×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama flet nga Gjirokastra: PS është ‘mace’ që kap edhe ‘minjtë’ e vet”. Duhet ta mbajmë kokën lart. Ne e çojmë Shqipërinë në BE, ata të tjerët e fusin në gropë

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të hënë në Gjirokastër ku zhvilloi edhe një takim për prezantimin e ekipit me të cilin PS garon në 11 maj në këtë qark.

Kreu i qeverisë përcolli edhe një mesazh në dukje të çuditshëm kur tha se “PS është “mace” që kap edhe “minjtë” e saj, krahas atyre të komshiut”. Duke iu referuar arrestimit të zyrtarëve të lartë nga SPAK për korrupsion, Rama tha se kjo gjë socialistët duhet t’i bëjë të ndihen krenarë dhe jo të ulin kokën.

“Sot të gjithë shqiptarët që votojnë në 11 maj nuk duan t’ia dinë çfarë ngjyre ka macja, se unë them se sot të gjithë shqiptarët që votojnë në 11 maj nuk duhet të shohin fare çfarë ngjyre kemi ne, por duhet të ndjekin atë porosinë e Ten Siao Pin që ndryshoi Kinën kur tha: “Mua s’më intereson fare çfarë ngjyre ka macia, por mua më intereson të kapë minjtë”. Dhe minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje, jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm minjtë e komshiut. Dhe këtë na e këndojnë si një gjë që duhet të ulim kokën. Në fakt ne duhet ta mbajmë kokën më lart se sa e kemi mbajtur zakonisht edhe për këtë arsye”, u shpreh ai.

Kryeministri foli edhe për rëndësinë e procesit të integrimit të vendit në BE.

“Në 10 vite BE e ka mbështetur Shqipërinë 1 mld euro. Nëse ne bëhemi pjesë e familjes europiane, BE na jep çdo vit 1 mld euro. Për bujqësinë e ka mbështetur më pak se 200 mln euro. Në momentin që bëhemi anëtarë, BE na jep 300 mln euro në vit për bujqësinë”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë vuri në dukje përfitimet që do të kenë shqiptarët pas anëtarësimit në BE.

“Mund të jesh një prind demokrat që sheh këtë shfaqjen këtu dhe thua këta maskarenjtë prap duan pushtet, ccfarë duan më këta? Mirëpo, ka një llogari tjetër, mund të mos pëlqesh as mua, as Mirelën, Tërmetin jo se jo se nuk ke çfarë t’i pëlqesh, por mund të bësh një llogari të thjeshtë që ne këtu jemi ata që mund të fusim Shqipërinë në BE dhe askush tjetër s’mund ta bëjë. Bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot, por nuk të bën atë që duhet që fëmijës tënd që sot është 14 vjeç dhe kur të jetë 18 të shkojë jashtë për të studiuar me pasaportën e BE dhe nuk do të trajtohet si student i huaj me kuota dhe tarifa që janë ndryshe, por trajtohet si studentët europianë dhe ka të gjitha favoret si francezët, spanjollët, holandezët…”, shtoi Rama, duke sulmuar sërish opozitën.

“Ata të tjerët mund ta fusin Shqipërinë vetëm në gropë siç e kanë futur sa herë që u është dhënë mundësia”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Integrimi europian, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë, pasaporta e BE-së, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri

Integrimi europian, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë, pasaporta e BE-së, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri

Publikuar më 29.03.2025
Kryeministri Edi Rama ka shpalos programin “Shqipëria 2030”,...

Kryeministri Edi Rama ka shpalos programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE. Rama theksoi se po negociohet me vrull të jashtëzakonshëm, duke theksuar se duhet t’i dërgohet mesazhi BE se “duam pasaportën”. Kreu i qeverisë shtoi se “kush e do pasaportën e BE duhet […]

Lexo më shumë

Futën në vend mbi 13 ton pule me salmonelë, në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e AKU

Futën në vend mbi 13 ton pule me salmonelë, në kërkim administratori i kompanisë, procedohen 3 inspektorët e AKU

Publikuar më 29.03.2025
Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një ko...

Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht rreth 13 ton fileto pule. Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Sipas […]

Lexo më shumë

Më tepër se 6 javë pas votimeve certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Më tepër se 6 javë pas votimeve certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Publikuar më 27.03.2025
Më shumë se gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni ...

Më shumë se gjashtë javë pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. Ky rezultat ia siguron Vetëvendosjes 48 ulëse në Kuvend. E dyta ka dalë Partia Demokratike me mbi […]

Lexo më shumë

Çështja e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shkon për gjykim, flet shoku i tij, Luis Meçja: Duam drejtësi! Jam i gatshëm të dëshmoj në gjykatë

Çështja e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shkon për gjykim, flet shoku i tij, Luis Meçja: Duam drejtësi! Jam i gatshëm të dëshmoj në gjykatë

Publikuar më 27.03.2025
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështj...

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes […]

Lexo më shumë

Rama: Koha që kushdo që e ka në plan, të investojë në Shqipëri sot se nesër do të jetë vonë. Pjesa më e mirë e jona janë malet

Rama: Koha që kushdo që e ka në plan, të investojë në Shqipëri sot se nesër do të jetë vonë. Pjesa më e mirë e jona janë malet

Publikuar më 27.03.2025
Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin “Match-Maker Alba...

Kryeministri Edi Rama ishte sot në eventin “Match-Maker Albania 2025” ku marrin pjesë mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë, si dhe fuqizimi i markës “Made in Albania”. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se ky […]

Lexo më shumë

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama u përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren” Marjana Koçeku që u fut në listën e mbyllur të PS-së në Shkodër

E krahasuan me Lenka Çukon, Rama u përgjigjet sulmeve për “Neomalësoren” Marjana Koçeku që u fut në listën e mbyllur të PS-së në Shkodër

Publikuar më 26.03.2025
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marja...

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër. Në takimin me kandidatët socialistë, kreu i qeverisë sqaroi se përse PS pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë. Ai pranoi që Marjana Koçeku ka shprehur më herët […]

Lexo më shumë

“Paketa e Maleve”, Rama u bën thirrje banorëve që të kthehen dhe të investojnë në tokën e të parëve

“Paketa e Maleve”, Rama u bën thirrje banorëve që të kthehen dhe të investojnë në tokën e të parëve

Publikuar më 26.03.2025
Rama sot në Shkodër “Paketa e Maleve” është ligji i ri i sap...

Rama sot në Shkodër “Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre. Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të […]

Lexo më shumë

Rama kritikon bizneset në Sarandë: Ksamili si një krevat i madh. Ka ngelur pa parë vetëm shezlongë nën ujë dhe çmime 1 mijë euro, aty ngelesh shtatzënë se s’bën dot tjetër gjë

Rama kritikon bizneset në Sarandë: Ksamili si një krevat i madh. Ka ngelur pa parë vetëm shezlongë nën ujë dhe çmime 1 mijë euro, aty ngelesh shtatzënë se s’bën dot tjetër gjë

Publikuar më 24.03.2025
Kryeministri Edi Rama kritikoi bizneset për çmimet...

Kryeministri Edi Rama kritikoi bizneset për çmimet e shezlongëve dhe numrin e shumtë të tyre gjatë sezonit të verës në Ksamil.  “Po pres të shikoj shezllong në ujë, tip varkash që njerëzit të shtrihen. T’jua vënë edhe çmimin 1 mijë euro dhe më pas noti të zhvillohet nën ujë me bombula oksigjeni. Ky ka një problem (flet […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda