×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën.

Albana Osmani, dikur moderatore shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit.

“Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën.

Në këtë moment kritik, kur debati publik është mbushur me emocione të ndezura, pyetja e vërtetë nuk është thjesht mbi personin apo akuzën, por mbi mënyrën se si ne, si shoqëri, qasemi këtyre sfidave. A po kërkojmë vërtet drejtësi apo po shijojmë një spektakël të rrëzimit të një figure publike?

Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit. Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor. Nëse ka gabuar atëherë do të përgjigjet. Por deri atëherë, ndershmëria intelektuale na detyron të pranojmë se asnjë njeri nuk mund të shpallet fajtor pa një proces të drejtë. Dhe për këtë arsye, sot unë zgjedh të qëndroj me Lalin e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit”, shkruan Osmani.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka reaguar pas arrestimit të bujshëm të Erion Veliajt, duke i shprehur mbështetje përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Ajo e ka cilësuar kryebashkiakun e Tiranës si një njeri të drejtë, të fortë dhe me zemër të madhe.

“Ti je i fortë, je çun flori, je zemërmirë që s’ke lënë artist pa mbështetur, pa bërë dallime partie. Ti je i butë, je njeri që i je gjendur pranë çdo njeriu në vështirësi. Ti je një djalë punëtor me vizion që e bëre këtë Tiranën tonë më të bukur se kurrë. Të drejtat gjithmonë dalin në dritë sepse kanë Zotin me vete. Jemi me ty”, shkruan Xhilaga.

Çiljeta Xhilaga ka qenë dikur një mbështetëse e zjarrtë e Partisë Demokratike dhe e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë, në vitin 2021 ajo iu bashkua fushatës së socialistëve në Tiranë, duke mbështetur hapur Veliajn.

Një reagim ka pasur edhe nga balerini i njohur Ilir Shaqiri e Klea Huta të cilët shkruajnë se Veliaj transformoi qytetin e Tiranës.

“E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet. Never give up Lal”, shkruan Shaqiri.

“I ke dhënë mbështetje dhe hapësirë të gjithëve, për ta bërë Tiranën një vend më të mirë”, shkruan Klea Huta.

Përpos transformimit të kryeqytetit, këngëtari Ardit Çuni shkruan se Veliaj ka mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet.

Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri në mbështetje të Veliajt: Forca Lali, të kemi xhan

1739292587_jonidamaliqianxhelaperisteri.jpg

Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Jonida Maliqi, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për Veliajn: “Forca Lali, të kemi xhan!”, shkruan ajo.  Ndërsa, Anxhela Peristeri ka shprehur vlerësimin e saj për punën e kryebashkiakut.

 “Qëndro i fortë Lali. Ne që të njohim vërtet, e dimë çfarë njeriu je dhe sa ke bërë për Tiranën”, shkruan ajo. 

Ilnisa Agolli mesazh mbështetës për Veliajn: Qëndro i fortë

Moderatorja Ilnisa Agolli ka shprehur mbështetjen e saj për kryetarin e Bashkisë së Tiranës nëpërmjet një mesazhi publik.

Në një postim në rrjetet sociale, Agolli ka shkruar “Stay strong” (Qëndro i fortë)

Ardit Çuni në krah të Veliajt: Në këto 10 vite ke transformuar Tiranën, ke mbështetjen e gjithë atyre që e vlerësojnë punën

Këngëtari dhe producenti i njohur Ardit Çuni ka dalë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një mesazh në rrjete sociale, Çuni shprehet se Veliaj në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ai thekson se Veliaj ka mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet.

“Lali në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ke mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet. Qëndro i fortë, sepse e vërteta gjithmonë del në dritë. Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën dhe që e vlerësojnë punën tënde”, thekson Ardit Çuni.

Klea Huta në krah të Veliajt: Forca lali, t’i e bëre Tiranën vend më të mirë

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Klea Huta shpreh mbështetjen ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky i fundit e ka kthyer Tiranën në një vend më të mirë.


“Forca Lali, ke mbështetur te madh e të vogël dhe ke bërë për këtë vend më shumë se kushdo. I ke dhënë mbështetje dhe hapësirë të gjithëve, për ta bërë Tiranën një vend më të mirë”, shkruan Klea Huta.

Ilir Shaqiri në krah të Veliajt: E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet, never give up Lal

Balerini i njohur Ilir Shaqiri që punon dhe jeton në Itali ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun e arrestuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shaqiri I kërkon kryebashkiakut Veliaj që të mos dorëzohet, pasi e ka transformuar Tiranën. 

“E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet. Never give up Lal”, shkruan Shaqiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Meta sulmon ashpër Ramën: Sot kontrolluan qelinë 5 ndërsa haja bukë, janë shkelur hapur ligjet dhe të drejtat e njeriut

Meta sulmon ashpër Ramën: Sot kontrolluan qelinë 5 ndërsa haja bukë, janë shkelur hapur ligjet dhe të drejtat e njeriut

Publikuar më 12.02.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në adresë...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në adresë të tij janë bërë presione, që ai i quan ordinere. Sipas Metës, këto presione janë bërë nga administrata e institucionit ku ndodhet ne paraburgim! “Unë jam Ilir Meta, banor i qelisë Nr.5, i cili sot në orën 09:20 po hante mëngjes dhe po dëgjonte […]

Lexo më shumë

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Publikuar më 12.02.2025
Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, q...

Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, që firmosi arrestimin e Erjon Veliajt të dielën në mbrëmje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama lexoi një mesazh nga një person të cilit nuk ia përmendi emrin, duke thënë se gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt ishte zgjedhur enkas nga prokurorët dhe se […]

Lexo më shumë

Shpërngulja e palestinezëve nga Gaza edhe në Shqipëri, si e pranon presidenti Trump dhe mohimi nga kryeministri Rama

Shpërngulja e palestinezëve nga Gaza edhe në Shqipëri, si e pranon presidenti Trump dhe mohimi nga kryeministri Rama

Publikuar më 12.02.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është...

Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është një nga destinacionet që po konsiderohet për të marrë palestinezë, si pjesë e planit që ai ka për ta shndërruar Gazën në një resort gjigand turistik, pasi ta ketë “pastruar” rripin e tokës nga palestinezët. Deklarata u bë pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Publikuar më 12.02.2025
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e de...

Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump ...

Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se […]

Lexo më shumë

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’. ‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të […]

Lexo më shumë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Publikuar më 11.02.2025
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish pas arrestimit të tij më urdhër të Prokurorisë së Posaçme një ditë më parë, 10 shkurt, pasi dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose […]

Lexo më shumë

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Publikuar më 11.02.2025
News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bas...

News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda