me Europën duke u bërë pjesë e BE.

Janë 65 mijë ndër ta që janë këtu, në Greqi, janë ata dhe pasardhësit e atyre që kaluan kufirin krejtësisht të varfër, të pa përkrahur dhe të vetëm duke i hyrë detit në këmbë në kuptimin e vërtetë të fjalës e që sot janë pjesë e pandarë të gjerdanit të krenarisë të kombit tonë, gjerdan i përbërë nga komunitetet e shqiptarëve në botë, ku pjesa e Greqisë ka hequr më shumë nga të gjithë dhe ia ka dalë të pranohet e integrohet duke punuar si askush tjetër.

Të mos e lëë të shuhet rezja e yllit për të hyrë në BE por të bëhemi bashkë më 11 maj”, tha ai.

Rama tha nga Kreta, në Greqi se shqiptarët nuk do të presin më 15 vite për t’u pajisur me pasaportën e shtetit ku jetojnë dhe punojnë.

Duke e konsideruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE si të mundshëm deri në vitin 2030, Rama tha se çdo shqiptar do të ketë pasaportën europiane.

“Kijeni parasysh që pasaporta shqiptare e BE është njësoj, si ajo greke e BE. Me pasaportën shqiptare mund të qëndroni këtu, të punoni, ta transferoni këtu çdo të ardhur nga pensioni atje, dhe shteti këtu duhet dhe ju njeh që në momentin që merrni pasaportën për punën që keni bërë këtu”, veçoi Rama.

Deri në vitin 2027, theksoi kryeministri, Tirana zyrtarë do të ketë përmbyllur procesin e negociatave me BE dhe pas këtij momenti do të presë dritën jeshile të Brukselit për anëtarësimin zyrtar.

Edi Rama: “Në 11 maj të votojmë bashkë aty ku gjendet forca e duhur në kohën dhe vendin e duhur që atë pasaportën që mund t’ju duhet edhe 10-15 vite ta merrni nga shteti grek, ta merrni nga shteti shqiptar si pasaportë e Bashkimit Europian. Kijeni parasysh që pasaporta shqiptare e BE është njësoj, si ajo greke e BE. Me pasaportën shqiptare mund të qëndroni këtu, të punoni, ta transferoni këtu çdo të ardhur nga pensioni atje, dhe shteti këtu duhet dhe ju njeh që në momentin që merrni pasaportën për punën që keni bërë këtu.

Me pasaportën shqiptare të BE jeni njësoj jo vetëm në realitetin e përditshëm por edhe në atë të ligjit, qytetarë europiane të barabartë me të njëjtat lirie të drejta. Pavarësisht se një nga ju e ka pasaportën apo dokumentet, momentin që të gjithë bashkë keni pasaportën shqiptare të BE bëheni jo vetëm të barabartë në të gjitha, por edhe po aq sa edhe grekët e çdo europian tjetër subjekt i të gjitha shërbimeve që ky vend dhe çdo tjetër i BE i jep shtetasve të tij.

Ka vetëm një përgjigje, është në dorën tuaj. Është vota e 11 majit që Shqipëria deri në 2027 të mbyllë negociatat dhe brenda dekadës të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE”.

Nga takimi me diasporën e Kretës, kryeministri Edi Rama ftoi shqiptarët e Greqisë të kthehen në atdhe dhe të investojnë kursimet e tyre në agroturizëm.

Kreu i qeverisë tha se 500 aplikantët e parë që duan të investojnë në vendin e tyre, do të përjashtohen nga taksat dhe TVSH-ja për 10 vite.

Në funksion të kthimit të vëmendjes drejt zonave rurale, Rama përmendi linjën e kredisë të iniciuar nga Banka e Shqipërisë e cila parashikon 250 mln euro financime, me interes më pak se 3%, për të mbështetur investimet në fshat.

Edi Rama: Të ndezim oxhakun në shtëpitë e gjyshërve apo t’i kthejmë në agroturizëm. Për këdo që do të investojë në Shqipëri, ligji thotë që për 500 aplikantët e parë janë 10 vite pa taksë, pa TVSH pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit. Ky ishull ka një turizëm të zhvilluar, por ata që presin nisjen e sezonit për të punuar këtu, u them të interesohem sa janë pagat edhe në Shqipëri, sepse kam përshtypjen që në të shumtën e herës ju del më mirë atje se sa këtu.

Për të mbështetur investimet në fshat, Banka e Shqipërisë ka hapur edhe një linjë kredie e cila nis me 250 mln euro total dhe kushdo që do të ketë akses në atë linjë kredia që 70 përqind e kolateralit sigurohet nga shteti dhe ka interes më pak se 3 për qind, është i ftuar të na drejtohet për ta marrë këtë mbështetje.

Ka shembuj njerëzish plot që janë kthyer dhe të gjithë thonë që u del më mirë llogaria.

Sulmet ndaj liderit të PD, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama i vijoi edhe nga Kreta.

Por kreu i qeverisë nuk la jashtë vëmendjes as drejtuesit e partive të vogla të cilët i quajti si “shitësit e qilimave”.

“Bufi jonë atje në Tiranë ka dalë nga shprehja “Çfarë do aty o buf kënete”. Këto nuk mund t’i bëjnë as “shitësit e qilimave” që dalin në diasporë e thonë na e jepni votës ne rinisë, dhe ata rinia në listat e kandidatëve kanë babanë krushkun dajën”, u shpreh Rama.

Edi Rama: “Bufi i kënetës thotë un jam i mençur dhe i bukur si Athinaja, duke iu referuar bufit të vogël që ishte simboli i grekërve të lashtë, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Bufi jonë atje në Tiranë ka dalë nga shprehja “Çfarë do aty o buf kënete”. Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qylymave që dalin në diasporë e thonë na e jepni votës ne rinisë, dhe ata rinia në listat e kandidatëve kanë babanë krushkun dajën, sepse nuk kanë dot aq njerëz sa t’i vënë për lista, dhe kjo është mënyra se si e shohin ata besnikërinë ndaj partisë. Jam krenar sepse u kemi dhënë shqiptarëve në çdo qark e komunitet, skuadër me më shumë të rinj se të gjitha të tjerat të marrë bashkë dhe më shumë eksperiencë për të vënë flamurin”.

Rama kërkoi votat te shqiptarët e Kretës në 11 maj, për të bërë realitet, siç tha ai, anëtarësimin e vendit në BE.

“Këshilla” e kreut të qeverisë ishte “braktisni bufin dhe kënetën”, duke iu referuar kryetarit të PD, Sali Berisha dhe opozitës që ai kryeson.

Kritikave se integrimi në familjen e madhe europiane nuk u arrit as pas 12 viteve në pushtet, Rama iu përgjigj se Tirana i hapi negocitatat vetëm 1 vit më parë.

Edi Rama: Nëpër rrugët e Kretës keni edhe ju ata të kënetës e kur t’ju thonë pse nuk e futi 12 viteve Rama në BE Shqipërinë, thojini i hapëm negociatat vjet. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e kanë nisur shumë më parë se ne proces. E nisëm duke i parë ne nga mbrapa, sot i shohim ne nga prapa. Atyre të kënetës që ju dalin nëpër cepa të lagur, jepuni një peshqir, thajuani flokët, jepuni dorën ngrohini zemrën dhe thojini të braktisin bufin dhe kënetës, fanellën partiake dhe të vishen të gjithë kuq e zi më 11 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Publikohen rezultatet përfundimtare të votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

Publikohen rezultatet përfundimtare të votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

Publikuar më 12.05.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfu...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të votimit elektronik në Bashkinë e Vorës. Nga të dhënat rezulton se PS ka fituar bindshëm duke arritur të marrë 57.09 për qind ose 8082, ndërsa PD ka marrë 33.93 për qind ose 4803 vota.

Lexo më shumë

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuar

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuar

Publikuar më 08.05.2025
Tre shtetas shqiptarë, që dyshohen se janë të përfshirë në n...

Tre shtetas shqiptarë, që dyshohen se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, janë arrestuar në Dubai si rezultat i një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, të koordinuar nga Interpol Tirana. Arrestimet u kryen në kuadër të fazave […]

Lexo më shumë

Strategjisti amerikan LaCivita mobilizon kandidatët e PD-ASHM 10 ditë para zgjedhjeve: Luftoni, luftoni, luftoni!

Strategjisti amerikan LaCivita mobilizon kandidatët e PD-ASHM 10 ditë para zgjedhjeve: Luftoni, luftoni, luftoni!

Publikuar më 01.05.2025
Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgje...

Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita ka zhvilluar një video-konferencë me kandidatët e koalicionit opozitar PD-ASHM. Gjatë një konference përmes platformës Zoom të mbajtur në Tiranë me kandidatët e PD-ASHM, LaCivita vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin, ndërsa theksoi rëndësinë e këtyre ditëve […]

Lexo më shumë

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë që dënon minimin e zgjedhjeve nga abuzimi me pushtetin kushtëzimin e anëtarësimit në BE. Reagon Rama: Fletë-rrufe e Kënetës Madhështore

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë që dënon minimin e zgjedhjeve nga abuzimi me pushtetin kushtëzimin e anëtarësimit në BE. Reagon Rama: Fletë-rrufe e Kënetës Madhështore

Publikuar më 01.05.2025
Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë t...

Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, me propozimin e Partisë Demokratike. PPE shpreh shqetësim për situatën politike në vend, ndërsa Shqipëria është vetëm dy javë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Të mbështetur në raportet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, vlerësimet nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2023 nga […]

Lexo më shumë

Rama kërkon votën e grave në Roskovec: Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti, merrni për dore burrat dhe djemtë! Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE

Rama kërkon votën e grave në Roskovec: Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti, merrni për dore burrat dhe djemtë! Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE

Publikuar më 29.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një tak...

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, duke kërkuar votën për në 11 maj. Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij me batuta, duke thënë se “me disa burra jam futur në konflikt, ça të bëj unë që Roskoveci është burrë, por kush e […]

Lexo më shumë

Mbylli sytë mëngjesin e sotëm, politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut

Mbylli sytë mëngjesin e sotëm, politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut

Publikuar më 21.04.2025
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të trishtë të ...

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të trishtë të ardhur këtë mëngjes të 21 prillit, ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare, një ditë pasi u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. “Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell pranë Atit, për të […]

Lexo më shumë

Pas gati 27 vitesh, merr fund zyrtarisht martesa e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pas gati 27 vitesh, merr fund zyrtarisht martesa e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Publikuar më 11.04.2025
Pas 27 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë d...

Pas 27 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht. Vendimi u mor sot (11 prill ) nga Gjykata  Tiranës, dhoma Civile. “Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës […]

Lexo më shumë

Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Asnjë të mos hapë zyra përtej zonës së tij, PS nuk duhet të bëhet tabelë qitje

Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Asnjë të mos hapë zyra përtej zonës së tij, PS nuk duhet të bëhet tabelë qitje

Publikuar më 01.04.2025
Kur na ndajnë edhe 41 ditë nga zgjedhjet e 11 majit kryemini...

Kur na ndajnë edhe 41 ditë nga zgjedhjet e 11 majit kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh të gjithë kandidatëve për deputetë, duke i kërkuar që të mos hapin zyra elektorale përtej zonës që atyre i takon. Rama thekson se deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por jo duke […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda