![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/Endrit-Braimllari-Ilir-Meta-1.jpg)
Edhe pse aktualisht në burg, Ilir Meta ka dërguar një mesazh gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor. Ai u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit.
Ky i fundit para disa javësh deklaroi publikisht se është larguar nga radhët e Partisë së Lirisë.
![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/Endrit-Braimllari-Ilir-Meta.jpg)
Meta dhe Brahimllari
Ai po ashtu e cilësoi 11 majin si një datë historike që do të shënojë skadimin e “narkoregjimit” të Edi Ramës. Meta beson se kjo ditë do të jetë një simbol i fitores për ata që duan lirinë dhe do të shënojë nisjen e ndërtimit të një modeli të ri zhvillimi, që do të fokusohet në rritjen e ekonomisë së brendshme.
“Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal. Ky që më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Si ka mundësi që nuk e thërret Ramën për këtë rast. Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI hyn te Dumani si opozitar dhe del si rilindas dhe bën fushatë për Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij. 11 maj është dita historike e skadimit të narkoregjimit. 11 maji do të jetë dita e liridashësve dhe nisja e ndërtimit të një modeli që mbështetet në zhvillimin e ekonomisë së brendshme”, tha Meta.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/