×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama për Berishën: Bufi i kënetës ‘hëngri’ fituesit e pseudoprimareve, i iku edhe Jenisheri! Nuk ka asnjë shans më 11 maj

Bashkëbisedimin e radhës me komentuesit në rrjetet sociale kryeministri Rama e fokusoi jo vetëm tek integrimi në BE, por edhe tek lista e kandidatëve të Sali Berishës. Kryeministri ironizoi Aleancën për Shqipërinë Madhështore, së cilës thotë se iku edhe Selami Jenisheri.

“Edhe Selami Jenisheri ishte distancuar nga Aleanca, se ata në fakt kanë luftë të fortë për pushtet me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi po është kryeministri në hije i Aleancës, sepse e vetmja gjë madhështore që ka ajo aleancë, janë mustaqet e Kujtimit. Por situata në kënetë është turbulente, megjithatë pa problem, se i ha bufi ata dhe i kollofit. E keni parë listën e bufit si e ka bërë? listë për opozitë qëndrestare!”, tha Rama. 

Më 11 maj, Rama thotë se bufi i kënetës e di që nuk ka asnjë shans të marrë fitore dhe për këtë arsye ironizon listat me kandidatë, duke thënë se ka përgatitur një opozitë qëndrestare.

“E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama më 11 maj u kërkon votën shqiptarëve për të vazhduar me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vetëm nëse bëhemi të gjitha bashkë, mund të marrim në duar pasaportën e BE, tha kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rubrikën ‘Sy m’Sy’.

“Marrja e pasaportës së BE është shumë më tepër se lëvizje e lirë. Që kur hyjmë në një kufi të BE. Pasaporta e BE na bën qytetarë të dorës së parë, sepse nuk ka më kufi për ne, nuk hyjmë më në radhë për të shkuar tek ai polici. Nuk na pyet më njeri sa do rrimë as kur futemi brenda. Mund të kërkojmë punë ku të duam”, tha Rama.

Rama thotë se në gati 12 vite qeverisje kanë bërë shtet dhe dëshmi e kësaj, sipas tij, është ecuria e negociatave me BE. Kreu i qeverisë thotë se vetëm PS është forca që mund ta çojë Shqipërinë në BE dhe jo bufi i kënetës.

“Ne po bëjmë shtet sepse pikërisht negociatat dhe hyrja në BE janë testi dhe provimi i shtetit. Ky shtet. Janë 27 shtete anëtare, ky shteti tjetër që do të bashkohet me ne i ka parametrat që të jetë pjesë e kësaj krushqie? Kur ata të fusin brenda dhe thonë je njësoj si ne, populli yt do të vijë te ne, populli ynë do të vijë te ty dhe të gjithë duhet të ndihen të mbrojtur, si thua ti? Janë lojëra këto. Çfarë janë këto muhabete? Jo që nuk jemi të paaftë, po përkundrazi o e fus unë dhe BE Shqipërinë në BE ose kjo punë mund të mos bëhet kushedi sa vjet të tjera. Kur ne morëm detyrën nuk na hidhte njeri sytë”, tha kryeministri.

Komunikimi publik i kryeministrit Rama me opozitën është vetëm në këtë formë, përmes videove dhe rrjeteve sociale, ndërsa sfidën thotë se nuk e ka me asnjë prej kundërshtarëve politikë, të cilët i projekton sërish në opozitë.

Ai ka ironizuar sërish koalicionin e Sali Berishës, duke thënë në komunikimin me ndjekësit se Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i alenacës. Rama tha se bufi i kënetës, referuar Sali Berishës, e di shumë mirë që më 11 maj nuk ka asnjë shans për fitore dhe për këtë arsye ka bërë listë për opozitë qëndrestare.

“Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës, se e vetmja gjë e madhe që ka ajo aleancë janë mustaqet e Kujtimit. Situata në kënetë është turbulente. Pa problem se i ha bufi ata. E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda