×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara.

Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në Twitter vendimin e 9 janarit të qeverisë për dhënien e bonusit të pranverës për pensionistët, i cili lëvrohet duke filluar nga data 1 mars dhe sipas planit dhe sipas premtimit, bonusi është 62 milionë euro.

Nuk janë pak për buxhetin e republikës sonë dhe për të gjithë ata që marrin deri në 200 euro pension, do të jetë 100 euro bonus dhe për ata që marrin mbi 200 euro pension, do të jetë 50 euro bonus, kështu që nga 1 marsi dhe në vijim pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e pranverës. Do të jetë i disponueshëm dhe nuk ka asnjë diskutim që ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Ndodh që nganjëherë të marrim më shumë kohë se ç ‘është parashikuar si për shembull, rruga e Arbrit por jo për shkak se i lëmë gjë mangët punës, por se të parapriturat edhe ndodhin. Gjeologjia në Tunelin e Murrizit doli shumë më e ndërlikuar se sa ç ‘ishte paraparë në studimet përkatëse dhe jemi në kushtet kur po shkojmë  drejt përfundimit pas  një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë pjesëve të tunelit dhe besoj shumë që më në fund, në mars, do ta heqim edhe këtë sy të keq nga shpina sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin, por bashkë edhe me pranverën do të dalë edhe shpirti i keq nga  tuneli edhe dibranët do të mund të venë-vijnë tërësisht me rrugën të hapur dhe ato rrëpirat pak të vështira të udhës alternative për lehtësi të përkohshme, do të marrin fund.
Kështu që duke ju përsëritur pensionistëve që bonusi i pranverës është në dispozicion në bazë të vendimit të marrë të qeverisë të datës 9 janar dhe nga ana tjetër duku iu thënë të gjithëve që ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë gjithçka që themi, po filloj të kaloj pak tek pyetjet për të bërë këtë komunikim sy m’sy.

Dikush në fakt po më vinte në dukje se isha kujtuar për fushatë, por në fakt, kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Natyrisht që kur vijnë zgjedhjet bëhet edhe një lloj bilanci, është e pashmangshme për të ndarë me të gjithë se çfarë është bërë, se çfarë do bëhet dhe në këto kushte është i nevojshëm që komunikimi të jetë shumë më intensiv por gjysma tjetër e të vërtetës është që është bërë e pamundur të komunikosh lidhur me hallet dhe problemet e përditshme të njerëzve nëpër sallonet mediatike ku siç e shikoni, flitet vetëm për vjedhje- vjedhje, kapje-kapje, burg- burg, bla- bla dhe kua-kua.

Tani përtej gjithçkaje që po bëhet falë reformës në drejtësi dhe gjithë proceseve të drejtësisë, për të cilat kemi diskutuar edhe do të diskutojmë sa herë që të jetë e nevojshme, por Shqipëria nuk është aq, ajo është vetëm një pjesë e vogël madje e jetës sonë të përditshme ndërkohë që jeta jonë e përditshme është e mbushur me aktivitete të tjera dhe mbi të gjitha me një intensitet të zhvillimit ekonomik që është si asnjëherë më parë. Natyrisht që ekonomia nuk është kurrë mjaftueshëm mirë, askund , sepse gjithmonë njerëzit janë të prirur të kërkojnë më shumë. Natyrisht jam i vetëdijshëm se duhet bërë diçka më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve në disa raste jashtë edhe logjikës, por ama shifrat flasin vetë, faktet flasin vetë, për shembull nëse kur ne morëm detyrën ishin rreth 100 mijë kompani aktive, sot janë rreth 250 mijë kompani aktive në Republikën e Shqipërisë, nga më të voglat tek më të mëdhatë, 250 mijë, pra janë një shifër jashtëzakonisht domethënëse ashtu sikundër një tjetër shifër e rëndësishme që dua ta kujtoj se flasim për shumëçka por ama gjithmonë duhet t’i referohemi pikënisjeve sepse pikënisjet na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë kemi bërë, çfarë jemi në gjendje të bëjmë akoma dhe pse ambicia jonë mund të jetë dhe është në fakt për të bërë dhe shumë më tepër.

Fjala vjen, ne sot kemi në Republikën e Shqipërisë 57% të të punësuarve me 0 taksë, kemi 36% e të punësuarve me taksë nga 4-10%, janë në normat më të ulëta në rajon se në Europë as nuk kemi ça të diskutojmë fare, për t’i dhënë mundësi njerëzve që të kenë më shumë në xhep dhe vetëm rreth 5%,pak më shumë se  5% e të punësuarve kanë taksë mbi pagën mbi 10%. Ça do te thotë kjo? Do të thotë që kur ne morëm detyrën, ishte ai taksimi i padrejtë 10 % për të gjithë njësoj, dhe me këtë sistem që ne futëm, taksimin e ndershëm progresiv u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit, pra 145 milion euro në vit që përndryshe ia paguanin shtetit nga paga e tyre përpara se ne të ndryshonim sistemin, sot i kanë në xhep. Janë 1.4 miliard euro në 10 vjet që ia kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ia kemi lënë qytetarëve , pra këto janë fakte, janë shifra domethënëse ashtu sikundër është shumë domethënëse shifra që ne kemi të vetmin sistem në Evropë, për Evropën pranë nuk e diskutojmë sepse i ka shumë të larta taksat, po flasim për rajonin, të vetmin sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë, kështu që këto janë fakte, ashtu sikundër është fakt që të ardhurat për  frymë janë më shumë sesa dyfishuar në Shqipëri. Kemi qenë me të ardhura për frymë me pak se 4000 euro dhe jemi mbi 10 mijë euro sot të ardhura për frymë në Republikën e Shqipërisë, ose Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar. Kemi filluar me më pak se 10 miliardë, sot jemi në afro 25 miliardë, pra 2 herë e gjysmë, këto janë fakte. Janë fakte.

Edhe po i kthehem prap turizmit. Kemi filluar me një aeroport me pak më shumë se 1 milion pasagjerë. Vitin e shkuar kishim më shumë se 11 milionë që do të thotë xhiro, xhiro, xhiro, të ardhura, të ardhura, të ardhura, konsum, konsum, konsum.

Komentuesja Vjosa: Mos kujtoni se e ka me të vërtetë SPAK-un. Për mua është lojë, se po të ishte vërtet drejtësi do të gjendej fajtori i 21 janarit.

Rama: Nuk dua të marr shumë kohë me këtë temë sepse thashë, kemi diskutuar këto ditë më shumë se asnjë herë më parë për shkak se kishim një heshtje strategjike më të gjatë, më shumë se 5 vjet për t’i dhënë suport total institucioneve të reja të drejtësisë dhe për të krijuar një atmosferë që të paktën nga ana e pushtetit ekzekutiv të mos ndihej asnjë lloj trysnie, e asnjë lloj natyre qoftë për shkak të një fryme kritike që është e shëndetshme, për hir të së vërtetës. Dhe tani që kjo heshtje strategjike ka vënë si rezultat krijimin e një vetëbesimi te pavarësia, patjetër që do të duhet të flasim për standard dhe do duhet të flasim për cilësinë, për respektin e lirive dhe të drejtave kushtetuese, për barazinë reale përpara ligjit. Barazia reale përpara ligjit është që përpara ligjit janë të barabartë të gjithë edhe prokurorët, edhe të akuzuarit, edhe gjykatësit dhe të tërë të tjerët që ndjekin një proces.

Kur vjen puna te 21 janari, fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK-u dhe Gjykata Speciale, nuk i nxjerr qeveria Vjosa. A më kupton? Kështu që kur thua, nuk e ka me të vërtetë, unë e kam aq me të vërtetë, saqë mesa shoh, ty dhe shumë të tjerëve si ty, nuk ju a rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë. Se po të mos e kisha me të vërtetë, po të them pa asnjë dyshim, nuk do të kishte SPAK fare. Nuk do të kishte fare institucione të reja të drejtësisë, gjë që na ka bërë shembull për vullnetin e luftës kundër korrupsionit në gjithë rajonin dhe jemi më të përparuar se shumë të tjerë në rajon, që të jemi të qartë, por është e natyrshme dhe dihet botërisht, se kur ka një intensitet në këtë luftë, ka dhe një perceptim sikur këtu s’ka asgjë tjetër përveç korrupsionit, që është komplet e pavërtetë. Te të dhënat e organizmave që na kanë monitoruar historikisht, tregojnë që ka një ndryshim të madh. Ka një ndryshim të madh në prokurime publike, ka një ndryshim të madh në menaxhimin e financave publike, ka një ndryshim të madh në administratën publike dhe në fund të ditës, ka një test dhe çfarë them unë, çfarë thua ti Vjosa, çfarë thonë të tjerët është relative, por çfarë Bashkimi Europian konstaton në ecurinë e një vendi, është absolute për shkak se fokusohet në shifra dhe fokusohet në fakte dhe nuk të afron njeri në atë shtëpi, nëse nuk i përgjigjesh kritereve, kushteve, standardeve që ka ajo shtëpi për të bërë pjesë të sajën. Nuk të merr njeri aty, nuk të bën njeri krushqi aty nëse nuk ta mat mirë kokën me pe dhe nëse nuk ta bën të gjithë inventarin e pajës që ke, mbase mund ta them dhe kështu.

Komentuesi Klod Xhepexhia: Këtej nga veriu po e lë mbas dore, ne jemi njëlloj

Rama: O Klod, tani po të bëj me shpejtësi një rezyme dhe me siguri që është më e gjatë se kaq. Unë mendoj që Rruga e Arbërit është në veri, nuk është në jug apo jo?! Mua më rezulton në veri, në veri-lindje madje, të Shqipërisë. Mua më rezulton që rruga e Kombit është në veri, dhe rrugën e Kombit ne e kemi gjetur të lënë rrugëve, nuk ka qenë e përfunduar dhe kemi bërë punime të jashtëzakonshme atje për t’i dhënë trajtë përfundimtare dhe punimet vazhdojnë edhe sot që flasim, për gjithë ato sistemime që ende nuk janë të plota. Mua më rezulton që rruga për në Theth është në veri, nuk është në jug, apo jo?! Rruga e Valbonës në Tropojë, rezulton që është në veri. Mua më rezulton që rruga e Lurës e cila është në proces dhe do të jetë së shpejti në dispozicion të turistëve, për të hapur një tjetër akses më të lehtë drejt një tjetër mrekullie shqiptare, është në veri, nuk është në jug. Mua më rezulton që rruga e Alpeve është në veri, nuk është në jug.

Është në Malësinë e Madhe, nuk është në Tepelenë. Mua më rezulton që rruga Shëngjin-Velipojë është në veri, në veri-perëndim. Mua më rezulton që rruga Shkodër-Velipojë, një rrugë shumë e kërkuar, shumë e dëshiruar, shumë herë e premtuar është në veri, nuk është në jug. Pra të përmenda disa akse me rëndësi, por mund të përmend dhe plot akse të tjera më të vogla që janë në veri, kështu që këtë teorinë e veriut të lënë pas dore, mendoj që duhet t’ia lini kohës së shkuar, kur ata të cilët flisnin në emër të veriut, faktikisht nisën të bëjnë rrugën e Kombit, por nuk bënë asgjë nga këto të tjerat për të cilat sapo fola. Të gjitha këto janë rrugë, janë infrastrukturë zhvillimore, turistike e ndërtuar nga qeveria e Partisë Socialiste gjatë këtyre 3 mandateve.

Komentuesi: Përshëndetje zoti Kryeministër. keni bërë shumë. Vendi ka bërë boom në ekonomi e turizëm, por doja të bëhej më shumë për pensionet, janë të ulëta në drejtim të shpenzimeve që ka tregu.

Rama: Jam shumë dakord dhe do të bëjmë patjetër më shumë për pensionet. Kemi filluar me bonuset. Bonuset do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë, që do të thotë, koncepti i pjesëmarrjes së pensionistëve në të ardhurat nga rritja ekonomike, do të stabilizohet gjatë mandatit të 4 dhe unë jam besimplotë që me dy bonuse, dhe pastaj me një rindërtim të skemës në funksion të rritjes tërësore të pensioneve, Shqipëria 2030 do të jetë një vend ku pensionistët do të jenë, do të ndjehen shumë më të përfshirë në tryezën e përbashkët të familjes së Shqipërisë, në tryezën e rishpërndarjes së të ardhurave nga ekonomia.

Komentuesi: Garanci që drejtësia të jetë e pavarur aty, ka qenë Amerika. Aty, domethënë ti Ilir flet nga jashtë, apo jo? Tani që Amerika pritet të tërhiqet nga pushteti i drejtësisë, ajo s’ka për të qenë asnjëherë e pavarur, por për t’i shërbyer pushtetit të radhës.

Rama: Ilir, drejtësia e pavarur, për aq sa është pavarësuar dhe për aq sa po kontribuon dhe nuk po kontribuon pak në përpjekjen tonë të përbashkët për të ulur Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Europian, është fryt i vizionit, i vullnetit dhe i përpjekjes titanike të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Nuk e solli Amerika dhe Amerika nuk e merr dot me vete sepse jemi ne këtu që e kemi dëshiruar këtë gjë, e kemi shkruar në programet tona qysh kur ishim në opozitë, qysh kur unë udhëhoqa PS në zgjedhjet e para te përgjithshme që i humbëm me një marzh shumë të vogël, po kjo është një histori tjetër.

Dhe është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Po të ishim ne, i dashur mik, kundër drejtësisë, atëherë ne do të ishim këtu pa asgjë nga këto që shikon dhe komenton sikur i ka bërë Amerika. Jo! Amerika ka dhënë një mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e reformës, por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS, sepse nëse PS e lëshon këtë llogore, ju e keni parë shumë mirë që të tjerët janë të rreshtuar në llogoren e luftës kundër institucionit të drejtësisë, të kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK-ut dhe të drejtuesit të SPAK me gjithfarë lloj shpifjesh, akuzash, shantazhesh, fyerjesh dhe kështu me radhë.

Prandaj të jesh i sigurt që drejtësi që i shërben pushtetit të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do jetë në pushtet, me mua në krye ose më tutje, pas 2030 me këdo tjetër që do të marri stafetën. Kur ne të jemi anëtar të BE, kur ne ta vëmë aty në tryezë atë fiksimin tim “Albania” në tryezën e Këshillit Europian. Nuk e di a më kuptove por do më kuptosh duke parë fakte dhe duke çmuar realitetin.

Komentuesi: Akoma diskutohet për rrugë si në mesjetë”.

Rama: Po pse more Ardian, pse akoma u diskutoka për rrugë si në mesjetë? E para e punës një herë nëse keni kemi pasur ndonjë prapambetje dhe e kemi pasur edhe në raport me vet Kosovën po themi që ka qenë pjesë e Ish Jugosllavisë, për këtë nuk mund të fajësohet kush më mbrapa është përpjekur që ta kapërcejë atë prapambetje. Ne vijmë nga një prapambetje shumë e thellë, ti i dashur mik, sepse ato vendet që me siguri ke parë, ai vendi ku jeton dhe nga ku shkruan, ato rrugë që i sheh, ato infrastruktura që sheh i kanë bërë me dhjetëra vite dhe madje një pjesë i kanë trashëguar dhe nga vitet ’30, edhe nga vitet ’50, dhe nga vitet ’60. Po ne çfarë trashëguam? Ne trashëguam rrugë rurale edhe në akse që lidhin qytete miku im, kështu që nuk ke pse flet me përçmim për vendin tënd. Flitet për rrugë sepse vijmë nga një prapambetje shumë e madhe edhe instruktuarat e mëdha nuk bëhen se kështu është dëshira, bëhen me të ardhura.

Kur unë kam marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, investimet kapitale në bashkinë e Tiranës për të gjitha llojet e projekteve publike ishte 6.3 milionë dollarë. Çfarë  janë 6.3 milionë dollarë për një qytet si Tirana, një hiç. Kështu që, të ardhurat janë rritur me rritjen e ekonomisë, me rritjen e fuqisë së shtetit për t’i mbledhur etj.

Ndërkohë pyetjes: “a mendoni se heshtja është marrë si dobësi”, – nuk ka pikë rëndësie sesi është marrë.

Ne kemi heshtur për t’i dhënë mbështetje absolute strukturave të reja, institucioneve të reja të drejtësisë. Kemi heshtur dhe nuk kemi bërë koment për asnjë rast konkret. Ka pasur momente që jemi skandalizuar por ama kemi shtrënguar dhëmbët, kemi qepur gojën dhe kemi thënë: drejtësia të vazhdojë punën e vet, pse? Sepse janë institucione që sapo krijuam, nuk kanë ardhur nga hëna, nuk kanë rënë nga qielli. Kanë nevojë për kohën e tyre. do të bëjnë gabimet e tyre, fatkeqësia është që gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por janë gabime që kushtojnë jetë njerëzish, kushtojnë trauma dhe kushtojnë plagë psikologjike, nganjëherë të pariparueshme.

Mirëpo nga ana tjetër, cila është alternativa? Nuk ka alternativë tjetër, përveç një drejtësisë të pavarur profesionale dhe që respekton me integritet liritë dhe të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi tanimë para syve, profesionalen duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive, por ka dhe shumë gjëra negative. Të dyja bashkë, dhe kur them shumë, dhe një rast i vetëm negativiteti kur shkatërrohet dinjiteti dhe shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional se nuk them se ka qëllime të këqija se larg qoftë, është shumë.

Dhe nga ana tjetër, respektimi i standardeve demokratike i një drejtësie europiane që nuk mund të justifikojë qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit është një tjetër betejë për t’u bërë, por ama në mënyrë konstruktive.  Si aleatë dhe partnere të drejtësisë, pushtete të ndara. Dhe patjetër dhe në mënyrë shumë të vendosur sepse nuk mund dot të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund dot të cenohen te drejta për të marrë vendime, nuk mund dot të trysnohet administrata e shtetit, punonjësit e shtetit. Nuk mund dot të paragjykohen.

Dhe një gjë tjetër, nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet. Përpjekja e përbashkët për të luftuar dhe për krimet elektorale bëhet secili në pozicionin e vet kushtetues dhe në llogoren e vet. Dalja nga këto pozicione është ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të shqiptareve dhe të përfaqësuesve të tyre. Kështu që të gjitha këto janë me rëndësi për t’u diskutuar, por ama ajo që mbetet është domosdoshmëria për ta mbështetur fuqimisht drejtësinë, për ta mbështetur fuqimisht SPAK, për të mbështetur fuqimisht gjykatën që të bëjnë punën e tyre.  Në fund secili vendos në punën e vet. Ata kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre, ndërkohë që ne vendosim në punën tonë, kemi të drejtë të marrim vendimet tona dhe nuk duhet të interferojmë tek njeri tjetri.

Komenti i Denisit: Çojini kushtet si në Europë dhe jemi ok

Rama: Po Denis, ne për këtë luftojmë, t’i çojmë kushtet si në Europë dhe të jemi Okay. Prandaj 2030 është marrja e shumë dëshiruar dhe është ambicia jonë. Dhe pak vite kemi, duhet dhe një sforco e fundit dhe ne do të ngjitemi aty dhe do ta vëmë flamurin në oborrin e BE.

Komentuesi: Komandant, ne jemi në punë në emigrim, s’jemi nga ata që rrinë në kafene apo je live, orar shtetëror”

Rama: Tani, unë i dashur Kastriot e kam pjesë të punës këtë sepse puna ime nuk është me kazëm, puna ime është të drejtoj që do të thotë të studioj, të analizoj, të dialogoj, të konsultohem, të marr vendime, t’i komunikoj vendimet dhe të jap llogari e të shpjegohem, të sqarohem, të sqaroj dhe të argumentoj, kështu që kjo është puna ime dhe nuk je absolutisht i detyruar të më dëgjosh tani.

Nëse ke dëshirë të më dëgjosh, do ta kesh në këtë faqe këtë bashkëbisedim edhe sot në darkë, edhe nesër, edhe pas një muaji dhe kur të duash ti, por kjo është puna ime.

Unë nuk është se mund ta evitoj komunikimin me ty sepse më ke zgjedhur apo nuk më ke zgjedhur ti, prapë se prapë si i zgjedhur të detyrohem të shpjegoj dhe të thashë, jemi tani në një fazë përfundimtare të një mandati. Në 11 maj, ti dhe të gjithë shqiptarët do të bëjnë një zgjedhje, do të shkojmë në Europë apo do të kthehemi prapa në gropë e prandaj gjërat duhen thënë, duhen diskutuar, duhen sqaruar dhe duhen informuar njerëzit se çfarë kemi ndërmend të bëjmë dhe se ku duam të shkojmë.

Kjo është arsyeja pse unë jam këtu dhe nuk jam në kafenë, jam në zyrë, madje mu ftoh edhe kjo kafja.

Komenti i Bekimit: E kupton që e shkatërrove ekonominë? Po pse të votuam, pse?

Rama: Tani, në qoftë se një ekonomi e rritur 2 herë e gjysmë nga një prodhim i përgjithshëm kombëtar 19 miliardë në një prodhim të përgjithshëm kombëtar afro 25 miliardë është një ekonomi që është shkatërruar, atëherë mua më vjen shumë keq Bekim, por ne do të vazhdojmë në rrugën e këtij shkatërrimi, por besoj që duhet ta rishikosh këtë opinion.

Patjetër që në raport me aty ku mund të jesh ti, se mbase shkruan nga jashtë, jemi ende mbrapa, patjetër, por të jesh i sigurt që duke u bërë pjesë e Bashkimit Europian, do të jemi shumë më afër dhe kjo është punë e përditshme. Uroj të jesh në një punë atje dhe ti e di shumë mirë që puna do punën e vet, do kohën e vet, do mundin e vet dhe në fund të ditës do arrish aq sa arrin edhe pse i bën të gjitha dhe pastaj të nesërmen do rifillosh dhe do të përpiqesh atje. Kjo vlen për të gjithë.

Komentuesi: Do shikojmë në 15 maj çfarë rubrike do hapësh. Nuk besoj atë të Noc Rrokut. Të ka ardhur koha të dalësh në pension bashkë më bufin”.

Rama: Fatmir, çështjen e pensionit tim, e para punës unë nuk do dal kurrë në pension ose më saktë, në pension unë do dal kur të shkoj në botën tjetër sepse përveç kësaj pune që është një punë që unë e kam me shumë pasion, por që e bëj në bazë të një kontrate me popullin shqiptar, apo jo, dhe që vendos populli shqiptar se kur ndërpritet kjo kontratë. Të gjithë së bashku, jo thjesht një apo një tjetër.

Unë kam më shumë gjëra të tjera që kam shumë dëshirë të bëj dhe kam dhe plot dëshira të tjera që do doja t’i eksploroja në këtë jetë, dakord? Kështu që, në pension unë jo, asnjëherë dhe dhëntë Zoti që të paktën nga pikëpamja fizike të kem mundësi që të jem funksional deri në fund, kurse për pjesën se çfarë do bëj unë në 15 maj, faktikisht, unë në 15 maj unë do të pres, se bie tamam data në fakt se nuk e di, ti e ke shkruajtur rastësisht, unë do të pres liderët e 47 vendeve, 46 vendeve dhe 8 të tjerë të organizatave të mëdha ndërkombëtare nga Bashkimi Europian, tek NATO që të do të vijnë të tërë në Shqipëri, Fatmir, në këtë vendin ku “nuk ka bukë, ku vriten njerëzit rrugëve, ku nuk ka ujë, ku nuk ka drita, ku është shkatërrim”, do të vijnë të gjithë ata.

Në datën 15 në darkë do të jemi me liderët e Bashkimit Europian ku Shqipëria do të jetë mikpritësja, dakord, dhe do të diskutojmë për të ardhmen e përbashkët këtu në Shqipëri, siç nuk ta ka rrokur mendja ty dhe shumë të tjerëve deri përpara sesa të isha unë këtu në këtë detyrë, që t’i biem gjërave siç janë, shkurt dhe drejt, dhe në datën 16 do të kemi Komunitetin Politik Europian ku përsëri Shqipëria do të ketë fjalën kyçe në hapjen e evenimentit.

Kështu do jem unë në datë 15 dhe 16.

Pastaj, në lidhje me humorin tënd apo me ironinë tënde, këtë gjë do ta shohim që në datën 11, ku shqiptarët brenda dhe shqiptarët jashtë ku sidomos ata jashtë sepse jam shumë i dëshiruar të lexoj rezultatin e votës së tyre për t’ju dhënë një përgjigje shumë të qartë të gjithë atyre që ma hedhin mua edhe përgjegjësinë pse njerëzit vendosin të shkojnë të kërkojnë fatin e tyre diku tjetër këtu do jemi prapë, Fatmir, por unë do të shërbej edhe ty njësoj si gjithë të tjerëve, nuk kam asnjë problem.

Këneta dhe bufi i kënetës janë histori më vete dhe unë ju them, doni apo nuk doni Edi Ramën, doni apo nuk doni qeverinë e Partisë Socialiste, kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është “thajeni kënetën”. Çdo gjë përveç kënetës, çdo kush përveç kënetës, ok? Në fund fare, prapë Partia Socialiste do të jetë, pa merak, në krye të vendit, por sidoqoftë parlamenti mund të jetë pak më i larmishëm edhe pse pastaj ha diskutim se çfarë perspektive kanë disa të tjerë që fatkeqësisht gjithmonë e më shumë, imitojnë gjithmonë e më shumë kuak-kuak-kuak, se kujtojnë se politika është kuak-kuak-kuak dhe kush bën më shumë kuak-kuak-kuak merr më shumë vota, se merr më shumë njerëz të inatosur, të mllefosur, të mërzitur e kështu me radhë.

Komentuesi: Edi Rama dhe qeveria e tij kanë 12 vjet që premtojmë reforma, por realiteti në Shqipëri është i zhytur në korrupsion dhe padrejtë, krimi ekonomik dhe politikat klienteliste kanë bërë që pasuria të përqendrohet në duart e një pakice dhe në shumicën e qytetarëve infrastrukturat degradojnë, administrata është e kapur, drejtësia është selektive, justifikimet nuk vlejnë më, Shqipëria nuk ka nevojë për fasadë por për ndryshim, për transparencë”.

Rama: Nëse të gjitha këto do ishin të vërteta, ne nuk do të ishim duke hapur me një shpejtësi si asnjë vend tjetër më parë, me thënë të drejtën, dyert e korridorit të gjatë të Bashkimit Europian.

Na kanë ardhur dy letra, zotëri, njëra në fund të janarit dhe tjetra në fillim të shkurtit nga Presidenca polake e Bashkimit Europian  për të hapur dy grup-kapituj të tjerë dhe në mars ose fillim të prillit ose mes prillit, data nuk është vendosur akoma, të shkojmë në Bruksel për të hapur dhe dy grup-kapituj të tjerë dhe kështu, praktikisht, hapim pjesën më të madhe të grup-kapitujve dhe siç mund ta kesh dëgjuar ose nëse nuk e ke dëgjuar po ta them unë, Komisionerja e Zgjerimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih e tha shumë qartë, më shumë sesa njëherë, që “Duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë brenda 2027”.

Nëse ne i mbyllim brenda 2027 siç është plani shumë ambicioz dhe nëse në 2028 marrin vendimin politik të Këshillit Europian për tu bërë anëtarë të rinj të Bashkimit Europian, të gjitha këto fjalë i merr era sepse nuk të pranon njeri në Bashkimin Europian me këto karakterizime që i bën ti vendit tënd, komplet i helmuar nga llumi i kënetës, nga kuak-kuak-kuak apo nga ato pellgaçet rreth e rrotull kënetës që e dinë qeverisjen dhe e dinë drejtimin e vendit një lojë me porta të vogla aty tek oborri i lagjes dhe rrahin gjoksin portal më portal e kanal më kanal “Burg- burg- burg, hajdut-hajdut- hajdut, vodhi- vodhi- vodhi, dërri-dërri -dërri”.

Harroji këto. Shqipëria është tjetër sot, do ti apo nuk do ti, duan apo nuk duan disa që kurrë mos dalshin por prapë kësaj Shqipërie tjetër po i marrin dhe po i shohin gjithmonë e më shumë të mirat dhe hajrin, ok?

Komentuesi: Çfarë do bëhet me familjet që kanë mbetur nga procesi i rindërtimit?

Rama: Tani, unë mund të them këtë që janë rreth afro 12 mijë midis banesave, apartamente që janë ndërtuar, afro, dhe janë dhe rreth 1000 të tjera në proces dhe rindërtimi ynë, po ju them është një shembull krahasuar edhe me vende të tjera.

Me Italinë njëherë as nuk kemi ça krahasojmë fare se akoma janë njerëzit nëpër rulota e nëpër ato makinat e kampingut, për shkak se nuk i kanë ndërtuar shtëpitë për tërmetet që kanë rënë para 15 vjetësh, e para 20 vjetësh e para 30 vjetësh, por edhe me parametrat e Turqisë që është një nga vendet që ka pasur probleme të mëdha me tërmetet dhe që ka pasur operacione reagimi, ne jemi vërtetë për të mos na marrë mësysh në këtë aspekt, kështu që janë afro 12 mijë familje që kanë sot shtëpia shumë më të mira, shumë më të forta, shumë më të bukura se ato që kishin kur ra tërmeti, ok? Kështu që në rastin tuaj konkret, me siguri nëse jeni pjesë e procesit, do të keni shtëpinë ose apartamentin tuaj. Janë, thashë rreth 1000 e ca që janë në ndërtim e sipër.

Për pak ditë, për pak kohë, akoma s’e kemi caktuar datën, fillojmë maratonën ‘’Sy m’sy’’. Maratona “Sy m’sy’’ është kudo, është këtu, është atje, është andej, është këtej, është në fshat, është në qytet, është në rrugë, është në kafe, në majë të malit, është buzë detit, është buzë lumit, do jetë e bukur shumë. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit dhe do kemi edhe atë argëtimin përkatës patjetër, se janë ca që thonë “ça do nxjerrësh këtë herë’’, se një herë me tepsi, një herë me tallava, një herë më kështu e një herë me ashtu.

Gjithmonë ka edhe në fund të ditës, jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë vetëm dërr-dërr-dërr e mërzi, mërzi po ka dhe këtë pjesë dhe prandaj kush është në Partinë Socialiste, kush është patronazhist, kush është aktivist, kush është pjesë e kësaj familjes sonë, në këtë fazë kur fillon ndeshja ka mundësinë që të hyjë në një tjetër shpejtësi, në një tjetër psikologji dhe vërtetë është edhe kënaqësi. Është kënaqësi kështu që përfshihuni, përfshihuni se është edhe kënaqësi, është vërtetë si një ndeshje nga ato që shohim kur nuk jemi vërtetë lojtarë po këtu je edhe në fushë, edhe këtë herë do ta tundim. Do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare edhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt. Shumëkujt do t’i japim një mësim shembullor, por gjithmonë jo për të marrë hak me askënd, po për të bërë një Shqipëri më të mirë dhe për ta çuar atë flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit atje në rreshtin e 27 vendeve.

I 28-ti ky, po i pari se e kemi me A edhe mos harroni një fiksim, Albania tek tryeza e Këshillit Evropain.

Albania for ever!

Albania se s’ka tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Publikuar më 20.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha votat e rregullta për subjektet politike, ndërkaq po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Së fundmi KQZ ka filluar publikimin e numrit të votave të kandidatëve të secilit subjekt politik. E nga numërimi i mbi 90% të votave për kandidatë, kandidati më i […]

Lexo më shumë

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Publikuar më 20.02.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Publikuar më 20.02.2025
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ...

Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë […]

Lexo më shumë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

Publikuar më 20.02.2025
“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”...

“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”, u shpreh kryeministri Edi Rama një ditë pasi SPAK dhe Prokuroria e Tiranës njoftuan ngritjen e seksioneve të posaçme “për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira”. “Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri gjatë […]

Lexo më shumë

Trump sulmon Zelenskyn: Diktator! Shkatërrove Ukrainën dhe shpërdorove paratë për një luftë që nuk e fitove!

Trump sulmon Zelenskyn: Diktator! Shkatërrove Ukrainën dhe shpërdorove paratë për një luftë që nuk e fitove!

Publikuar më 19.02.2025
Një ditë pasi dy delegacionet nga Shtetet e Bashkuara të Ame...

Një ditë pasi dy delegacionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u takuan në Riad, presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky e ka gjetur veten mes dy zjarresh. Në Lindja janë raketat e ushtrisë ruse, ndërsa nga Perëndimi akuzat e ashpra të Donald Trump, që e akuzon se është një diktator që nuk bën […]

Lexo më shumë

Rama publikon vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin e pranverës për pensionistët: Unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë

Rama publikon vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin e pranverës për pensionistët: Unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë

Publikuar më 19.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij so...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social “X”, përmes të cilit zbulon datën e shpërndarjes së bonusit të pranverës për pensionistët. Rama njofton se më 1 mars do të nis shpërndarja e bonusit. “Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së Erion Veliajt

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së Erion Veliajt

Publikuar më 19.02.2025
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshort...

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e celularit. Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme, nga magjistratit Engert Pëllumbi. Kujtojmë se Engert Pëllumbi mori në […]

Lexo më shumë

Ish-kandidati i opozitës padit në SPAK “petalen” e socialistëve, u zhvendos nga Lushnja për të votuar në Himarë

Ish-kandidati i opozitës padit në SPAK “petalen” e socialistëve, u zhvendos nga Lushnja për të votuar në Himarë

Publikuar më 19.02.2025
Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjiku...

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paditur në SPAK të riun socialist Dasho Veizaj. Dasho Veizaj Ky i fundit ka nisur të njihet edhe si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’ për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore të PS. Gjikuria ka vendosur të padisë në SPAK […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda