×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, SPAK akuzon edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka: Tentoi të pengojë zbulimin e të vërtetës

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velaij. Në njoftimin zyrtar të SPAK behet me dije se po hetohet edhe deputetja e PS-së, njëherë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka

Kjo e fundit është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ilir Meta i përgjigjet nga qelia Monika Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut

Ilir Meta i përgjigjet nga qelia Monika Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut

Publikuar më 07.07.2025
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi ish-bashkëshor...

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK ditën e sotme, u shpreh se nuk i intereson më se çfarë thotë dhe mendon ky i fundit. Meta, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se pas zgjedhjeve parlamentare u ka kërkuar […]

Lexo më shumë

Rama bën tjetër takim në bashkinë e Vlorës: Këtu s’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetit

Rama bën tjetër takim në bashkinë e Vlorës: Këtu s’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetit

Publikuar më 07.07.2025
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish një vizitë në bashkinë...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sërish një vizitë në bashkinë e Vlorës këtë të hënë. Ai ka zhvilluar një takim prej 50 minutash në bashkinë e Vlorës me grupet e punës ku prezent kanë qenë deputetë, ministri Pirro Vengu dhe kreu i bashkisë Ermal Dredha. Më pas ai ka dalë për të inspektuar zonën e Muradies […]

Lexo më shumë

Kryemadhi del nga SPAK dhe përgjigjet për 240 mijë dollarët e harxhuar në SHBA: Këto i thotë Tedi Blushi që merr urdhrat nga SPAK-u. Nuk më intereson fare çfarë bën e thotë Ilir Meta

Kryemadhi del nga SPAK dhe përgjigjet për 240 mijë dollarët e harxhuar në SHBA: Këto i thotë Tedi Blushi që merr urdhrat nga SPAK-u. Nuk më intereson fare çfarë bën e thotë Ilir Meta

Publikuar më 07.07.2025
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat,...

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka deklaruar se asaj nuk i intereson më se çfarë mendon dhe thotë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Kryemadhi është shprehur se Presidenti i PL-së informohet vetëm nga një njeri, lidhur me ngjarjet jashtë […]

Lexo më shumë

GJKKO merr vendimin, dhëndri i Sali Berishës lirohet nga “arresti shtëpiak”, Malltezi: Procesi ndaj meje farsë politike! Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

GJKKO merr vendimin, dhëndri i Sali Berishës lirohet nga “arresti shtëpiak”, Malltezi: Procesi ndaj meje farsë politike! Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Publikuar më 07.07.2025
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka fituar lirinë....

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka fituar lirinë. Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për t’i hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Jamarbër Malltezi, i cili është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”, është liruar kundrejt garancisë pasurore. “U hoq masa e arrestit me garanci pasurore, ka mbi 20 muaj që kjo ishte një farsë politike, […]

Lexo më shumë

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Publikuar më 05.07.2025
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë p...

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës. Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës. “Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Publikuar më 04.07.2025
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë ...

Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më […]

Lexo më shumë

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Publikuar më 04.07.2025
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtun...

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda