×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U arrestua sot nga SPAK, Erion Veliaj reagon për herë të parë nga qelia

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arrestimit, përmes një postimi në Facebook.

ve

Reagimi:

Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.

Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Publikuar më 10.02.2025
Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestim...

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe ai vetë është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt. Më pas Majko iu përgjigj opozitës, e cila vazhdimisht thotë […]

Lexo më shumë

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Publikuar më 10.02.2025
Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamen...

Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve do të jetë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Deputetët socialistët, të pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit janë treguar të rezervuar për të komentuar, teksa disa janë distancuar duke e […]

Lexo më shumë

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, SPAK akuzon edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka: Tentoi të pengojë zbulimin e të vërtetës

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, SPAK akuzon edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka: Tentoi të pengojë zbulimin e të vërtetës

Publikuar më 10.02.2025
SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut ...

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velaij. Në njoftimin zyrtar të SPAK behet me dije se po hetohet edhe deputetja e PS-së, njëherë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka Kjo e fundit është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Veliajt, SPAK njofton zyrtarisht: Ja akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve

Arrestimi i Veliajt, SPAK njofton zyrtarisht: Ja akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve

Publikuar më 10.02.2025
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kry...

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje […]

Lexo më shumë

U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet tek blloku i sigurisë te “Mine Peza”, Rama anulon takimet në Shkodër dhe kthehet urgjent në Tiranë

U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet tek blloku i sigurisë te “Mine Peza”, Rama anulon takimet në Shkodër dhe kthehet urgjent në Tiranë

Publikuar më 10.02.2025
Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i siguri...

Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i sigurisë te “Mine Peza” pasi u shoqërua nga oficerët e BKH-së nga ambientet e Bashkisë Tiranë. Pritej që Erion Veliaj të dërgohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por mësohet se është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”. Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, […]

Lexo më shumë

Agjentët e BKH-së i shkuan në zyrë, arrestohet Erion Veliaj (VIDEO)

Agjentët e BKH-së i shkuan në zyrë, arrestohet Erion Veliaj (VIDEO)

Publikuar më 10.02.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesdit...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”. Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së. Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, […]

Lexo më shumë

Pakt PD-PS, Kuvendi nis procedurën për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së pas shkeljes së ligjit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm

Pakt PD-PS, Kuvendi nis procedurën për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së pas shkeljes së ligjit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm

Publikuar më 10.02.2025
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin e Med...

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin e Medias kanë rënë dakord që të nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.  Kjo për shkak të parregullësive qe jane gjetur në garën për drejtuesin e ri të RTSH.  “Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues […]

Lexo më shumë

Afër fundit numërimi i votave të partive politike në komunat e Kosovës, këto janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare

Afër fundit numërimi i votave të partive politike në komunat e Kosovës, këto janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare

Publikuar më 10.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për subjektet politike në tërë territorin e vendit. Deri tani nga përditësimet e fundit (ora 11:07), sipas KQZ-së janë procesuar rezultatet e 90.13% të votave nga 2 mijë e 283 vendvotime, ku kanë mbetur pa u procesuar rezultatet edhe nga 250 vendvotime tjera. Si rezultat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda