×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama thotë se është denoncuar dy herë nga opozita për bonuset e pensionistëve: Krime të tilla kam ndërmend të kryej akoma, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë Berishës më 11 Maj

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrjetet sociale, se është denoncuar dy herë nga opozita për krime zgjedhore.

edi rama sali berisha

Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar takimin e kreut të qeverisë me punonjësit e Bashkisë Tiranë si një shkelje të rëndë të ligjit elektoral si dhe bonusin e pranverës për pensionistët, si mashtrim.

“Më paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore. E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024”, shkruan Rama, ndërsa shton se “krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda”.

I ndalur te takimi me punonjësit e Bashkisë, Rama shprehet se ky është një tjetër krim që ka ndërmend ta përsërisi, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO.

Kreministri shkruan ndër të tjera se sipas tij, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj.

Postimi i kryeministrit Rama

Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore🦉

E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024!

Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj👊

E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë.

Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë✌️

Kua – kua – kua

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Banori: Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë

Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Banori: Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë

Publikuar më 22.02.2025
Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Koman...

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Komanit, investim për të cilin tha se do i jap shumë hov zhvillimit të kësaj zone. Dhjetëra banorë të zonës pritën kreun e qeverisë, të cilit i thanë se është një investim që e kanë pritur me vite dhe vetëm tani po bëhet realitet. “Kjo rruga që […]

Lexo më shumë

Erion Veliaj shkruan nga qelia: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo. “Procesi” i Franc Kafkës, libër kult i absurdit që fati ma dhuroi për ta jetuar prapa hekurave

Erion Veliaj shkruan nga qelia: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo. “Procesi” i Franc Kafkës, libër kult i absurdit që fati ma dhuroi për ta jetuar prapa hekurave

Publikuar më 22.02.2025
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e par...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit lidhur me arrestimin e tij, duke u shprehur se iu privua liria pa gjyq. Në postimin e tij, Veliaj ka ndarë një pjesë nga libri “Procesi” i Franc Kafkës, ku shkruhet “Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e […]

Lexo më shumë

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Publikuar më 21.02.2025
Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planif...

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, kanë mbetur në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi që të dyshuarit të […]

Lexo më shumë

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Publikuar më 21.02.2025
Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gja...

Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gjatë muajit të parë të presidencës së tij, sipas të dhënave të papublikuara më parë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, shumë më pak se 57,000, mesatarisht, që u kthyen në vendin e tyre gjatë vitit të fundit të paraardhësit të tij, Joe Biden, në detyrë. Një zyrtar i […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Publikuar më 20.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha votat e rregullta për subjektet politike, ndërkaq po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Së fundmi KQZ ka filluar publikimin e numrit të votave të kandidatëve të secilit subjekt politik. E nga numërimi i mbi 90% të votave për kandidatë, kandidati më i […]

Lexo më shumë

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Publikuar më 20.02.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, […]

Lexo më shumë

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Publikuar më 20.02.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara. Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Publikuar më 20.02.2025
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ...

Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda