×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi Kryesia e PL-së, vendosi që ai të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut të Tiranës.

meta

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se pa sakrificë ekstreme nuk mund të ketë fitore madhështore.

Mafia – thote Ilir Meta -nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli.

“Edhe sot, për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin tim kriminal dhe që e dinë se ku ndodhem, u them se pavarësisht se jam në kushte ekstreme izolimi është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim”, shkruan Meta.

Ilir Meta: Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time, që Ilir Meta edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Partia e Lirisë (LSI) dhe Ilir Meta kanë qenë të parët për listat e hapura.

Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë.

Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti.

Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit.

Edhe sot, për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin tim kriminal dhe që e dinë se ku ndodhem, u them se pavarësisht se jam në kushte ekstreme izolimi është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim.

Ilir Meta me shembullin e tij nga qelia Nr.5 tregon se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson.

Mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli.

I falenderoj të gjithë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen në këtë betejë historike për fitoren e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që është qëllimi ynë madhor. FITORE!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Publikuar më 11.03.2025
Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kan...

Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kanadanë duke u zotuar se ‘thjesht do t’i kthejë të gjitha’ me tarifa më të ashpra reciproke muajin e ardhshëm, Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, kërcënoi se do t’i shuante dritat. Ford ka zbatuar tashmë një premtim për të vendosur një tarifë 25% për energjinë […]

Lexo më shumë

Avokati i Erion Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të intimidojë dëshmitarët, masa duhet të shfuqizohet

Avokati i Erion Veliajt kërkon heqjen e “arrestit me burg”: Nuk ka rrezik të prishë provat dhe as të intimidojë dëshmitarët, masa duhet të shfuqizohet

Publikuar më 11.03.2025
Në Apelin e GJKKO do të zhvillohet seanca e ankimit të Erion...

Në Apelin e GJKKO do të zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia. Media raporton se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet. “Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe […]

Lexo më shumë

Rama kundër Berishës: Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme, mbyllja s’ka të bëjë fare me zgjedhjet

Rama kundër Berishës: Protesta e bufit për TikTok-un, lajthitje e rrezikshme, mbyllja s’ka të bëjë fare me zgjedhjet

Publikuar më 10.03.2025
Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook,...

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në Facebook, ka adresuar vendimin për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, duke theksuar se kjo masë ka ardhur pas kërkesave të shumicës së prindërve dhe mësuesve në Këshillimin Kombëtar. Sipas tij, ky vendim nuk ka lidhje me lirinë e fjalës apo zgjedhjet, por me sigurinë e fëmijëve në internet. […]

Lexo më shumë

PD prezanton koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike

PD prezanton koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha: Përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike

Publikuar më 10.03.2025
Partia Demokratike mbajti një takim ku u bë edhe prezantimi ...

Partia Demokratike mbajti një takim ku u bë edhe prezantimi i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se ky koalicion përfaqëson elitat politike dhe ka në përbërje sipas tij qendrestare, patriotë dhe ekspertë të shquar. “Nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem shqiptarëve bashkë me koalicionin […]

Lexo më shumë

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

Publikuar më 10.03.2025
Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ...

Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij të dytë dhe një spektakël politik mbresëlënës. Dhe çfarë ndryshimi që bën një fjalim. “Amerika është rikthyer,” tha ai. Ai e përsëriti këtë për më shumë se 90 minuta. Trump është në një mision për të “ringjallur […]

Lexo më shumë

“Një muaj në izolim…” Veliaj nga qelia: Lënia e Tiranës pa drejtim është “grusht” ndaj qytetit, punëve dhe votuesve. Më shumë do të them nesër në seancë

“Një muaj në izolim…” Veliaj nga qelia: Lënia e Tiranës pa drejtim është “grusht” ndaj qytetit, punëve dhe votuesve. Më shumë do të them nesër në seancë

Publikuar më 10.03.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, ndërsa ditën e sotme shënohet një muaj nga arrestimi i tij. Veliaj shprehet në postimin e tij në Facebook, se nesër do të zhvillohet seanca gjyqësore e radhës ndaj tij, ku shton se do të rikthehet për të mbrojtur veten dhe […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Socialiste, bashkëshortja: Andisi ynë luftoi për jetën me forcë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Socialiste, bashkëshortja: Andisi ynë luftoi për jetën me forcë

Publikuar më 10.03.2025
ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste pë...

ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 54- vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante. Bashkëshortja e ish-deputeti, Suela Harasani ka ndarë me hidhërimin lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, […]

Lexo më shumë

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Publikuar më 10.03.2025
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së,...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet. Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe një mandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, të rinjtë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda