×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç!”/ Rama replikon me komentuesit për lekët e pensionistëve: Aspak! Votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam, por po u japim dinjitet

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy ka replikuar me komentuesit në Facebook.

Një komentues tha se bonusi për pensionistët është që këta të fundit të japin votën për PS-në. Rama deklaroi se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai tha se me PS, pensionistët po fitojnë dinjitetin e humbur.

Komentuesi: Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç

Rama: Jo, jo zoti Mehdi! Këtë nuk e them, por e di pse? Sepse e para, votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, i dinë sikletin, i dinë dhe kimetin.

Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë, e kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz, ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara sesa ne të vinim në detyrë po përpiqemi tani ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe numrit të bonuseve dhe qoftë me reformën e re që po bëjmë, por ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes dhe Rrapushit dhe bufit të kënetës.

A mjafton? Pa diskutim që nuk mjafton, por a është shumë më tepër dje? Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mendt e tua, por të flasësh çfarë të vënë në gojë llumi i kënetës.

Një komentuese e pyeti Ramën pse u harxhuan shumë para për këtë bonus, dhe ai iu përgjigj duke e quajtur pyetjen ironike.

Kryeministri theksoi se çdo njeri dëshiron të ndihmojë prindërit e tij, por nuk mundet ta bëjë këtë për shkak të mundësive të kufizuara financiare. Ai e krahasoi këtë situatë me mundësinë e hyrjes në borxh, duke theksuar se, nëse do të merrte hua për të dhënë më shumë, pasojat do të ishin katastrofike, duke përfshirë humbjen e shtëpisë, njësoj siç ndodhi me piramidat.

Rama e vlerësoi bonusin si një “buqetë me lule dashurie dhe respekti” për pensionistët, duke shtuar se ata e dinë më mirë se kushdo përpjekjen për të ofruar këtë mbështetje, pas rritjes së të ardhurave për shkak të zgjerimit të ekonomisë. Kryeministri gjithashtu tha se pensionistët do të flasin për këtë bonus më 11 maj, duke kujtuar se në të kaluarën merrnin vetëm 1 bonus 3 mijë lekë.

Komentuesja: Pse u harxhuat kaq shumë?

Rama: Tani, në qoftë ironi e pranoj me keqardhje, keqardhje për ju Dhurata. Në qoftë keqardhje, unë ju pyes, a jepni dot ju prindërve tuaj më shumë lekë sesa ju keni mundësi nga çka fitoni nga puna? Patjetër që do donit t’ju jepnit shumë më shumë, kjo nuk diskutohet, por nuk u jepni dot se e dini mirë që duhet të hyni në borxh dhe e dini mirë që po të hyni në borxh për t”u dhënë sot më shumë, atëherë nesër, jo vetëm nuk do mund t’i jepni dot asgjë, por do humbni edhe shtëpinë tuaj, njësoj siç ndodhi me piramidat pra, është e njëjta llogjikë.

Kështu që e them përsëri, pensionistët e kuptojnë më mirë se të tërë vlerën e kësaj përpjekjeje të sinqertë dhe e dinë më mirë se kushdo që flet e nuk di se çfarë thotë në emër të tyre që bonusi i dytë brenda më pak se gjashtë muajsh, falë të ardhurave që u rritën mbi parashikimet si pasojë e zgjerimit të ekonomisë është një buqetë me lule dashurie, respekti, përulësie ndaj tyre dhe ta gëzojnë. Të tjerat ua thonë vetë pensionistët në 11 maj, siç ua kanë thënë edhe kur merrnin vetëm 1 bonus 3 mijë lekë në fundvit sepse ata dhe unë, në të paktën një gjë, jemi shumë njësoj, dimë kuptimin e fjalës punë dhe çmojmë vlerën e fjalës Shqipëri

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha garanton demokratët për transparencë absolute gjatë numërimit të votave në Primare: Gara nuk u bë për të qenë në listat e sigurta për deputetë

Berisha garanton demokratët për transparencë absolute gjatë numërimit të votave në Primare: Gara nuk u bë për të qenë në listat e sigurta për deputetë

Publikuar më 03.03.2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për proce...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për procesin e primareve që u mbajt së fundmi në PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e cilësuar atë si “procesin më demokratik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.” Në këtë garë të hapur, mbi 450 kandidatë u regjistruan, ndërsa më shumë se 50 mijë anëtarë […]

Lexo më shumë

Kryeministri Rama njofton hapjen e një aeroporti sezonal përballë Korfuzit, fton turistët gjermanë dhe izraelitë për pushime në Shqipëri: Do të kurseni më shumë se sa në Greqi

Kryeministri Rama njofton hapjen e një aeroporti sezonal përballë Korfuzit, fton turistët gjermanë dhe izraelitë për pushime në Shqipëri: Do të kurseni më shumë se sa në Greqi

Publikuar më 03.03.2025
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Pa...

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri. Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror. “Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë […]

Lexo më shumë

PD publikon rezultatet e primareve për 12 qarqet, dalin votat për seicilin kandidat

PD publikon rezultatet e primareve për 12 qarqet, dalin votat për seicilin kandidat

Publikuar më 03.03.2025
Partia Demokratike njoftoi në mbyllje të procesit se pjesëma...

Partia Demokratike njoftoi në mbyllje të procesit se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues. Por të dhënat tregojnë se kjo shifër është shumë më e ulët krahasuar me vitin 2021. Për shembull, në vitin 2021, me të drejtë vote, PD e qarkut Shkodër ka pasur më […]

Lexo më shumë

Rama nesër në Athinë, u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë: Bashkohuni në panairin e punës! Mundësia e hyrjes në BE duket me sy

Rama nesër në Athinë, u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë: Bashkohuni në panairin e punës! Mundësia e hyrjes në BE duket me sy

Publikuar më 01.03.2025
Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale...

Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Greqisë t’i bashkohen në panairin e punës në Athinë ditën e nesërme, 2 mars. Kreu i qeverisë shprehet më tej se mundësia e hyrjes në BE është aq e afërt sa shihet me sy dhe se shpejtësia që […]

Lexo më shumë

Hapet testamenti i ish-kryepeshkopit Anastas Janullatos, kujt ia la pasurinë

Hapet testamenti i ish-kryepeshkopit Anastas Janullatos, kujt ia la pasurinë

Publikuar më 01.03.2025
Sot, 40 ditë nga ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, ës...

Sot, 40 ditë nga ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, është lexuar edhe testamenti i lënë nga Fortlumturia e Tij. “Falenderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Nuk ka as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme; çdo gjë që është fituar ndër vite është vënë në shërbim të veprave të […]

Lexo më shumë

PD mban sot Primaret për zgjedhjet e 11 majit, emrat e kandidatëve për çdo qark

PD mban sot Primaret për zgjedhjet e 11 majit, emrat e kandidatëve për çdo qark

Publikuar më 01.03.2025
Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e prima...

Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Votimi ka filluar në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është e thjeshtë: një anëtar, një votë. Anëtarët e Partisë Demokratike po drejtohen në kutitë e […]

Lexo më shumë

Zelensky flet për Fox News pas përplasjes me Trump dhe largimin nga Shtëpia e Bardhë: Dua garanci për vendin tim

Zelensky flet për Fox News pas përplasjes me Trump dhe largimin nga Shtëpia e Bardhë: Dua garanci për vendin tim

Publikuar më 01.03.2025
Menjëherë pasi një përplasje tronditëse shpërtheu në Zyrën O...

Menjëherë pasi një përplasje tronditëse shpërtheu në Zyrën Ovale teksa u mblodhën Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, udhëheqësi ukrainas ka përsëritur kërkesat për garanci sigurie në mënyrë që të ndjekë një marrëveshje paqeje me Rusinë. Zelenskyy e përshkroi grindjen e diskutueshme me Trump si “jo të mirë për të dyja […]

Lexo më shumë

SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë pritet të ndodhë

SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 01.03.2025
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për...

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes. Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së Zelensky. “Ne nuk do të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda