×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Leskovik liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron. Emërtimi i liqenit u bë nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi.

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, (zona e llixhave të Sarandaporit në Leskovik) në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje.

Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.

Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.

Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkonte pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga Fondacioni Neuron. Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati një milion kurora (ose mbi 39 mijë euro), të dhuruara nga donatorë privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, për nder të fondacionit.

Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, ka përshkruar se si u bë zbulimi i këtij liqeni që në të ardhmen pritet të tërheqë edhe shumë turistë.

“Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë. Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner-celular LIDAR, i cili na lejonte të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur sonar (një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë duke emetuar impulse zanore dhe duke zbuluar ose matur kthimin e tyre pas reflektimit)”, – tha Bouda.

Teknologjia më e fundit është përdorur nga ekipi i shkencëtarëve çek; GeoSlam, një lloj teknologjie skanimi 3D, që ka krijuar modele të sakta të shpellës. Procesi me të cilin është bërë shpella që përmban liqenin është gjithashtu e pazakontë. Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë.

Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë në kuptimin e këtij lloji të rrallë të formimit të shpellave dhe më shumë punë dhe zbulime janë për tu bërë atje, sipas Boudas. Ky i fundit tha gjithashtu se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës ku u zbulua liqeni.

“Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni. Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe në një kuptim më të mirë të hidrologjisë së saj, sepse deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen”, – ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama refuzon të përgjigjet nëse ka dështuar marrëveshja me Italinë për emigrantët: Duhet të pyesni Melonin, Shqipëria thjesht ka rol ndihmues

Rama refuzon të përgjigjet nëse ka dështuar marrëveshja me Italinë për emigrantët: Duhet të pyesni Melonin, Shqipëria thjesht ka rol ndihmues

Publikuar më 07.02.2025
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol ...

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol edhe për faktin që në Tiranë do të mbahet Kongresi Botëror i Ligjeve më 2027. Rama u shpreh se për shqiptarët dhe Shqipërinë ka pasur shumë stigma, por shtoi se tashmë vendi ynë ka 12 milionë vizitorë të huaj në vit. Ai deklaroi se […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Publikuar më 07.02.2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme. Ai e tha këtë para një takimi dypalësh në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Trump gjithashtu përsëriti se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin. “Duhet […]

Lexo më shumë

“Kam një hall shumë të madh”, zbulohet telefonata e fundit e 25-vjeçarit Romario Brunga, para se të gjendej i pajetë në makinë

“Kam një hall shumë të madh”, zbulohet telefonata e fundit e 25-vjeçarit Romario Brunga, para se të gjendej i pajetë në makinë

Publikuar më 07.02.2025
Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Bal...

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës. Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 25-vjeçari, Romario Brunga. Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë gjetur të riun pa shenja jete në makinë dhe kanë lajmëruar Policinë e Lezhës. Policia e Lezhës deklaroi se viktima ka vetëm […]

Lexo më shumë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikuar më 07.02.2025
Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se ja...

Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe Instagram-i, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për adoleshentët me fjalë denigruese. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene. Llogaria është mbyllur tashmë. Shpërndarja e imazheve ka dëmtuar rëndë reputacionin e […]

Lexo më shumë

Rama u bën thirrje emigrantëve: Hajdeni këtu se është më mirë, çfarë bëni në Greqi?! Punësimi në turizëm është rritur me 14.1%

Rama u bën thirrje emigrantëve: Hajdeni këtu se është më mirë, çfarë bëni në Greqi?! Punësimi në turizëm është rritur me 14.1%

Publikuar më 06.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur ...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur se punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me periudhën para pandemisë. Rama u bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, në sektorin e turizmit, të kthehen në vendin tonë sepse sipas kreut të qeverisë në Shqipëri është më mirë. “12 milionë […]

Lexo më shumë

Babai vrau djalin pas debatit për pronën, dëshmitë: Asim Gjoni u godit me thikë nga i ati, pasi motra e divorcuar kërkonte pjesën e shtëpisë

Babai vrau djalin pas debatit për pronën, dëshmitë: Asim Gjoni u godit me thikë nga i ati, pasi motra e divorcuar kërkonte pjesën e shtëpisë

Publikuar më 06.02.2025
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e...

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij 74-vjeçar Hekuran Gjoni. Pas marrjes në pyetje të të gjithë familjarëve të familjes Gjoni dhe marrjes në pyetje disa herë të autorit, policia ka zbardhur shkakun e ngjarjes së rëndë, ku konflikti që solli krimin brenda në […]

Lexo më shumë

Partitë e reja, Agron Shehaj nxjerr dokumente për të akuzuar Adriatik Lapajn se ka lidhje me trafikantët, përgjigjet kreu i “Shqipëria bëhet”

Partitë e reja, Agron Shehaj nxjerr dokumente për të akuzuar Adriatik Lapajn se ka lidhje me trafikantët, përgjigjet kreu i “Shqipëria bëhet”

Publikuar më 05.02.2025
Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes ...

Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, ky i fundit sot akuzoi kreun e “Shqipëria Bëhet” se është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK. Kreu i Partisë “Mundësia” ka publikuar një dokument ku tregohet se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani […]

Lexo më shumë

Rama sulmon opozitën: BB dhe FMN na kërkuan të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, por thamë jo. PD thotë hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti

Rama sulmon opozitën: BB dhe FMN na kërkuan të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, por thamë jo. PD thotë hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti

Publikuar më 05.02.2025
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për refor...

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore dhe FMN i kishin kërkuar qeverisë shqiptare që të ulte pensionet dhe të rriste çmimet e energjisë. Rama u shpreh se qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari.Gjithashtu, kreu i qeverisë nënvizoi se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda