×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Erion Veliaj kërkesë ILD-së: Pezulloni prokurorin Ols Dado. Më kërcënoi dhe është në konflikt të hapur interesi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado, lidhur me shkeljet që Dado ka kryer në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt.

Në kërkesën e tij, Veliaj shprehet me fakte dhe tregon me detaje për konfliktin e interesit që Prokurori Olsi Dado ka në çështjen e hetimit ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky prokuror ‘ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij’.

Erion Veliaj dhe Ols Dado

Veliaj thotë se pasi kёrkesa e Prokurorit Dado pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua prej tij, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, më pas Dado “iu vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese.

“Bëhet fjalë për një leje ndërtimi që Prokurori Ols Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021. Veliaj thotë se, asokohe, Prokurori Dado nuk ka qenë i kënaqur me metrat katrorë të miratuar në leje dhe i ka dërguar mesazhe me telefon kryetarit të Bashkisë për shtesë të metrave në lejen e ndërtimit.

Prokurori Ols Dado e pranoi edhe vetë në seancën gjyqësore se i ka dërguar sms falenderimi kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por, në fakt, kjo është vetëm një pjesë e vogël e së vërtetës, pasi prokurori Dado nuk e sqaroi plotësisht atë, pasi nuk mund të falenderosh kryetarin e bashkisë apo këdo person qoftë, pa pasur më parë një komunikim të mëparshëm me të. Po kështu, Ols Dado nuk tregoj të vertetën para gjykatës dhe para drejtuesit të SPAK, takimet fizike që ai zhvillonte në Bashkinë e Tiranës për interesat e tij private, jo vetëm për lejen e ndërtimit në fjalë, por edhe për interesime të tjera”, thotë Veliaj.

Veliaj 1
Veliaj 2
Veliaj 3

Kërkesa e plotë e Veliajt për ILD dhe KLP:

“Thelbi i kёrkesёs tё depozituar nga ana ime konsiston te qёndrimi qё unё kam bёrё publik për largimin nga çёshtja tё prokurorit ndёrtues zotit Ols Dado, i cili nuk mundet kurrёsesi tё jetё objektiv nё pёrfaqёsimin e akuzёs tё ngritur ndaj personit tim.

E them kёtё, pasi Ols Dado ka pёrdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij, dhe pasi kёrkesa e tij pёr miratim tё kateve shtesё iu refuzua, “u vёrsul” me shprehje kёrcёnuese e shantazhuese.

Prokurori i çёshtjes, i cili ka ngritur akuzat ndaj meje, nuk duhej tё pranonte hetimin e shkaqeve tё ngritura nё kallzimin penal tё depozituar nga i ashtuquajturi “Nesti Angoni”, pasi Olsi Dado ka pёrfituar sipёrfaqe ndёrtimore miratuar me vendimin nr. U-14078/4, datё 09.09.2021 tё Kryetarit tё Bashkisё Tiranё, dhe lejen e ndёrtimit nr. U-14078/6, datё 21.09.2021.

Ёshtё e vёrtetё qё leja e ndёrtimit i ёshtё akorduar subjektit zhvillues/ndёrtues, shoqёrisё “Alb Edil” sh.p.k, por referuar kontratёs sё sipёrmarrjes nr. Rep 2040, nr. Kol 803, datё 06.05.2021 pala porositёse dhe pёrfituese njёkohёsisht, ёshtё prokurori i çështjes kundёr titullarit tё institucionit qё ka dhёnё lejen e ndёrtimit, pra personit nё hetim Erion Veliaj.

Siç e parashtrova edhe mё lart, fakti qё pёrfitues nga procedura e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit ёshtё prokurori Olsi Dado ёshtё i pandryshueshёm, pasi e vёrteton dokumentacioni bashkёlidhur kёrkesёs time.

Telefonatat e prokurorit, i cili shpreh pakёnaqёsinё nё lidhje me procedurёn e dhёnies sё lejes sё ndёrtimit, dёshmojnё qartё qёllimin keqdashёs tё zotit Ols Dado pёr tё pasqyruar nё dosjen hetimore fakte tё pavёrteta.

Edhe nёse zoti Ols Dado nuk do tё ushtronte ndikimin e tij nё lidhje me lejen e ndёrtimit, mjafton vetёm fakti se ёshtё pёrfitues, pёr t’u vёrtetuar konflikti i interesit.

Thjesht fakti qё prokurori ёshtё subjekt pёrfitues nga leja e ndёrtimit, do tё thotё se ndodhet nё konflikt tё hapur interesi, e pёr pasojё nuk duhet tё kishte pёrfaqёsuar akuzёn qё nё krye tё herёs.

Nё njё rast hipotetik, (interpretim i kundёrt), si pёr shёmbull, sikur zoti Ols Dado tё ishtё favorizuar nga titullari i Bashkisё Tiranё, pёrsёri do tё kishte konflikt interesi, pasi edhe nёse faktet e pretenduara nё dosjen hetimore tё ishin tё vёerteta, do tё ishte lehtёsuar pozita e tё dyshuarit nё hetim.

Pra, nё tё dyja rastet prokurori Dado ёshtё nё konflikt tё hapur interesi.

Ligji Nr.96/2016, datë 30.8.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 102, pika 1, germa a/b/iii pёrcakton shprehimisht se:

“Shkelje disiplinore gjatё ushtrimit tё funksionit janё nё veçanti, por pa u kufizuar nё to, veprimet apo mosveprimet ose sjelljet e magjistratit si mё poshtё:

  1. a) Mosparaqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çështjes kur kjo ёshtё e detyrueshme, sipas ligjit, nёse magjistrati ka dijeni ose duhet tё kishte dijeni tё rrethanave tё tilla
  2. b) Paraqitja e kёrkesёs pёr heqje dorё nga procedimi ose gjykimi i çёshtjes nёse ky veprim:

iii) Nuk kryhet menjёherё pasi merr dijeni pёr shkakun.

Sa më sipër, bazuar në nenin 127 të ligjit Nr.96/2016 do të kërkoja nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë pezullimin e prokurorit, zotit Ols Dado nga detyra e tij si prokuror, sipas parashikimeve në nenin 151, të këtij ligji, ose të kërkojë vetë pezullimin e magjistratit për arsyet e parashikuara në nenin 152 të këtij ligji.

Në këto kushte dhe përsa parashtroj më sipër, bazuar në nenin 184 e vijues të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor”,

Kërkoj:

– Fillimin e procedurave për procedimin disiplinor ndaj prokurorit, zotit Ols Dado, lidhur me shkeljet e kryera në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të përsonit tim, Erion Veliaj.

– Marrjen e masës disiplinore ndaj tij dhe pezullimin nga detyra.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

PD mban sot Primaret për zgjedhjet e 11 majit, emrat e kandidatëve për çdo qark

PD mban sot Primaret për zgjedhjet e 11 majit, emrat e kandidatëve për çdo qark

Publikuar më 01.03.2025
Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e prima...

Partia Demokratike ka nisur sot, më 1 mars, procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Votimi ka filluar në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është e thjeshtë: një anëtar, një votë. Anëtarët e Partisë Demokratike po drejtohen në kutitë e […]

Lexo më shumë

Zelensky flet për Fox News pas përplasjes me Trump dhe largimin nga Shtëpia e Bardhë: Dua garanci për vendin tim

Zelensky flet për Fox News pas përplasjes me Trump dhe largimin nga Shtëpia e Bardhë: Dua garanci për vendin tim

Publikuar më 01.03.2025
Menjëherë pasi një përplasje tronditëse shpërtheu në Zyrën O...

