
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një marrëveshje të re me Greqinë për çështjen e detit. Në konferencë me gazetarët, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka drejtë morale dhe ligjore që të ulet në tryezë me palën greke dhe -të bëjmë, sic tha ai -më të mirën për dy vendet.
“Unë u them shqiptarëve që ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjithë kohërat. Ajo Marrëveshje u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara 6 milja ujëra territoriale. Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të kalonte në 12 milje, por pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur njihte 6 milje”, tha kreu i PD, duke iu referuar Paktit Detar mes dy vendeve të nënshkruar në maj 2009, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese një vit më vonë si jokushtetuese.
Sali Berisha: Në rast se bën një vështrim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë do të gjeni se aktet më themelore të këtyre marrëdhënieve janë firmosur gjatë qeverisjes së PD-së.
Dy janë më kryesoret, por janë edhe më unike. Njëri ishte traktati i miqësisë, por që nuk u ripërtëri dhe e dyta ishte marrëveshja e detit.
Unë u them shqiptarëve që ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjithë kohërat. Ajo Marrëveshje u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara 6 milja ujëra territoriale.
Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të kalonte në 12 milje, por pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur njihte 6 milje.
Nuk po na falte, por pranoi një regjim që e kishte, nuk ia vumë ne. Ky ishte në avantazh real i Shqipërisë që nuk e arrijmë dot më.
Kur GJK rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrje anti-shqiptare e Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke të çojmë në Hagë, meqë vendimi i gjykatës ndërkombëtare prevalon mbi vendimin e gjykatës shqiptare.
Edi Rama erdhi në pushtet dhe i tha Tsiprasit: Jo duhet të bëjmë një marrëveshje më të mirë. Bënë 2 vite negociata duke mashtruar dhe kur shkuan në Korçë për ta firmosur, në vend që të firmosnin thanë jo se kemi vendimin e GJK. Me të drejtë pala greke u neverit dhe tha ju ‘vendimin e keni pasur aty pse negociuat 2 vite’.
Unë kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë më të mirën për dy vendet, sepse pala greke e ka të qartë se unë isha për zgjidhje, ishte për një marrëveshje që nuk krahasohet me marrëveshjen e Ramës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/