![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/476972834_635971822388599_5369617742452883541_n.jpg)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.
Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, bëhet me dije se forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj kryebashkiakut socialist.
Mësohet se arrestimi i Veliajt është bërë me kërkesë të SPAK. Ndërkaq, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kryebashkiaku i kryeqytetit ishte vendosur nën hetim pasuror për 4 vepra penale, korrupsion pasiv, aktiv, pastrim të produkteve penale dhe mosdeklarim apo fshehje pasurie.
Hetimet e prokuorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado janë fokusuar te dyshimet se kryebashkiaku ka konsumuar elementë të veprës penale, duke përfituar përmes bizneseve të lidhura me familjarët e tij dhe biznesmenin Elman Abule.
Në dhjetor gjykata sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.
Pjesë e hetimeve ka qenë edhe kontrolli në një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Abule.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/