×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Silvana Begaj: 8 marsi dita që në Shqipëri duhej të mos festohej, por të protestohej. Por përsëri, gëzuar grua!

Silvana Begaj

Si fillim dua të uroj veten për gjithë forcën që kam pasur në përballimin e problemeve.
Sot jam Grua, dhe jo nga lindja e as nga mosha….

Dua të uroj veten se më në fund Nuk dua më të mendoj e të ëndërroj: Ah sikur të isha djal!

Dua të falenderoj mamanë time që më bëri të kuptoj se urtësia, durimi dhe ndershmëria janë të çmuara.
Pas saj dua të falenderoj motrën që më bëri të kuptoj se edhe kur jeta të jep gurë, ti mund ti kthesh në lule.

E më pas dua të falenderoj cilëndo grua luftëtare, nga ato që nuk ndalen së luftuari me sukses apo jo, që më kanë bërë të besoj dhe kuptoj se forca e një gruaje është e pamatë.

Dua patjetër të uroj dhe ato gra e nëna që ndodhen në zonat e thella të Shqipërisë dhe iu them se : Parajsa ndodhet në këmbët e nënës, prandaj rrisni djem që dinë të duan e respektojnë një Grua! Mos lejoni vazhdimin e :Çfarë më është bërë mua duhet ti bëhet dhe nuseve..

Dua të kujtoj me dhimbje dhe ato Gra që janë vrarë për shkakun e vetëm se janë Gra! Të vrara nga mentaliteti, nga babëzia e paepur e maskilistëve dhe injorancave të prapambetura.

Grua nuk quaj femrat me taka dhe me fustan apo fund. Grua quaj atë që është e veshur me mirësinë e një nëne, dashurinë e një motre dhe dinjitetin e një bashkëshorteje.

Gëzuar Grua 8 Marsin!
Dita që në Shqipëri duhej të mos festohej, por protestohej. Por përsëri: Gëzuar Grua!

Silvana Begaj

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha vazhdon me akuzat ndaj Ramës: Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë, ja si u përdor fondi prej 250 milionë eurosh për zgjedhjet e 11 majit

Berisha vazhdon me akuzat ndaj Ramës: Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë, ja si u përdor fondi prej 250 milionë eurosh për zgjedhjet e 11 majit

Publikuar më 15.07.2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konfer...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i ka cilësuar farsë elektorale.Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bleu votat e qytetarëve me skemat e bujqësisë. “Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më […]

Lexo më shumë

SPAK jep pretencën, kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

SPAK jep pretencën, kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

Publikuar më 15.07.2025
Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish- kryetarin e Bash...

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish- kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha. Burime për News 24 bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Jorgo Goron, të cilat do të konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë  për Vasillaq […]

Lexo më shumë

Adoleshentja qëlloi veten me plumb, 17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armën e gjyshit pas dhunës së ushtruar nga babai, familjarët fshehin pistoletën

Adoleshentja qëlloi veten me plumb, 17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armën e gjyshit pas dhunës së ushtruar nga babai, familjarët fshehin pistoletën

Publikuar më 15.07.2025
Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme (14...

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme (14 Korrik) në lagjen Kushtrimi të Vlorës, ku një 17-vjeçare qëlloi veten me plumb dyshohet pas një konflikti familjar. Sipas uniformave blu, adoleshentja ka tentuar t’i japë fund jetës pasi është dhunuar nga babai i saj, 43 vjeçari me iniciale S. S., i cili u vendos në […]

Lexo më shumë

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Publikuar më 14.07.2025
Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e...

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë se do ta padisë ish-presidentin në gjykatë për shpifje. Në një postim në Facebook, ai i cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka […]

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Publikuar më 14.07.2025
Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë...

Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama pohoi se çdo godinë do të rrafshohet. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e 11 majit për Tiranën, Rama tha se ky nuk është një aksion por reformë që do të vijojë gjatë. Kërkoi sërish […]

Lexo më shumë

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2025
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizitu...

Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Publikuar më 11.07.2025
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Dur...

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]

Lexo më shumë

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

Publikuar më 10.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin so...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda