×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pakt PD-PS, Kuvendi nis procedurën për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së pas shkeljes së ligjit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin e Medias kanë rënë dakord që të nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.  Kjo për shkak të parregullësive qe jane gjetur në garën për drejtuesin e ri të RTSH. 

komisioni i medias

“Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ku 8 janë anëtarë dhe 1 është kryetari i Këshillit Drejtues. Propozoj që nesër të bëjmë dëgjesa me 9 anëtarët, secili me kohën e vet, duke parashikuar një kohë prej 20 minutash për secilin për të mbaruar dëgjesat”, tha kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa.

Më herët, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa në emër të kryesisë së Kuvendit theksoi se nuk janë zbatuar në vite rekomandimet e Kuvendit.

Sipas saj, anëtarët e Këshillit drejtues të RTSH ishin të painformuar, por nuk i shpëton mosdija nga shkelja e ligjit.

“Kryesia vlerëson se Këshilli është në shkelje të ligjit, cenon integritet imazh të RTSH dhe ndodhen në kushtet e shpërdorimit të detyrës, neni 115 i Kuvendit. Ju ftojmë të vëmë në lëvizje këtë nen për shkarkimin e anëtarëve – të miratojmë këtë raport për të vazhduar hapin e procedurës dhe për t’iu drejtuar kryetares së Kuvendit për të shkarkuar 9 anëtarët e këshillit, duke qenë se 2 të tjerët dhanë dorëheqjen”, tha Zhupa.

I të njëjtit mendimin ishin edhe deputetët e PS, Evis Kushi dhe Petro Koçi, ky i fundit tha se duhet një reformim i thellë.

“Duhet të fillojmë një proces të rishikimit të kuadrit ligjor, ka qenë një rast i përsëritur dhe duhen marrë masa. Mendoj edhe të rishikojmë ligjin ose statutin ose kodin e etikës, të shohim në detaje të gjithë kuadrin ligjor për të parandaluar shkelje të tilla në të ardhmen”, tha Kushi.

“Ka nevojë për një reformë më të thellë. Formula aktuale është politike dhe ka nevojë për një tjetër, për mënyrën si propozohen dhe votohen në Parlament anëtarët e këshillit drejtues. E meta kryesore është formula politike. Duhet rishikuar formula”, u shpreh Koçi.PD dhe PS në Komisionin e Medias kanë rënë dakord të nisin procedurat për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ina Zhupa, kryetare e Komisionit dhe Evis Kushi, nënkryetarja socialiste, renditën shkeljet që ka bërë Këshilli Drejtues ndër vite teksa thanë se procedura e paligjshme e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, ishte “derdhja e kupës” për këtë institucion.

Vendimi u votua “pro” nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Medias.

Propozimi i Komisionit të Medias do t’i dërgohet kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila do t’a dërgojë në seancë plenare për miratim.

Është gjetur me shkelje të rënda dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë me lejen tuaj dhe për shkak se këto janë me inciale, do kërkoja t’i lexonit në mënyrë individuale. Të jeni të bindur që të gjitha janë me shuma konkrete për shkelje që nga Këshilli Drejtues, orkestra sinfonike, te pagat, e me radhë të cilat janë shkelje që i kanë kushtuar edhe para buxhetit të shtetit.

Duhet thënë që Këshilli nuk ka pasur asnjë reagim nga shkarkimet e padrejta që janë bërë nga puna që sot janë në gjyqe. Nëse këshilli do zbatonte kompetencat e veta, kjo gjë do të ishte shmangur. Nuk mund të fshihen që nga fakti që një drejtor “X” bëri një zgjedhje se ata kishin të drejtë ta shkarkonin. Është në shkelje të kuadrit ligjor për funksionimin e tij duke cenuar imazhin e transmetuesit publik. Bazuar në nenin 115 trë rregullores Kuvendit, ne ju ftojmë të vëmë në lëvizje këtë nen për shkarkim të anëtareve me ligj. Të miratojmë këtë raport për të vazhduar hapin e procedurës për të shkaktuar 9 anëtarët e ngelur të këshillit drejtues, kryetarin dhe 8 anëtarët. Të ndjekim procedurën ligjore dhe tu japim të drejtën për tu dëgjuar vetëm apo me avokat si të kenë dëshirë para këtij komisioni për ti dhënë të drejtën dhe në më pas për ti shqyrtuar”-u shpreh ndër të tjera Ina Zhupa.

“Dua të prezantoj qëndrimin e deputetëve të maxhorancës që nuk bazohet vetëm në një ngjarje por qëndrim i konsoliduar, Bazohet në të gjitha argumentet faktet provat dhe të gjitha elementët që i kemi të parashtruara në raport. Nuk ka asnjë diskutim që këshilli drejtues në mënyrë të përsëritur ka shkelur ligjin dhe statutin, gjithë kuadrin ligjor. Në mënyrë të përsëritur. Ngjarja e fundit për zgjedhjen e drejtorit ishte pika e fundit që derdhi gotën pro shkelje dhe problematika, ka pasur në mënyrë të përsëritur dhe nuk është hera e parë që i vëmë në dukje por në çdo mbledhje që kemi zhvilluar për çështje për veprimtarinë e këtij institucioni. Ka pasur vërejtje nga të dyja krahët. Për sa i takon rastit më të fundit siç e përmendët, nuk janë respektuar hapat e procedurës, janë skualifikuar kandidatë që plotësonin kriteret. Nuk është respektua vota e fshehtë e të tjera. Është e dokumentuar që shumë prej anëtarëve të këtij këshilli janë në konflikt interesi. Nuk ka ndodhur në asnjë institucion që mos të prezantohet raporti. Këshilli drejtuesi i RTSH ka eliminuar dhe shmangur, të mos ushtrojë një detyrim me kushtetutë dhe ligj për të prezantuar raportin vjetor”-u shpreh Kushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Iu ndërpre lidhja live në Instagram, ndërsa fliste për Veliajn, Rama humb durimin dhe godet tavolinën: Kështu e kam unë, jam njeri pasionant, kam shpërthimet e mia (VIDEO)

Iu ndërpre lidhja live në Instagram, ndërsa fliste për Veliajn, Rama humb durimin dhe godet tavolinën: Kështu e kam unë, jam njeri pasionant, kam shpërthimet e mia (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte ...

Kryeministri Edi Rama pati një incident ndërsa transmetonte live rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram. I tensionuar për shkak se transmetimi iu ndërpre, Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë ‘Fuck you’. Ngjarja ndodhi kur transmetimi u rikthye dhe ai vijoi duke akuzuar opozitën pas prezantimit të konsulentit të Trump si drejtues të fushatës. “Ky […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt: Kryetari i Bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli, SPAK ka pjellë një roman 400 faqe. Nuk do të hesht më!

Rama dënon arrestimin e Veliajt: Kryetari i Bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli, SPAK ka pjellë një roman 400 faqe. Nuk do të hesht më!

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e...

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë arrestimin e Erion Veliajt, që sipas tij ‘një gjykatës vendosi që t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës’.Në rubrikën “Sy më Sy”, kreu i qeverisë tha se e ka ndjekur rastin e Veliajt dhe ajo që e ka shqetësuar është fakti i intimidimit të disa personave […]

Lexo më shumë

U arrestua sot nga SPAK, Erion Veliaj reagon për herë të parë nga qelia

U arrestua sot nga SPAK, Erion Veliaj reagon për herë të parë nga qelia

Publikuar më 10.02.2025
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arr...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas arrestimit, përmes një postimi në Facebook. Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata, ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS-së

Publikuar më 10.02.2025
Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestim...

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe ai vetë është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt. Më pas Majko iu përgjigj opozitës, e cila vazhdimisht thotë […]

Lexo më shumë

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Deputetët e PS-së nuk komentojnë arrestimin e Veliajt, Berisha: Rama të mos fshihet pas fustanit të Ajolës, të japë dorëheqjen

Publikuar më 10.02.2025
Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamen...

Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve do të jetë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Deputetët socialistët, të pyetur nga gazetarët në hyrje të Kuvendit janë treguar të rezervuar për të komentuar, teksa disa janë distancuar duke e […]

Lexo më shumë

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, SPAK akuzon edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka: Tentoi të pengojë zbulimin e të vërtetës

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, SPAK akuzon edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka: Tentoi të pengojë zbulimin e të vërtetës

Publikuar më 10.02.2025
SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut ...

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velaij. Në njoftimin zyrtar të SPAK behet me dije se po hetohet edhe deputetja e PS-së, njëherë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka Kjo e fundit është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Veliajt, SPAK njofton zyrtarisht: Ja akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve

Arrestimi i Veliajt, SPAK njofton zyrtarisht: Ja akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve

Publikuar më 10.02.2025
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kry...

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje […]

Lexo më shumë

U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet tek blloku i sigurisë te “Mine Peza”, Rama anulon takimet në Shkodër dhe kthehet urgjent në Tiranë

U arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet tek blloku i sigurisë te “Mine Peza”, Rama anulon takimet në Shkodër dhe kthehet urgjent në Tiranë

Publikuar më 10.02.2025
Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i siguri...

Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar tek blloku i sigurisë te “Mine Peza” pasi u shoqërua nga oficerët e BKH-së nga ambientet e Bashkisë Tiranë. Pritej që Erion Veliaj të dërgohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por mësohet se është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”. Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda