×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama nesër në Athinë, u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë: Bashkohuni në panairin e punës! Mundësia e hyrjes në BE duket me sy

Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Greqisë t’i bashkohen në panairin e punës në Athinë ditën e nesërme, 2 mars.

edi rama

Kreu i qeverisë shprehet më tej se mundësia e hyrjes në BE është aq e afërt sa shihet me sy dhe se shpejtësia që ne po ecim në hapjen e grup kapitujve, është më e shpejta.

“Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakord me planin e reformave deri në 2027”, shprehet ai.

Ndër të tjera Rama thotë se “kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë”.

Edi Rama: Nesër në panairin e punës në Athinë, dje shqiptarët shkuan për të kërkuar punë nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë për të treguar punët që mund të gjejnë. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’ju thënë eja kam punë për ju, me të gjithë aromën e vendit amë.

Ejani dhe të takohemi me sipërmarrës të fushave të ndryshme për tu njohur me mundësinë dhe kushtet e kontratat e punës në Shqipëri, më pas gjykoni vetë.

Kjo është koha kur për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është kaq reale sa duket me sy. Për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të Europës janë rreshtuar në vijë të drejtë, kanë rënë dakord me planin e reformave deri në 2027.

Shpejtësia që ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e shpejta. BE janë shumë të interesuar të na fusin në shtëpinë e tyre. Duke i dhënë fund poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve. Kjo është ngritja e dytë e flamurit pas asaj të pavarësisë në 1912.

Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi më i mirë. Të gjithë shqiptarët në Greqi dhe Europë ju them le t’i harrojnë historitë dhe bla-bla dhe të kapemi të bëhemi ylli i ri në flamurin e Europës së Bashkuar..

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha garanton demokratët për transparencë absolute gjatë numërimit të votave në Primare: Gara nuk u bë për të qenë në listat e sigurta për deputetë

Berisha garanton demokratët për transparencë absolute gjatë numërimit të votave në Primare: Gara nuk u bë për të qenë në listat e sigurta për deputetë

Publikuar më 03.03.2025
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për proce...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për procesin e primareve që u mbajt së fundmi në PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e cilësuar atë si “procesin më demokratik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë.” Në këtë garë të hapur, mbi 450 kandidatë u regjistruan, ndërsa më shumë se 50 mijë anëtarë […]

Lexo më shumë

Kryeministri Rama njofton hapjen e një aeroporti sezonal përballë Korfuzit, fton turistët gjermanë dhe izraelitë për pushime në Shqipëri: Do të kurseni më shumë se sa në Greqi

Kryeministri Rama njofton hapjen e një aeroporti sezonal përballë Korfuzit, fton turistët gjermanë dhe izraelitë për pushime në Shqipëri: Do të kurseni më shumë se sa në Greqi

Publikuar më 03.03.2025
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Pa...

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri. Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror. “Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë […]

Lexo më shumë

PD publikon rezultatet e primareve për 12 qarqet, dalin votat për seicilin kandidat

PD publikon rezultatet e primareve për 12 qarqet, dalin votat për seicilin kandidat

Publikuar më 03.03.2025
Partia Demokratike njoftoi në mbyllje të procesit se pjesëma...

Partia Demokratike njoftoi në mbyllje të procesit se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues. Por të dhënat tregojnë se kjo shifër është shumë më e ulët krahasuar me vitin 2021. Për shembull, në vitin 2021, me të drejtë vote, PD e qarkut Shkodër ka pasur më […]

Lexo më shumë

“Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç!”/ Rama replikon me komentuesit për lekët e pensionistëve: Aspak! Votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam, por po u japim dinjitet

“Bonusi i votës thuaj, mos ki turp hiç!”/ Rama replikon me komentuesit për lekët e pensionistëve: Aspak! Votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam, por po u japim dinjitet

Publikuar më 01.03.2025
Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy ka replikuar me k...

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy ka replikuar me komentuesit në Facebook. Një komentues tha se bonusi për pensionistët është që këta të fundit të japin votën për PS-në. Rama deklaroi se kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai tha se me PS, pensionistët po fitojnë dinjitetin e humbur. Komentuesi: Bonusi i votës thuaj, […]

Lexo më shumë

Hapet testamenti i ish-kryepeshkopit Anastas Janullatos, kujt ia la pasurinë

Hapet testamenti i ish-kryepeshkopit Anastas Janullatos, kujt ia la pasurinë

Publikuar më 01.03.2025
Sot, 40 ditë nga ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, ës...

Sot, 40 ditë nga ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, është lexuar edhe testamenti i lënë nga Fortlumturia e Tij. “Falenderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Nuk ka as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme; çdo gjë që është fituar ndër vite është vënë në shërbim të veprave të […]

Lexo më shumë

PD mban sot Primaret për zgjedhjet e 11 majit, emrat e kandidatëve për çdo qark

PD mban sot Primaret për zgjedhjet e 11 majit, emrat e kandidatëve për çdo qark

Publikuar më 01.03.2025
Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e prima...

Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Votimi ka filluar në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është e thjeshtë: një anëtar, një votë. Anëtarët e Partisë Demokratike po drejtohen në kutitë e […]

Lexo më shumë

Zelensky flet për Fox News pas përplasjes me Trump dhe largimin nga Shtëpia e Bardhë: Dua garanci për vendin tim

Zelensky flet për Fox News pas përplasjes me Trump dhe largimin nga Shtëpia e Bardhë: Dua garanci për vendin tim

Publikuar më 01.03.2025
Menjëherë pasi një përplasje tronditëse shpërtheu në Zyrën O...

Menjëherë pasi një përplasje tronditëse shpërtheu në Zyrën Ovale teksa u mblodhën Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, udhëheqësi ukrainas ka përsëritur kërkesat për garanci sigurie në mënyrë që të ndjekë një marrëveshje paqeje me Rusinë. Zelenskyy e përshkroi grindjen e diskutueshme me Trump si “jo të mirë për të dyja […]

Lexo më shumë

SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë pritet të ndodhë

SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 01.03.2025
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për...

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes. Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së Zelensky. “Ne nuk do të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda