![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/rama-veliaj.jpg)
Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e Erion Veliajt, që sipas tij ‘një gjykatës vendosi që t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës’.
Në rubrikën “Sy më Sy”, kreu i qeverisë tha se e ka ndjekur rastin e Veliajt dhe ajo që e ka shqetësuar është fakti i intimidimit të disa personave të marrë në pyetje.
Rama u shpreh se procesi hetimor ndaj Erion Veliajt është një proces i çuditshëm.
“Rastin e Erjonit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, Por ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën pafajësisht në situatë të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.
Ne nuk do të ngutemi, do të krijojmë një opinion për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq.
Mesa kuptoj këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqe ku autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë, kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie, pasi babain e kanë çuar në arrest shtëpie. Pyetja që lind është e thjeshtë, jo vetëm kush e çon e merr fëmijën në shkollë, por kush i jep për të ngrëne etj”, tha Rama.Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Erion Veliajt me urdhër të SPAK, duke u shprehur se kryetari i Bashkisë u dërgua në qeli pa gjyq.
“Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”,”– tha Kryeministri, duke theksuar se nuk do t’i mbajë më për vete opinionet e tij.
Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Edi Rama: U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time.
Jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i bufit të kënetës, U përndezën nga era e mishit me gjak dhe vijnë kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria.
Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia.
Opinioni im është ky: Drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundura, ska pse t mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihuar instituiconet e drejtëssë, por u mungon kritka konstruktive, për ti vënë në dukej të metat.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/