Menjëherë pasi një përplasje tronditëse shpërtheu në Zyrën Ovale teksa u mblodhën Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, udhëheqësi ukrainas ka përsëritur kërkesat për garanci sigurie në mënyrë që të ndjekë një marrëveshje paqeje me Rusinë. Zelenskyy e përshkroi grindjen e diskutueshme me Trump si “jo të mirë për të dyja […]

Lexo më shumë

SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë pritet të ndodhë

SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky, pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë dhe çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 01.03.2025
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për...

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes. Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së Zelensky. “Ne nuk do të […]

Lexo më shumë

Mbyllet mes tensioneve dhe akuzave takimi i presidentit Trump me Zelenskyn: Një president budalla ju dha 350 mld dollarë. Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore (VIDEO)

Mbyllet mes tensioneve dhe akuzave takimi i presidentit Trump me Zelenskyn: Një president budalla ju dha 350 mld dollarë. Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore (VIDEO)

Publikuar më 28.02.2025
“Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla (Joe Biden) ...

“Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla (Joe Biden) 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake… nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”. Kështu u shpreh mbrëmjen e së premtes presidenti i SHBA Donald Trump, gjatë takimit 20 minuta në Zyrën Ovale. Vizita e presidentit […]

Lexo më shumë

Erion Veliaj vijon me akuzat për prokurorin: Unë lëviz me biçikletë, Ols Dado me Range të kuq. Më hyri nga vrima e çelësit e në fustanet e gruas

Erion Veliaj vijon me akuzat për prokurorin: Unë lëviz me biçikletë, Ols Dado me Range të kuq. Më hyri nga vrima e çelësit e në fustanet e gruas

Publikuar më 27.02.2025
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ardhur me një tjetër reagim ng...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ardhur me një tjetër reagim nga qelia e burgut në Durrës ku dhe ndodhet prej 12 shkurtit. Njëjtë si dhe në reagimet e tjera, Veliaj sërish ka vijuar me akuzat kundrejt prokurorit të dosjes së tij, Ols Dados, për të cilin thotë se lëviz me “Range të kuq” dhe jo si kryebashkiaku i […]

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm: 520 mijë shqiptarë jashtë vendit me ID dhe pasaporta të skaduara do të kenë të drejtë të votojnë në 11 maj

Ministri i Brendshëm: 520 mijë shqiptarë jashtë vendit me ID dhe pasaporta të skaduara do të kenë të drejtë të votojnë në 11 maj

Publikuar më 27.02.2025
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se, sipas vlerësi...

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se, sipas vlerësimeve të autoriteteve, rreth 520 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se është arritur një marrëveshje për […]

Lexo më shumë

Rama: Më duhet të rri edhe pak, s’mund të luaj me fatin, duhet të marrim hak! Kur Trump mori mandatin e parë më thanë “ik vetë se do të vijë të të marrë zvarrë”

Rama: Më duhet të rri edhe pak, s’mund të luaj me fatin, duhet të marrim hak! Kur Trump mori mandatin e parë më thanë “ik vetë se do të vijë të të marrë zvarrë”

Publikuar më 27.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook u sh...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook u shpreh sot se “më duhet rri edhe pak”, referuar largimit të tij nga politika, teksa theksoi se ka një mision para dhe është anëtarësimi në BE. Rama theksoi se kryeministrat shkojnë e vijnë, duke shtuar “më duhet ta përmund këtë mision, nuk mund të luaj me […]

Lexo më shumë

GJKKO dha 24 masa sigurie për stafin e UBT, rektori: Nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë! Rama: Kjo qeveri, PS dhe unë jemi të vetmit garantë të institucioneve të reja të drejtësisë

GJKKO dha 24 masa sigurie për stafin e UBT, rektori: Nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë! Rama: Kjo qeveri, PS dhe unë jemi të vetmit garantë të institucioneve të reja të drejtësisë

Publikuar më 26.02.2025
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallak...

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku po flet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT. Ai ka deklaruar se pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme me stafin, është vendosur se nuk do të komentohet asnjë vendim […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda