![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-kosove-780x439-1.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për subjektet politike në tërë territorin e vendit.
Deri tani nga përditësimet e fundit (ora 11:07), sipas KQZ-së janë procesuar rezultatet e 90.13% të votave nga 2 mijë e 283 vendvotime, ku kanë mbetur pa u procesuar rezultatet edhe nga 250 vendvotime tjera.
Si rezultat i kësaj në disa komuna tashmë ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha vendvotimet.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shënuar fitore edhe në komunat e regjionit të Ferizajt si në : Kaçanik, Hanin e Elezit dhe në Shtime.
Në Ferizaj sipas statistikave të KQZ-së, ky subjekt ka marrë gjithsejtë 51.17 për qind apo 26 mijë e 557 vota, ndërkaq PDK-ja në këtë komunë ka marrë gjithsejtë 27.43 për qind apo 14 mijë e 237 vota. LDK-ja 12.81 apo 6 mijë e 651 vota. AAK-ja 3.18 për qind apo 1652 vota.
Në Shtime, VV-ja ka marrë gjithsejtë 46.83 për qind apo 6 mijë e 108 vota. Ndërkaq PDK-ja në këtë komunë ka shënuar rritje për rreth 200 vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ky subjekt ka marrë 32 për qind apo 4 mijë e 371 vota. LDK-ja 2.71 apo 354 vota.
Në komunën e Kaçanikut, Vetëvendosje 33.58 për qind me 7 mijë e 868 vota, ndërkaq PDK-ja 33.58 për qind me 4 mijë e 960 vota, ndërkaq LDK-ja me 8.56 për qind apo 1264 vota.
Edhe në Hanin e Elezit Vetëvendosja doli e para me 50.88 për qind apo 1505 vota, PDK-ja me 31.3 për qind me 918 vota dhe LDK-ja me 10.82 apo 320 vota.
Deri më tani, në Mitrovicë janë numëruar 91.43 për qind e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 56.33 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 30.70 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 6.37 për qind të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma ka marrë 1.34 për qind të votave.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476841401_1022701179891405_950548265684900336_n-1.jpg)
Ndërsa, në Vushtrri janë numëruar 95.83 për qind e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 52.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 25.68 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11.10 për qind të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma ka marrë 2.88 për qind të votave.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/9980faf6-8e60-4fd5-9a50-fcfd33941539.jpg)
Derisa, në Skenderaj janë numëruar 85.92 për qind e votave, ku Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 75.54 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 12.41 për qind të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma ka marrë 5.81 për qind të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1.77 për qind të votave.
Në Komunën e Gjakovës deri më tani janë numëruar 93.10% e votave, ku me 47.15% prin Lëvizja Vetëvendosje, e ndjekur nga AAK-NISMA me 19.70%, LDK me 16.68% dhe PDK me 10.23%.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Gjakova-10-Shkurt-2025.jpg)
Në Komunën e Rahovecit janë numëruar deri më tani 93.67% e votave, ku LVV ka marrë 39.12%, PDK ka marrë 20.65%, AAK ka marrë 17.28%, ndërsa LDK ka marrë 14.56%.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Rahovec-10-shkurt-2025.jpg)
Në komunën e Malishevës janë numëruar 100% e votave, ku nga numërimi i këtyre votave AAK-NISMA ka marrë 37.75%, LVV ka marrë 26.30%, PDK ka marrë 21.15%, ndërsa LDK ka marrë 12.51%.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Malsheva-10-shkurt-2025.jpg)
Në Komunën e Junikut janë numëruar 100% e votave, ku AAK ka marrë 37.27%, LDK ka marrë 28.96%, LVV ka marrë 24.03%, ndërsa PDK ka marrë 8.08%.
Drenasi është komuna e parë që ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për subjektet politike. Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, në këtë komunë PDK ka dalë fituese me 74.62% apo 19 mijë 014 vota në total.
E dyta renditet LVV me 17.02% apo 4 mijë e 382 vota. E treta është LDK me 3.05% apo 776 vota. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2.85% apo 727 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DRENAS.png)
Numërimi i votave ka përfunduar edhe në komunën e Kamenicës. Sipas rezultateve LVV është e para me 52.72% apo 7 mijë e 465 vota. E dyta renditet PDK me 15.47% apo 2 mijë e 191 vota.
Në vendin e tretë është LDK me 13.33% apo 1 mijë e 888 vota dhe e katërta është AAK-Nisma me 6.79% apo 962 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KAMENICE.png)
Votat janë numëruar të gjitha edhe në Obiliq. Sipas rezultateve të KQZ-së në këtë komunë, LVV renditet e para me 48.61% apo 6 mijë e 278 vota, e dyta është LDK me 23.23% apo 3 mijë vota. E treta është PDK me 12.48% apo 1 mijë e 612 vota dhe e katërta është Lista Serbe 8.69% apo 1 mijë e 122 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/OBILIQ.png)
100% e votave janë numëruar edhe në Malishevë. Në këtë komunë e para ka dal AAK-Nisma me 37.75% apo 8 mijë e 100 vota. Në vendin e dytë është LVV me 26.30% apo 5 mijë e 644 vota, e treta është PDK me 21.15% apo 4 mijë e 538 vota dhe LDK e katërta me 12.51% apo 2 mijë e 684 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/MALISHEVE.png)
Në Junik nga numërimi i 100% të votave, AAK-Nisma është e para me 37.27% apo 650 vota, e dyta LDK me 28.96% apo 505 vota, e treta LVV me 24.03% apo 419 vota dhe e katërta PDK me 8.08% apo 141 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JUNIK.png)
Në Mamushë nga përfundimi i numërimit të votave, Kosova Demokratik Turk Partisi ka dalë e para me 58.46% apo 1 mijë e 116 vota. E dyta është Kosova Adalet Turk Partisi me 22.73% apo 434 vota, e treta renditet LVV me 9.01% apo 172 vota dhe e katërta PDK me 3.40% apo 65 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/MAMUSHE.png)
Të gjitha votat janë numëruar edhe në disa prej komunave me shumicë serbe. Nga rezultatet e publikuara në uebfaqen e KQZ-së, në Zveçan partia e parë ka dal Lista Serbe me 74.92% apo 2 mijë e 876 vota, e dyta është Srpska Demokratija me 13.15% apo 505 vota.
E treta në këtë komunë është LVV me 3.26% apo 125 vota dhe e katërta Srpski narodnik pokret 2.71% apo 104 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZVECAN.png)
Në Ranillug e para është Lista Serbe me 83.70% apo 2 mijë e 183 vota, e dyta Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 8.59% apo 224 vota, e treta është Srpski narodnik pokret me 2.76% apo 72 vota dhe e katërta është Srpska Demokratija me 2.155 apo 56 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/RANILLUG-1.png)
Edhe në Partesh nga përfundimi i numërimit të votave, partia e parë është Lista Serbe me 89.16% apo 1 mijë e 744 vota, e dyta dyta Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 4.40% apo 86 vota.
Në vendin e tretë është Srpski narodnik pokret 3.32% apo 65 vota dhe e katërta Srpska Demokratija me 1.43% apo 28 vota.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/PARTESH-2.png)
Në Kllokot e para ka dal Lista Serbe me 48.87% apo 864 vota, e dyta është LVV me 18.83% apo 333 vota, e treta LDK me 7.58% apo 134 vota dhe PDK e katërta me 6.56% apo 116 vota. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KLLOKOT-1.png)
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/