×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Socialiste, bashkëshortja: Andisi ynë luftoi për jetën me forcë

ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 54- vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Bashkëshortja e ish-deputeti, Suela Harasani ka ndarë me hidhërimin lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se edhe pse luftoi shumë, fatkeqësisht ai nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen e kancerit.

‘Të dashur familjarë e miq. Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk reshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit. Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do të mbetesh në zemrat tona njeriu ynë më i shtrenjtë, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do të na mungosh pafundësisht, dashuria jonë’, shkruan ajo.

Ndërkohë, një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit ka shprehur edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. ‘U prehsh në paqe Andis Harasani!’, shkruan ai.

Kush ishte Andis Harasani?

Andis Harasani është zgjedhur dy herë deputet, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009. Harasani ishte një nga drejtorët kryesorë të Fatos Nanos në vitin 2005 që iu fut politikës përmes kandidimit për deputet.

Deri në atë vit ai kishte drejtuar Korporatën Elektro-energjetike Shqiptare (KESH), moment kur Nano e thirri për ta kandiduar përballë Shaban Memisë në një nga zonat e Tiranës, në njësinë nr.4.

Harasani e fitoi përballjen me kandidatin demokrat dhe ishte nga të paktët socialistë që fitoi në kryeqytet, ku mori edhe mandatin e parë të deputetit. Pas ndryshimit të lidershipit socialist pas humbjes së zgjedhjeve, ai ishte sërish një nga kandidatët e Edi Ramës në Tiranë. Këtë herë, jo në njësinë nr. 4 por në zonën e Rrogozhinës.

Në vitin 2009, Harasani fitoi mandatin e dytë parlamentar, por që nuk do ta përfundonte atë. Në vitin 2012, vetëm një vit para zgjedhjeve të përgjithshme që do të shënonin edhe rikthimin e socialistëve në pushtet, ai vendosi ta lërë mandatin “për arsye personale”, siç e deklaroi edhe publikisht në atë kohë.

Vendin e tij e zuri Auron Tare, ndërkohë që Harasani vijoi angazhimet e tij personale jashtë Shqipërisë.

Megjithëse u largua në vitin 2013 drejt SHBA-së, distanca nuk e pengoi asnjëherë atë të kryente analiza mbi situatën ekonomike, politike, të merrte pjesë në debatet që ndizeshin në rrjetet sociale. Postimi i fundit në profilin e tij në facebook, daton më 25 shkurt, pak ditë para se të humbte jetën.

Bashkëshortja e Andis Harasanit, Suela, në mesazhin e saj të njoftimit mbi vdekjen e tij, thotë se Andisi luftoi deri në fund për familjen, për të e 2 djemtë, por fatkeqësisht e humbi betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën luftoi për 2 vite me radhë.

Ish-kolegët e tij socialistë, miqtë e tij këtu në Shqipëri por dhe ata që e ndiqnin në rrjetet sociale, janë tronditur nga lajmi i rëndë, pasi shumë pak miq të ngushtë të familjes e dinin se ai vuante. Pasi, kjo se pengoi Harasanin, të ishte një zë kritik dhe aktiv edhe pse përtej oqeanit, i sëmurë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

Publikuar më 10.03.2025
Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ...

Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij të dytë dhe një spektakël politik mbresëlënës. Dhe çfarë ndryshimi që bën një fjalim. “Amerika është rikthyer,” tha ai. Ai e përsëriti këtë për më shumë se 90 minuta. Trump është në një mision për të “ringjallur […]

Lexo më shumë

“Një muaj në izolim…” Veliaj nga qelia: Lënia e Tiranës pa drejtim është “grusht” ndaj qytetit, punëve dhe votuesve. Më shumë do të them nesër në seancë

“Një muaj në izolim…” Veliaj nga qelia: Lënia e Tiranës pa drejtim është “grusht” ndaj qytetit, punëve dhe votuesve. Më shumë do të them nesër në seancë

Publikuar më 10.03.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, ndërsa ditën e sotme shënohet një muaj nga arrestimi i tij. Veliaj shprehet në postimin e tij në Facebook, se nesër do të zhvillohet seanca gjyqësore e radhës ndaj tij, ku shton se do të rikthehet për të mbrojtur veten dhe […]

Lexo më shumë

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Publikuar më 10.03.2025
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së,...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet. Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe një mandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, të rinjtë […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: 8 marsi dita që në Shqipëri duhej të mos festohej, por të protestohej. Por përsëri, gëzuar grua!

Silvana Begaj: 8 marsi dita që në Shqipëri duhej të mos festohej, por të protestohej. Por përsëri, gëzuar grua!

Publikuar më 08.03.2025
Silvana Begaj Si fillim dua të uroj veten për gjithë forcën ...

Silvana Begaj Si fillim dua të uroj veten për gjithë forcën që kam pasur në përballimin e problemeve.Sot jam Grua, dhe jo nga lindja e as nga mosha…. Dua të uroj veten se më në fund Nuk dua më të mendoj e të ëndërroj: Ah sikur të isha djal! Dua të falenderoj mamanë time që […]

Lexo më shumë

Veliaj zbulon mesazhin që i çoi oficerit të BKH në datën 28 dhjetor ndërsa po nisej në SHBA: Thuaji prokurorit, boll e molestove gruan time

Veliaj zbulon mesazhin që i çoi oficerit të BKH në datën 28 dhjetor ndërsa po nisej në SHBA: Thuaji prokurorit, boll e molestove gruan time

Publikuar më 06.03.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër procesin ndaj tij dhe duke ironizuar hetimin e prokurorisë. Ai e cilësoi si absurd justifikimin e gjykatës për ta lënë në paraburgim, duke thënë se nuk përbën as rrezikshmëri shoqërore, as ka tentuar të largohet nga vendi […]

Lexo më shumë

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja e Bujqësisë: Janë 10 zona kadastrale ku do të mbillen bimët e lëndës narkotike

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja e Bujqësisë: Janë 10 zona kadastrale ku do të mbillen bimët e lëndës narkotike

Publikuar më 06.03.2025
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligji...

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10 zona te të cilat do të mbillet kanabisi. Ministrja sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të […]

Lexo më shumë

Qeveria mbyll TikTok për 12 muaj, Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Censura do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Qeveria mbyll TikTok për 12 muaj, Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Censura do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Publikuar më 06.03.2025
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qever...

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria, pas konsultimeve me prindërit, ka marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TikTok. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo ka bërë me dije se qeveria ka rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për […]

Lexo më shumë

Adriana Kalaja revoltohet me ata që nuk e votuan në Primaret e PD-së: Tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend të sigurtë në ferr

Adriana Kalaja revoltohet me ata që nuk e votuan në Primaret e PD-së: Tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend të sigurtë në ferr

Publikuar më 05.03.2025
 Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të ...

 Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të Primareve dhe menjëherë pas rezultateve deklaroi se fitorja u takon tradhtarëve. Hidhërimin për këtë proces nuk e fsheh me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shfaqet e revoltuar me ata që nuk e votuan, të cilëve u thotë se Zoti iu ka rezervuar një vend […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda