×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe ai vetë është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt.

Më pas Majko iu përgjigj opozitës, e cila vazhdimisht thotë se “është radha jonë” për ardhjen në pushtet.

Për këtë Majko tha se pushteti nuk është radhë qumështi, e as radhë kosi dhe se radha për pushtetin do të caktohet nga kutitë e votimit dhe të zgjedhjet e 11 majit.

Pandeli Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndihem në pozitë të vështirë përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt, përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata.

Megjithatë asnjë nga ne ketu nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, nuk u çua këtu dhe të akuzonte SPAK për organizatë kriminale. Nuk u çua këtu dhe të akuzonte ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish sekretarin e shtetit.

Kam përshtypjen se keni një perceptim shumë të gabuar me kontraktuesin tuaj të paguar sidoqoftë emri i tij. Keni ide shumë të gabuar se sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithçka diskutohet për ju dhe me ju.

Unë e dëgjoj shpesh që thoni radha jonë është radha jonë, nuk është radhe kosi as qumështi, është zgjedhja e popullit shqiptar. Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kush do të jetë radha e kujt. Kaq!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Festuan arrestimin e Veliajt me këngë popullore dhe birra te blloku i sigurisë, policia nis hetimin për tetë persona

Festuan arrestimin e Veliajt me këngë popullore dhe birra te blloku i sigurisë, policia nis hetimin për tetë persona

Publikuar më 11.02.2025
Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj k...

Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë që disa qytetarë të festojnë me këngë e vallë tek paraburgimi në “Mine Peza”. Por për policinë, kjo është prishje e qetësisë publike, ndaj ka nisur hetimet për 8 qytetarë. Blutë e Tiranës thonë se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i […]

Lexo më shumë

Një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Rama shkon te bashkia e Tiranës, takon 5 nënkryetarët

Një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Rama shkon te bashkia e Tiranës, takon 5 nënkryetarët

Publikuar më 11.02.2025
Një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës,...

Një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kryeministri Edi Rama ka shkuar në bashkinë e Tiranës, ku mësohet se është takuar me nënkryetarët. Pesë nënkryetarët e bashkisë janë: Andi Seferi, Keti Luarasi, Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili. Kujtojmë që sot kreu i qeverisë reagoi për herë të parë […]

Lexo më shumë

Iu ndërpre lidhja live në Instagram, ndërsa fliste për Veliajn, Rama humb durimin dhe godet tavolinën: Kështu e kam unë, jam njeri pasionant, kam shpërthimet e mia (VIDEO)

Iu ndërpre lidhja live në Instagram, ndërsa fliste për Veliajn, Rama humb durimin dhe godet tavolinën: Kështu e kam unë, jam njeri pasionant, kam shpërthimet e mia (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte ...

Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte live rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram. I tensionuar për shkak se transmetimi iu ndërpre, Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë ‘Fuck you’. Ngjarja ndodhi kur transmetimi u rikthye dhe ai vijoi duke akuzuar opozitën pas prezantimit të konsulentit të Trump si drejtues të fushatës. “Ky […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt: Kryetari i Bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli, SPAK ka pjellë një roman 400 faqe. Nuk do të hesht më!

Rama dënon arrestimin e Veliajt: Kryetari i Bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli, SPAK ka pjellë një roman 400 faqe. Nuk do të hesht më!

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e...

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e Erion Veliajt, që sipas tij ‘një gjykatës vendosi që t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës’.Në rubrikën “Sy më Sy”, kreu i qeverisë tha se e ka ndjekur rastin e Veliajt dhe ajo që e ka shqetësuar është fakti i intimidimit të disa personave […]

Lexo më shumë

U arrestua sot nga SPAK, Erion Veliaj reagon për herë të parë nga qelia

U arrestua sot nga SPAK, Erion Veliaj reagon për herë të parë nga qelia

Publikuar më 10.02.2025
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arr...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arrestimit, përmes një postimi në Facebook. Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte […]

Lexo më shumë

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Publikuar më 10.02.2025
Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamen...

Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve do të jetë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Deputetët socialistët, të pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit janë treguar të rezervuar për të komentuar, teksa disa janë distancuar duke e […]

Lexo më shumë

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, SPAK akuzon edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka: Tentoi të pengojë zbulimin e të vërtetës

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, SPAK akuzon edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka: Tentoi të pengojë zbulimin e të vërtetës

Publikuar më 10.02.2025
SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut ...

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velaij. Në njoftimin zyrtar të SPAK behet me dije se po hetohet edhe deputetja e PS-së, njëherë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka Kjo e fundit është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Veliajt, SPAK njofton zyrtarisht: Ja akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve

Arrestimi i Veliajt, SPAK njofton zyrtarisht: Ja akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve

Publikuar më 10.02.2025
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kry...

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda