×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Inteligjenca Artificiale dhe përgjegjësia jonë përtej ruajtjes së asaj që kemi ndërtuar

Enea Dodi*

Qëllimi i kësaj eseje nuk është të bindë apo të ndikojë. Nuk ofron zgjidhje apo plane. I shërben një qëllimi të thjeshtë: t’i kujtojë njerëzimit një fakt të dukshëm. Synon t’i kujtojë njerëzimit se sa larg kemi arritur: shikoni kullat, shikoni metropolet anembanë botës. Shikoni kompjuterin dhe inteligjencën artificiale, shikoni rrugët e pafundme gri që kemi shtruar. Zogjtë e mëdhenj fluturues që i quajmë avionë, plumbat që hedhim drejt në hapësirës që i quajmë anije kozmike. Shikoni shinat e trenave dhe projektet masive bujqësore. Edhe tanket, bombat, dronët; gjithë fuqinë ushtarake. Mendoni se sa shumë përpjekje kemi bërë – sa shumë jetë u janë kushtuar këtyre projekteve, sa shumë jetë janë sakrifikuar për to, për punën brez pas brezi për këto arritje të njerëzimit. Gjaku, djersa dhe lotët kanë hedhur themelet e shumë prej gjërave të luksit që shijojmë sot.

Enea Dodi

Kemi derdhur kaq shumë kohë dhe përpjekje për të ndërtuar botën që kemi sot. Por, në fakt, nuk e kemi ndërtuar mirë.

Këtë nuk e them për të nënvlerësuar punën që kemi bërë deri tani. Jo, jo, nga një tjetër anë e çështjes po nisem. Për të nderuar vërtet punën e palodhur të paraardhësve tanë, duhet të sigurojmë që gjurma e njerëzimit të shtrihet sa më larg të jetë e mundur. E gjithë kjo punë e palodhur, nëse e mendojmë sikur të jetë një entitet, nuk do të dëshironte që të vazhdonim të ecim përpara, thjesht për shkak të përkushtimit që kemi treguar deri tani. Kjo sepse, nga këndvështrimi i saj, vetëm sa kemi prekur sipërfaqen. Njerëzit janë në këtë botë prej mijëra vjetësh, kurse ngjarja më e madhe që ka formësuar kohët tona të fundit, revolucioni industrial, ka ndodhur më pak se 300 vjet më parë. Kjo është vetëm një pikë e vogël në kronologji për njerëzit. Një kronologji e eksplorimit të mëtejshëm, në hapësirë dhe përtej, drejt gjërave që nuk i kemi eksploruar ende.

Nga respekti për punën e palodhur të paraardhësve tanë, le të mos vazhdojmë përpara vetëm sepse jemi angazhuar ta bëjmë këtë. Le të kuptojmë se, nëse ndonjëherë do të jetë e nevojshme, është më mirë të bëjmë një hap prapa tani, sesa shumë hapa prapa në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë që po shkojmë drejt ndonjë destinacioni të keq me rrugën që po ndjekim tani, por dua vetëm t’u kujtoj të gjithëve që të mos biem, si specie, në gabimin për të vijuar veç për hir të asaj që kemi investuar tashmë dhe t’i shohim gjërat nga një perspektivë më e gjerë. Edhe nëse do të na duhet ta kthejmë orën 300 vjet mbrapa dhe t’ia fillojmë nga e para, përsëri jemi në rregull.

Rruga e përparimit njerëzor nuk është një vijë e drejtë që ngjitet pafundësisht lart. Më shumë i ngjan frymëmarrjes së një organizmi të madh – zgjerim dhe tkurrje, përpara dhe prapa, çdo lëvizje është pjesë e një modeli më të madh. E harrojmë shpesh këtë të vërtetë, të ngecur në marshimin e pandalshëm të asaj që e quajmë përparim. Por mençuria ndonjëherë qëndron te tyë dalluarit e çastit kur duhet të ndalojmë, kur të bëjmë një hap prapa, kur ta lëmë të shkojë ajo që mendonim se ishte thelbësore.

Hapat mbrapa janë të pashmangshëm. Nuk ka asnjë mënyrë që të vazhdojmë të ecim përpara pa kthim prapa – të besosh ndryshe, do të thotë të mashtrohesh nga iluzioni i paarsyeshëm i njerëzimit mbi rëndësinë e kohëzgjatjes së një jete të vetme njerëzore. Universi nuk mendon me shekuj, ashtu siç nuk mendojmë as ne me nanosekonda. Të besosh se jemi në rregull vetëm sepse kanë kaluar disa jetë që nga pengesa jonë e fundit e madhe, do të thotë të keqkuptosh shkallën e vetë kohës.

Mendo sa larg na kthyen rënia e Epokës së Bronzit (1200 p.e.s.) apo rënia e Perandorisë Romake Perëndimore (476 e.s.), shkatërrimi i Bibliotekës së Aleksandrisë (48 p.e.s. – 632 e.s.), pushtimet mongole (shekulli i 13-të e.s.) dhe Murtaja e Zezë (shekulli i 14-të e.s.). Është e vështirë t’i matim me saktësi këto pengesa sepse, të lidhur me këtë vijë kohore, nuk mund ta përfytyrojmë saktë sa ndryshe mund të kishte qenë bota pa këto ngjarje. Ajo që është e sigurt për këto ngjarje është se patën humbje masive jetësh njerëzore (rrjedhimisht, edhe potencial) si dhe pengesa të mëdha teknologjike.

Kolapsi i Epokës së Bronzit çoi në humbje të gjerë të gjuhës së shkruar, rrjeteve komplekse të tregtisë dhe teknikave të përparuara të metalurgjisë. Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore çoi në atë që tani e quajmë Epoka e Errët e Evropës, pas së cilës u deshën shekuj që të kapnim përparimin e humbur. Shkatërrimi i Bibliotekës së Aleksandrisë çoi në humbjen e dorëshkrimeve dhe librave të panumërt e të pazëvendësueshëm, duke penguar njohuritë shkencore dhe filozofike. Pushtimet mongole shkatërruan rrugët tregtare, duke penguar kalimin e ideve dhe mallrave. Murtaja e zezë vrau 30-60% të popullsisë së Evropës; ku do të ishim nëse njerëzit e humbur në këtë murtajë do të kishin mundur të kontribuonin në të ardhmen e njerëzimit?

Edhe më të rrezikshme janë pengesat që nuk i shohim nën ndonjë dritë negative – ato të cilave ndonjëherë u gëzohemi si përparim. Përsëri, paaftësia jonë për të përfytyruar drejtime alternative na verbon, pasi jetojmë vetëm në këtë histori. Pushtimi i Amerikave (shekulli i 15-të – i 16-të pas erës sonë), së bashku me murtajat e tij të mëdha, fshiu jetë të panumërta njerëzore, bashkë me sisteme të veçanta të njohurive dhe trashëgimi kulturore. Tani, shohim pas me habi thellësitë filozofike të këtyre qytetërimeve, duke u pyetur çfarë urtësie u humb përgjithmonë.

Në mënyrë më të debatueshme mund të shohim Revolucionin e Gjelbër – i vlerësuar për pakësimin e urisë, përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe mbështetjen e rritjes së popullsisë. Megjithatë, ai na ka çuar drejt bujqësisë me kapital të lartë, duke rezultuar në degradimin e tokës, ndotjen e ujit dhe humbjen e biodiversitetit. Ndoshta një rrugë alternative përmes agroekologjisë do të kishte trajtuar të njëjtat nevoja themelore duke qenë më e drejtë, më elastike dhe më e qëndrueshme për mjedisin në afat të gjatë. Ose, po të shohim revolucionin e plastikës – i lavdëruar si materiali mrekullibërës i epokës moderne, i cili shndërroi gjithçka, nga mjekësia te prodhimi. Megjithatë, tani e gjejmë në hendekët më të thellë të oqeanit, në gjakun e të porsalindurve, në shiun që bie mbi malet tona më të pastra. Ne zgjidhëm problemet e menjëhershme të paketimit, ruajtjes dhe prodhimit, vetëm për të krijuar një barrë që do të zgjasë për mijëvjeçarë. Lehtësia që krijuam për vete për pak dekada është bërë trashëgimia negative e brezave të panumërt.

Sot, nxis njerëzimin të shikojë rrugën që po ndjekim me përparimet tona bashkëkohore. Më duket sikur, me përparimin e teknologjisë, rriten në mënyrë krahasimore edhe pasojat e këtij marshimi të pandalshëm përpara. Nxis që t’i japim vetes kohë dhe të mendojmë për rrugën tonë. Nxis që të ushtrojmë, nëse është e nevojshme, lirinë për t’u kthyer pas dhe për të filluar nga e para, pavarësisht se kjo, në rastin më të keq, do të thotë humbje e shumë viteve të punës së palodhur. Përsëri, në planin e përgjithshëm të gjërave, vonesa e vogël nuk do të thotë asgjë kur të jemi duke eksploruar hapësirën e thellë, duke zbuluar gjëra që sot as nuk i imagjinojmë.

Për shembull, si inxhinier i Inteligjencës Artificiale që jam, besoj se fusha e Inteligjencës Artificiale duhet të përbëjë një shqetësim kryesor. Kuptimi ynë etik dhe qeverisja e këtyre sistemeve ka mbetur shumë prapa përparimit të tyre teknologjik. Në sytë e mi, etika ka lëvizur në mënyrë lineare, ndërsa përparimi teknologjik është rritur në mënyrë eksponenciale. Ne festojmë çdo arritje, çdo aftësi të re, ndërsa kornizat për të siguruar që këto sisteme të shërbejnë për lulëzimin afatgjatë të njerëzimit mbeten primitive dhe reaktive. Konsideroni gjithashtu mediat sociale dhe premtimin e tyre për të lidhur njerëzimin. Megjithatë, e gjejmë veten më të izoluar se kurrë; vëmendja na është copëzuar, mirëqenia mendore po na degradohet nën peshën e skrollimit të pafund dhe lidhjeve artificiale. Pasojat e këtyre hapave teknologjike bëhen më të thella me çdo vit që kalon.

Le të kujtojmë se, në gjirin e madh të historisë njerëzore, qytetërimi ynë aktual është vetëm një çast i shkurtër. Përgjegjësia jonë shtrihet përtej ruajtjes së asaj që kemi ndërtuar – ajo qëndron në sigurimin që historia e përparimit njerëzor të vazhdojë, edhe nëse kapitulli i ardhshëm kërkon që të rishkruajmë disa nga ato që erdhën më parë.

Pyetja që kemi përpara nuk është nëse do të na ndodhin pengesa – ato janë të pashmangshme në rrjedhën e qytetërimit njerëzor. Ky është mallkimi i të jetuarit në të tashmen dhe i njohjes vetëm të së kaluarës. Më shumë, pyetja shtrohet nëse do të kemi mençurinë dhe parashikimin për t’i zgjedhur pengesat tona me kujdes, me qëllim dhe sipas kushteve tona. Kur e shqyrtojmë me sinqeritet historinë tonë, shohim se përparimi nuk është linear dhe ajo që duket si përparim në një brez mund të zbulohet si vizion i shkurtër në tjetrin. Ndoshta, mençuria e vërtetë qëndron jo në aftësinë tonë për të ecur gjithnjë përpara, por në kapacitetin për ta kuptuar se kur duhet të ndalojmë, të reflektojmë, madje, edhe të kthehemi prapa.

Për gjithë djersën dhe gjakun që kanë derdhur paraardhësit tanë për të ndërtuar qytetërimin tonë, për të gjitha ëndrrat që do të çojnë përpara pasardhësit tanë, duhet të kujtojmë një të vërtetë të thjeshtë: asnjë përparim nuk është aq i çmuar sa të mos e braktisim dot nëse na çon në një rrugë shkatërrimi. Gabimi për të vazhduar edhe kur dëmi e kalon përfitimin bëhet eksponencialisht më i rrezikshëm kur aplikohet në të gjithë specien njerëzore. Nuk mund ta përballojmë që të vazhdojmë përpara vetëm sepse kemi investuar tashmë shekuj në një drejtim të caktuar. Nëse duhet të tërhiqemi – qoftë për disa dekada apo shekuj – për të ruajtur udhëtimin më të madh të njerëzimit, atëherë kjo nuk është vetëm e pranueshme, por është e domosdoshme. Për të respektuar me të vërtetë sakrificat e paraardhësve tanë, duhet të jemi të gatshëm të zhbëjmë shekuj të punës së tyre për të shpëtuar të ardhmen e njerëzimit. Sepse cila është pesha e përparimit të humbur krahasuar me peshën e së ardhmes së specieve tona?

* Autori është inxhinier “IA & Machine Learning” nga Tirana, i cili punon e jeton në Austin, Teksas, SHBA. U diplomua me “Summa Cum Laude” në programin e dyfishtë Shkenca Kompjuterike dhe Filozofi. Punon si inxhinier të dhënash i modeleve të gjuhës në Diznej. Edhe pse ndjek karrierën në shkenca kompjuterike, pasioni i tij i vërtetë është filozofia, fushë në të cilën synon të zhvillojë idetë dhe shkrimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Publikuar më 05.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë...

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë padrejtësisht hapësirat publike në Tiranë se do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe ndjekje penale. Duke postuar disa foto nga zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet, Rama tha se nuk do të ketë tolerim për këto veprime. “Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, […]

Lexo më shumë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Publikuar më 03.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit. Top Channel raporton se takimi ka […]

Lexo më shumë

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Publikuar më 24.06.2025
Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit...

Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit të Bashkisë së Tiranës, është ndërprerë funksionimi i platformës online e-femijet.tirana.al, përmes së cilës kryheshin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve deri më 30 qershor 2025, duke ofruar […]

Lexo më shumë

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar p...

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe […]

Lexo më shumë

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Publikuar më 16.06.2025
Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Ne...

Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka folur për dhimbjen e thellë që familja po përjeton dhe për mungesën e çdo reagimi institucional pas tragjedisë. Sipas saj, ngjarja tragjike mund të jetë […]

Lexo më shumë

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Publikuar më 16.06.2025
Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme,...

Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli kreu një seri goditjesh ajrore në zemër të territorit iranian, duke vrarë krerët më të lartë ushtarakë të Gardës Revolucionare dhe disa shkencëtarë bërthamorë. Sulmet, që goditën edhe objektin kyç të pasurimit bërthamor në Natanz, janë cilësuar nga Irani si një “shpallje lufte”, ndërsa Ajatollah Khamenei […]

Lexo më shumë

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme...

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë. I pranishëm ishte vetëm një nga […]

Lexo më shumë

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Publikuar më 28.05.2025
Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato...

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë elektorale. Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda