×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shpërngulja e palestinezëve nga Gaza edhe në Shqipëri, si e pranon presidenti Trump dhe mohimi nga kryeministri Rama

Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është një nga destinacionet që po konsiderohet për të marrë palestinezë, si pjesë e planit që ai ka për ta shndërruar Gazën në një resort gjigand turistik, pasi ta ketë “pastruar” rripin e tokës nga palestinezët.

Deklarata u bë pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, të cilin e bindi të marrë rreth 2 mijë fëmijë nga Gaza. Trump u pyet nga gazetarët nëse Shqipëria dhe Indonezia janë dy vende të tjera, përveç Egjiptit dhe Jordanisë ku mund të zhvendosen palestinezët dhe ai pohoi menjëherë.

Në përgjigjen e tij, Trump shtoi se liderët e këtyre vendeve janë njerëz me zemër të madhe dhe se kanë kërkuar vetë të marrin palestinezë. Video më poshtë nga 12.39:

GazetarjaA do t’i konsideronit edhe vende të tjera, jo Jordania apo Egjipti, janë përfolur Indonezia, Shqipëria pra vende të tjera?

Trump: Po, patjetër. Kemi vende të tjera që duan të përfshihen. Kemi shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka një mirëkuptim të madh për t’i ndihmuar palestinezët. Ka vende të mira atje, njerëz me zemër të madhe dhe ky zotëria këtu (mbreti Abdullah) është në krye të listës.

Deklarata e Trump bie në kundërshtim me qëndrimin që ka mbajtur kryeministri Edi Rama dy javë më parë. Kur një gazetar izraelit, i quajtur Amit Segal publikoi informacionin se Shqipëria ishte një nga vendet ku do të zhvendoseshin palestinezët, kryeministri Rama e përgënjeshtroi menjëherë.

“Nuk është absolutisht e vërtetë” u shpreh Rama, që u shfaq i habitur nga informacioni që publikoi Amit Segal, duke shtuar se prej kohësh nuk kishte dëgjuar “diçka kaq të rreme”.

Rama kujtoi se Shqipëria e ka njohur shtetin e Palestinës dhe se “nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë”.

“Më lejoni të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi. madje mendoni të merrni përsipër ndonjë përgjegjësi të tillë. Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë. Por Shqipëria nuk është në vetë Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë” u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Është e qartë se Rama dhe Trump po bëjnë dy pohime të kundërta.

Për të kuptuar të vërtetën duhet llogaritur se Rama i është përgjigjur pozitivisht amerikanëve për të marrë 3 mijë muxhahedinë dhe disa mijëra afganë që u arratisën nga regjimi taleban.

Përveç kësaj, duhet llogaritur se Trump e bëri të qartë në konferencën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu; SHBA nuk do të pranojë një JO nga vendet që ka piketuar për të zhvendosur palestinezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Meta sulmon ashpër Ramën: Sot kontrolluan qelinë 5 ndërsa haja bukë, janë shkelur hapur ligjet dhe të drejtat e njeriut

Meta sulmon ashpër Ramën: Sot kontrolluan qelinë 5 ndërsa haja bukë, janë shkelur hapur ligjet dhe të drejtat e njeriut

Publikuar më 12.02.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në adresë...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në adresë të tij janë bërë presione, që ai i quan ordinere. Sipas Metës, këto presione janë bërë nga administrata e institucionit ku ndodhet ne paraburgim! “Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte […]

Lexo më shumë

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Publikuar më 12.02.2025
Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, q...

Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, që firmosi arrestimin e Erjon Veliajt të dielën në mbrëmje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama lexoi një mesazh nga një person të cilit nuk ia përmendi emrin, duke thënë se gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt ishte zgjedhur enkas nga prokurorët dhe se […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Publikuar më 12.02.2025
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e de...

Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump ...

Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se […]

Lexo më shumë

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’. ‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të […]

Lexo më shumë

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Publikuar më 11.02.2025
Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranë...

Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën. Albana Osmani, dikur moderatore shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, […]

Lexo më shumë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Publikuar më 11.02.2025
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish pas arrestimit të tij më urdhër të Prokurorisë së Posaçme një ditë më parë, 10 shkurt, pasi dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose […]

Lexo më shumë

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Publikuar më 11.02.2025
News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bas...

News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda