×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!  Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit. Asaj i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Masat e tjera të sigurisë për biznesmenët nuk kanë ndryshuar. 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrjen në

pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit

personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule,

Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin

Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin

dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter

shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet

112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7,

datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar.

  1. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj

personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës

së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me

masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u

paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i

K.Pr.Penale.

  1. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo

muaj, ora 11:00.

  1. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i

Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika

1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

  1. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme

për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i

K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7,

datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

Krimin e Organizuar.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme

të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt

të çdo muaj, ora 14:00.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë

ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt

të çdo muaj, ora 14:30.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë

ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të

çdo muaj, ora 11:15.

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë

gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën

hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë

ndryshim:

  1. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të

policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo

muaj, ora 14:30.

  1. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

  1. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit

për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky

afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Zhvillimet në gjyq

Veliaj nga kafazi i hekurt, i ka ofruar gjykatës ta lirojë, e në këmbim të lërë paratë e vjedhura teksa qëndronte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Të njëjtën gjë ka ofruar edhe bashkëshortja e tij. Veliaj është shprehur në gjyq se nuk ka marrë ende shpjegim se pse është arrestuar.

Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes”, është shprehur Veliaj.

Gjyqtari Erjon Bani u tërhoq për vendim pasi dëgjoi argumentet e palës mbrojtëse të cilët kërkuan masa më të buta sigurie si dhe argumentet e prokurorit Ols Dado i cili kërkoi lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra nga ky gjyqtar më 9 shkurt 2025. 

Mësohet se në seancë avokatët kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn, për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ si dhe kanë kërkuar masën detyrim paraqitje për Ajola Xoxën.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.

Kryebashkiaku i Tiranës ka akuzuar prokurorin Ols Dado për konflikt interesi. 

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu” mësohet të ketë thënë ai.

Mbështetësit solidarizohen me Veliajn

Seanca ishte parashikuar të niste në 08:30, por u vonua me gjysmë ore pasi nuk kishte drita. Seanca u shty për në 13:00, pasi kërkuan që të njihen me aktet hetimore, 6 fashikuj. Seanca nisi në orën 13:30 për tu mbyllur në orën 19:20. 

Kanë qenë dhjetra mbështetës të kryebashkiakut që janë solidarizuar me të, si në orën 08:30 minuta kur Veliaj u shoqërua nga Blloku i Sigurisë për vlerësimin e masës së sigurisë ashtu edhe pasdite në orën 17:00. Ata vlerësojnë punën e kryebashkiakut për ndërtimin e Tiranës.

Çfarë saktësoi SPAK

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar. Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn të dënuar, por dokumenti i gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, ku thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar. Prokurorët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik. 

Për çfarë akuzohet Veliaj, Xoxa dhe biznesmenët?

Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij. Ajola Xoxa u kthye brenda ditës nga një udhëtim në Itali, për të zbatuar masën e arrestit shtëpiak. 

SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetasja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. 

Prokuroria e Posaçme thotë se Ajola Xoxa në 6 vite ka blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar. SPAK sekuestroi vilën 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Sula, 2 llogari bankare të Ajola Xoxës me vlerë 869,149  Euro dhe para të valutave të ndryshme me vlerë 115 mijë euro, të gjetura në një kasafortë, gjatë kontrolleve në një prej bizneseve të Xoxës.

Masat e sigurisë dhe akuzat

Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash

Ajola Xoxa – Detyrim paraqitje; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie

Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash

Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

Meriman Palushi– Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv

Sokol Kryeziu Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv (masa nuk është ekzekutuar)

Shkëlqim Fusha- Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

Protesta te SPAK

Dhjetra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj u mblodhën pasditen e sotme para GJKKO-së ku prej orës 13:30 vijon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Erion Velinë, bashkëshorten e tij dhe biznesmenët.

Ata janë mbledhur në solidaritet me kryetarin e bashkisë Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se simpatizantët e kryebashkiakut Veliaj qëndrojnë në trotuarin para godinës së GJKKO në pritje të vendimit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij dhe bashkëshortes.

Ata duartrokasin dhe thërrasin “Lali o hero, gjithë Tirana ty do’.  Në mbështetje të Veliajt dhe lirimit të tij ishin dhe dy atletët e njohur Luiza Gega dhe Izrmir Smajlaj.  Gega, e njohur për arritjet e saj në sport, u shpreh se beson në pafajësinë e Veliajt dhe vlerëson kontributin e tij në zhvillimin e Tiranës. 

“Unë mendoj që drejtësia do vazhdoj punën e saj, i besoj drejtësisë, por nuk më pëlqen mënyra se si qasen gjërat”,-tha Gega.

“Nuk po protestojmë thjeshtë kemi ardhur këtu në mbështetje të kryetarit”,- Izmir Smalaj.

Ndryshe nga protestat e PD-së para bashkisë ku policia vendoset gardh metalik tek GJKKO nuk ka pasur gardh por vetëm disa policë të cilët menaxhonin trafikun.

Për mbështetësit e Veliajt prezenca e tyre nuk është në formë proteste por solidaritet ndaj kryetarit të tyre.

Por Gazment Bardhi kreu i Grupit PD-së në një reagim thotë se mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm të punonjëve të Bashkisë së Tiranës në GJKKO dhe SPAK, është “një akt i paprecendent presioni nga pushteti”.

I bëj thirrje punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe jenë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane. Edi Rama duhet të heq dorë menjëherë nga metodat kriminale të presionit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë. Kjo është Republika e Shqipërisë, jo shteti privat i mafiozit Edi Rama’ tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Publikuar më 30.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN p...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore. Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje […]

Lexo më shumë

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

Publikuar më 30.06.2025
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit...

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi shqiptarët në Britani dhe përqindjen e tyre në burgje. Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për […]

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Publikuar më 30.06.2025
Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” ...

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Sipas Krajës, njoftimi […]

Lexo më shumë

Rrëfehet Majlinda Bregu: Lulzim Basha na përzuri me një të rënë të lapsit, PD ‘vrau’ një grup politikanësh

Rrëfehet Majlinda Bregu: Lulzim Basha na përzuri me një të rënë të lapsit, PD ‘vrau’ një grup politikanësh

Publikuar më 30.06.2025
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-depu...

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania. Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i […]

Lexo më shumë

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Publikuar më 30.06.2025
Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperat...

Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperatura që arrijnë në 42°C në shumë zona. Në Britaninë jugore, zhiva arriti në 31°C , këtë të diel ndërsa metereologët parashikojnë që temperatura do të jetë edhe më e lartë të hënën, me maksimumi deri në 34°C në Anglinë qendrore dhe lindore nivele që […]

Lexo më shumë

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Publikuar më 26.06.2025
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkues...

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median prestigjioze The Guardian.  Kreu i qeverisë, sipas medias britanike, është shprehur se ideja që Mbretëria […]

Lexo më shumë

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Publikuar më 26.06.2025
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, te...

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz. Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në […]

Lexo më shumë

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do të marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Publikuar më 26.06.2025
Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që ni...

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë. Ky përfitim bazohet në nenin 7 […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda