×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qeveria mbyll TikTok për 12 muaj, Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Censura do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria, pas konsultimeve me prindërit, ka marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TikTok.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo ka bërë me dije se qeveria ka rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për TikTok për 12 muaj, periudhë kjo që sipas ministres do të shërbejë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.

“Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TikTok. Kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindër, 65 mijë prindër të pyetur në 1300 takime. Janë aspekte që lidhen me sigurinë e fëmijëve ndaj platformave që kanë përmbajtje të pakontrolluar. Në këto takime, me qëllim edhe realizimin e planit të veprimit të ri sa i takon forcimit të mekanizmave të parandalimit sa i përket incidenteve që sjellin dhunë fizike, bullizmin apo edhe atë online, prindërit kanë rekomanduar mbylljen ose kufizimin e TikTok.

Duke marrë të gjitha faktet dhe elementet që lidhen direkt me sigurinë e fëmijëve, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për TikTok për 12 muaj. Periudhë që do të na lejojë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok. Jemi në komunikim me TikTok sa i takon filtrave, moshës së aksesit, kontrollin prindëror dhe filtrave të domosdoshëm lidhur me të gjitha aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe. Me këto filtra do të parandalojmë edhe promovimin e sjelljeve që janë të padëshiruara që vijnë përmes komunikimit në platformën e TikTok”, tha ministrja.

E pyetur më tej nga gazetarët, ministrja ka sqaruar se bëhet fjalë për një mbyllje të përkohshme.

“Është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok i kemi dhënë vetes 12 muaj kohë për të bërë të mundur që në bashkërendim që me përfaqësuesit e TikTok të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vendosur kushtet dhe kriteret e duhura që aksesi në TikTok të mos dëmtojë të rinjtë. Ato materialet që qarkullojnë, që ne i kemi marrë, ka akte deri në vepra penale, nxisin dhunën dhe kur të rishikohet masa që është propozuar nëse do të ketë plotësime të këtyre kritereve atëherë të jemi krejtësisht të qetë që lundrimi i fëmijëve të jetë i sigurt, pa efektet e dhunës dhe nxitjes së bullizmit online me efekte negative në shëndetin e fëmijëve. Do të ketë Agjencia Kombëtare për sigurinë kibernetike, do të duhen disa ditë apo 1 javë për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok”, tha ajo.

Reagon opozita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për të mbyllur përkohësisht platformën TikTok në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë vendim si një akt censure dhe një përpjekje për të kontrolluar komunikimin e qytetarëve.

Ai e konsideroi vendimin një formë represioni ndaj mbi një milion përdoruesve të TikTok në vend dhe akuzoi qeverinë për intolerancë dhe përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes.

“Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Chapo njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTok-ut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 mln përdoruesve të TikTok në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila sot ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe botë.

Sali Berisha: Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin e Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi europian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty.
Kujtoj këtu se zv presidenti i SHBA Vence, në fjalën e tij në Mynih konsideroi mbylljen e mediave sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira dhe mendimin e lirë.
T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTok dëshmon se çfarë arbitrariteti ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha gjatë diktaturës, të cilët valët e radiove perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.

“Akti u mor vetëm falë rrebeshit të kritikave nga të rinia. Censura do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë së bashku me Ramën që është kryecensori i shqiptarëve”, ka shtuar ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një protestë kombëtare më 15 mars për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

Protesta do të mbahet para Kryeministrisë dhe synon të kërkojë anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi, të cilin Berisha e cilëson si akt censure.

“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë kombëtare. Ky është një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe komunikimit. Vdekja tragjike e Martin Canit nuk ka asnjë lidhje me TikTok-un, siç mundohet ta paraqesë Rama për të justifikuar censurën,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, qeveria po përdor këtë rast si pretekst për të kontrolluar rrjetet sociale dhe për të kufizuar hapësirat e lirë të shprehjes, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë qytetarët, të marrin pjesë në protestë kombëtare më 15 mars para Kryeministrisë. Kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj prindërit dhe të rinjtë të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal e të pacipë të Ramës. Vdekja e vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTok-un. Martini dhe autori nuk kishin llogari në Tik Tok”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Adriana Kalaja revoltohet me ata që nuk e votuan në Primaret e PD-së: Tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend të sigurtë në ferr

Adriana Kalaja revoltohet me ata që nuk e votuan në Primaret e PD-së: Tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend të sigurtë në ferr

Publikuar më 05.03.2025
 Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të ...

 Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të Primareve dhe menjëherë pas rezultateve deklaroi se fitorja u takon tradhtarëve. Hidhërimin për këtë proces nuk e fsheh me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shfaqet e revoltuar me ata që nuk e votuan, të cilëve u thotë se Zoti iu ka rezervuar një vend […]

Lexo më shumë

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Publikuar më 05.03.2025
Senati italian miratoi sot (5 mars 2025) në seancë plen...

Senati italian miratoi sot (5 mars 2025) në seancë plenare me 129 vota, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla. Shqipëria dhe Italia arritën marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump i drejtohet Kongresit me fjalimin më të gjatë në histori: Amerika është rikthyer

Presidenti Trump i drejtohet Kongresit me fjalimin më të gjatë në histori: Amerika është rikthyer

Publikuar më 05.03.2025
Në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan të martën mbrëma, Pr...

Në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan të martën mbrëma, Presidenti Donald Trump mbrojti tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe u zotua për shtimin e tyre. “Vendet e tjera kanë përdorur tarifa kundër nesh për dekada, dhe tani është radha jonë”, tha Presidenti Trump në fjalimin e tij të parë para ligjvënësve amerikanë […]

Lexo më shumë

Gjermania bëhet gati për luftën e mundshme dhe shton qindra miliardë euro për ushtrinë, miratohet ndryshimi historik në Kushtetutë

Gjermania bëhet gati për luftën e mundshme dhe shton qindra miliardë euro për ushtrinë, miratohet ndryshimi historik në Kushtetutë

Publikuar më 05.03.2025
Partitë CDU, CSU dhe SPD kanë rënë dakord që të shfuqizojnë ...

Partitë CDU, CSU dhe SPD kanë rënë dakord që të shfuqizojnë kufirin e borxheve shtetërore lidhur me shpenzimet për mbrojtjen. Ndërsa 500 miliardë euro duhet të investohen për ripërtëritjen e infrastrukturës së vjetërsuar. Nën presion të madh, Unioni CDU/CSUdhe SPD po zhvillojnë bisedime paraprake për një koalicion të mundshëm. Por tema për mungesat e mëdha […]

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet komentuesve: PS do të jetë edhe disa vite në pushtet, mos kini frikë t’i gëzoheni Shqipërisë kur shkëlqen

Rama u përgjigjet komentuesve: PS do të jetë edhe disa vite në pushtet, mos kini frikë t’i gëzoheni Shqipërisë kur shkëlqen

Publikuar më 05.03.2025
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish sot komentue...

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish sot komentuesve në rrjetet sociale. Një prej qytetarëve ka shkruar se vendi ynë nuk mund të krahasohet me Greqinë përsa i përket turizmit. Rama u shpreh se sa i përket shifrave, ato nuk janë në terma absolutë, por se sa është rritur numri i tyre gjatë viteve të […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon sërish nga qelia: Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri, unë që mbjell pemë, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri

Veliaj reagon sërish nga qelia: Zeni, që poqi të gjallë 26 veta, dhe babi i Zenit, që vrau 4 veta me plumba në mish, nuk paraqesin rrezikshmëri, unë që mbjell pemë, ndërton shkolla e parqe, duhet futur në burg se ka rrezikshmëri

Publikuar më 05.03.2025
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia duke ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia duke reaguar në lidhje me pretendimet e prokurorisë ndaj tij për caktimin e masës arrest me burg. Në një mesazh publik, ai e konsideron të padrejtë argumentimin e Prokurorisë për arrestimin e tij, duke e cilësuar si “fëminor”. “Dy ditët e fundit kam zbërthyer arsyetimin absurd se […]

Lexo më shumë

U shkri nga Kuvendi, kush janë 56 kandidatët për Këshillin Drejtues të RTSH-së

U shkri nga Kuvendi, kush janë 56 kandidatët për Këshillin Drejtues të RTSH-së

Publikuar më 05.03.2025
Ndonëse afati i aplikimeve është i hapur deri në 7 mars, dje...

Ndonëse afati i aplikimeve është i hapur deri në 7 mars, dje është zbardhur lista kandidaturave të ardhura deri më tani për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Janë plot 56 emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias në garë për të mbushur 11 vakancat e krijuara në kryesimin e RTSH. […]

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi të gatshëm të punojmë për t’i dhënë fund luftës. Takimi me Trump nuk shkoi siç duhet, por është koha për të rregulluar gjërat

Zelensky: Jemi të gatshëm të punojmë për t’i dhënë fund luftës. Takimi me Trump nuk shkoi siç duhet, por është koha për të rregulluar gjërat

Publikuar më 04.03.2025
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është g...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është gati të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara dhe të punojë nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump. Ndërsa pranoi se takimi i tij me presidentin Donald Trump nuk shkoi ashtu siç duhej, Zelensky përsëriti përkushtimin e Ukrainës për paqen dhe vlerësoi Trumpin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda