![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/640-0-5add9cd578145.jpg)
Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi vëmendjen menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhuteri dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një variant modest të jetës.
Në një emision, një dekadë më parë, i njëjti çift që vetëm për fustane shpenzonte nga 220 mijë euro në vit, pretendonte se kishin një derrkuc të vogël si arkë kursimi. Me paratë që mblidhnin aty avash-avash, sipas Veliajt, bënin ndonjë udhëtim të lirë kur i jepej mundësia.
“Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro”, thuhet mes të tjerash në dosjen e SPAK.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/