×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, kanë mbetur në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi që të dyshuarit të qëndronin në burg për të garantuar hetimet dhe për të shmangur çdo mundësi të ndikimit në procesin gjyqësor.

Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve që po zhvillon për procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues.

Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 12, datë 17.02.2025, ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg“, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personave nën hetim B.B; A.B dhe S.R, të dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal;

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se personat nën hetim; B.B; A.B dhe S.R  kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer më 10.08.2018, në qytetin e Shkodrës, vrasjen me armë zjarri të shtetasit F. L, i afërm i shtetasit I.L. Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi B.B, i bën shtetasit I.L për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit B.B, Në datën 21.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar masat e sigurisë për personat nën hetim B.B; A.B dhe S.R.

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

Arrestimet

“I forti” i Dobraçit, Safet Bajri u arrestua nga RENEA mesditën e sotme në banesën e tij. Tre ditë më parë, forcat speciale zhvilluan kontrolle në Shkodër, në kërkim të Bajrit, por dështuan ta prangosin. SPAK kishte lëshuar një urdhërarresti për të, ndërsa GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest në burg. Safet Bajri akuzohet për vasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Shkodër.

Fatbardh Lici është vëllai i “Tatës”, Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit, i shpallur gjithashtu në kërkim ndërkombëtar, për vrasjen e Endri Mustafës.

Balkanweb raporton se SPAK ka bashkuar në një vetme dosjet e disa ngjarjeve kriminale në Shkodër, të dyshuara se janë kryer nga grupi kriminal Bajri, por brenda këtij grupi besohet se ka disa fraksione.

Përplasjet më të njohura në Shkodër, vitet e fundit, janë ato mes fiseve Bajri dhe Lici.

Nga hyrje-daljet familjare te vrasjet
Dy fise të njohura në Shkodër, kanë patur hyrje-dalje familjare dhe harmoni të polotë deri në 2018 kur në tregun e Shkodrës iu vendos tritol Lulzim Kullës, dhëndrit të familjes Lici. Nga shpërthimi i të cilit mbetën të plagosur Kulla dhe 8 persona të tjerë. Konsiderohej ndër ngjarjet më të rënda kriminale në Shkodër.

Edhe pse pati një pajtim mes palëve, në 2018 u ekzekutua Fatbardh Lici, vëllai i “Tatës” Mustafa Lici dhe që nga ai moment ka patur 15 viktima mes dy grupeve kriminale, ndër to edhe njerëz të pafajshëm.

Ibrahim Lici që konsiderohet kundërshtari i betuar i Bajrave, në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës dhe po ashtu dyshohet se ka qenë në automjetin ku u qëllua mbi të në 30 tetor 2024 ku mbeti i vrarë vëllai i tij Hamza Lici.

Si pjesë e grupit është i dyshuar edhe Eljo Hato, vendndodhja e të cilit ende nuk dihet.

Mësohet se SPAK ka gjetur prova për përfshirjen e Safet Bajrit në ngjarjet kriminale për të cilat akuzohet.

Atentati ndaj Lulzim Kullës, prologu i sagës kriminale Bajri-Lici
Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në 13 janar 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Më 15 korrik 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri që aktualisht janë të arrestuar dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lul Kullën, duke qenë se është dhëndri i tyre.

Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë.

Pa kaluar shumë ditë, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të kaluar. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në Liqenin e Shkodrës.

Më 14 nëntor vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”. Më 20 mars ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë.

Më 30 mars 2019, ekzekutohen vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit. Ky i fundit është i arrestuar bashkë me grupin Bajri i dyshuar si një prej anëtarëve të këtij grupi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Banori: Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë

Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Banori: Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë

Publikuar më 22.02.2025
Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Koman...

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Komanit, investim për të cilin tha se do i jap shumë hov zhvillimit të kësaj zone. Dhjetëra banorë të zonës pritën kreun e qeverisë, të cilit i thanë se është një investim që e kanë pritur me vite dhe vetëm tani po bëhet realitet. “Kjo rruga që […]

Lexo më shumë

Erion Veliaj shkruan nga qelia: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo. “Procesi” i Franc Kafkës, libër kult i absurdit që fati ma dhuroi për ta jetuar prapa hekurave

Erion Veliaj shkruan nga qelia: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo. “Procesi” i Franc Kafkës, libër kult i absurdit që fati ma dhuroi për ta jetuar prapa hekurave

Publikuar më 22.02.2025
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e par...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit lidhur me arrestimin e tij, duke u shprehur se iu privua liria pa gjyq. Në postimin e tij, Veliaj ka ndarë një pjesë nga libri “Procesi” i Franc Kafkës, ku shkruhet “Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e […]

Lexo më shumë

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Publikuar më 21.02.2025
Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gja...

Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gjatë muajit të parë të presidencës së tij, sipas të dhënave të papublikuara më parë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, shumë më pak se 57,000, mesatarisht, që u kthyen në vendin e tyre gjatë vitit të fundit të paraardhësit të tij, Joe Biden, në detyrë. Një zyrtar i […]

Lexo më shumë

Rama thotë se është denoncuar dy herë nga opozita për bonuset e pensionistëve: Krime të tilla kam ndërmend të kryej akoma, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë Berishës më 11 Maj

Rama thotë se është denoncuar dy herë nga opozita për bonuset e pensionistëve: Krime të tilla kam ndërmend të kryej akoma, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë Berishës më 11 Maj

Publikuar më 21.02.2025
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrje...

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrjetet sociale, se është denoncuar dy herë nga opozita për krime zgjedhore. Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar takimin e kreut të qeverisë me punonjësit e Bashkisë Tiranë si një shkelje të rëndë të ligjit elektoral si dhe […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Publikuar më 20.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha votat e rregullta për subjektet politike, ndërkaq po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Së fundmi KQZ ka filluar publikimin e numrit të votave të kandidatëve të secilit subjekt politik. E nga numërimi i mbi 90% të votave për kandidatë, kandidati më i […]

Lexo më shumë

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Publikuar më 20.02.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, […]

Lexo më shumë

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Publikuar më 20.02.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara. Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Publikuar më 20.02.2025
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ...

Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda