×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja e Armend Xhikës në Britani, zbulohen detaje nga gjyqi: U përplasën 2 grupe shqiptarësh, shoku tentoi të shpëtonte 22-vjeçarin

Gjykata e Kurorës në Sheffield të Britanisë së Madhe ka nisur gjyqin për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Të martën (17 Janar) para gjykatës dolën Mentor Selmani, 28 vjeç; Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku. Të tre ata janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por deklaruan se janë të pafajshëm. Prokurori Samuel Green gjatë seancës ka bërë publike detaje shumë të rënda që tregojnë se kjo ngjarje mund të ishte kthyer në një tragjedi me pasoja shumë më të rënda. Kjo pasi 3 personat më sipër, së bashku me 2 të tjerë, të cilët kanë bërë roje pranë vendit të ngjarjes, kanë qenë duke shkaktuar edhe vdekjen e disa shqiptarëve të tjerë. Gjithçka duket se ka nisur pas një aksidenti rrugor ku janë përplasur dy makina. Në këtë ngjarje janë përfshirë dy grupe shqiptarësh.

Prokurori Green pretendon se 22-vjeçari Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot.

“Pasi Armend Xhika u ngrit në këmbë u ndihmua nga shoku i tij, Altin Kalemi dhe u dërgua fillimisht në shtëpi ndërsa më pas në një spital në Sheffield, ku u shpall i vdekur në orën 20:37”, u shpreh ai.

Më tej, prokurori shtoi se Armend Xhika u dërgua në spital ekzaktësisht në orën 20:12.

“Në kontaktin e parë me stafin ai kishte pësuar arrest kardiak. Ata ushtruan mbi të resusitacion kardiopulmonar ose CPR dhe u dërgua në departamentin e emergjencës. Për rreth 10-15 minuta reanimimi u ndërpre dhe Xhika u deklarua i vdekur në orën 20:37 të asaj mbrëmje”, tha Green.

Sipas ekzaminimeve rezulton se Xhika ka pësuar një plagë nga thika në krahun e majtë të kraharorit me një thellësi prej 10 centimetrash. Sipas prokurorit vdekja e të riut është shkaktuar nga një kombinim i hemorragjisë së rëndë, me shumë mundësi si pasojë e një dëmtimi të zemrës dhe mushkërisë jashtë funksionit.

Duke iu referuar ngjarjes, Green tha se mbrëmjen fatkeqe dy grupe shqiptarësh kishin planifikuar të takoheshin. Në njërin grup ishin të akuzuarit, tre prej të cilëve dyshohet se kanë qenë të pajisur me thika dhe tek grupi tjetër ishte viktima dhe shokët e tij.

Green pretendoi se disa nga grupi i të pandehurve mbanin thika dhe armë dhe dërguan dy anëtarë të tjerë për të bërë roje. Ai shtoi se takimi ishte vendosur pasi Xhika duke drejtuar makinën e tij tip ‘Vauxhall Insignia’ kishte përplasur në rrugë një makinë tip ‘Audi’ brenda së cilës ndodheshin dy shqiptarë. Gjatë takimit, një anëtar i grupit të të pandehurve goditi Armend Xhikën dhe pas kësaj nisi dhuna. Sipas prokurorit pjesa më e madhe e sherrit është filmuar në kamerat e sigurisë, raporton TV Klan.

Green u shpreh se grupi i të pandehurve e ndoqi grupin e Xhikës dhe i sulmuan të gjithë ata. Siç thotë prokurori në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet Xhika i cili është goditur disa herë me thikë. Megjithatë ai nuk mund të përcaktojë dot se cili ka dhënë goditjen fatale ndaj shqiptarit. Por prokurori thotë se ata janë përgjegjës për vrasjen.

Përveç Xhikës gjatë sulmit janë sulmuar dhe plagosur edhe 3 shokët e viktimës, Durim Dervishanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku. Dervishanji është paraqitur në spital me disa të çara në krahë dhe kokë. Kanachi u paraqit në spital me gjak në kraharor, çarje në mushkëri, një brinjë të thyer dhe dy çarje në pjesën e pasme të gjoksit të tij në përputhje me goditjen me thikë. Ndërsa Fatson Dushku kishte plagë të ndryshme me thikë dukshëm në pjesën e pasme të tij.

Pas arrestimit, Mentor Selmani dhe Marsid Senia nuk kanë dhënë komente. Megjithatë Senia më herët ka bërë një telefonatë në shërbimet e emergjencës ku tregoi se gjithçka kishte ndodhur pas një aksidenti dhe anëtarët e grupit tjetër kishin shkuar atje me thika.

Mardov Dushku i tha policisë se kishte shkuar në një takim për të folur për një aksident me makinë, por nuk e di si shpërtheu sherri. Ai ka vënë në dukje se një person ka bërë një lëvizje drejt tij kështu që e ka goditur, por më pas është arratisur dhe ka mohuar se ka pasur thikë. Por prokurori u shpreh se qëllimi i këtyre personave ka qenë dëmtimi serioz i anëtarëve të grupit të Armend Xhikës. Mediat shkruajnë se gjyqi vijon ende.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

“Votoni 02!”, Kristian Asllani u bën thirrje shqiptarëve që të mbështesin Besën dhe Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar më 06.05.2024
Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpa...

Lojtari shqiptar i ekipit italian të Interit, që sapo u shpall kampion në Serie A, Kristian Asllani, u është bashkuar figurave të shquara në mbështetje të këngëtares Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë pas 3 ditësh në festivalin Evropian të këngës, Eurovizion, që mbahet në Malmoe të Suedisë.    “Në 9 maj Shqipëria […]

Lexo më shumë

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Prokuroria zbardh detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë i tha Alma Arrazi kunatës para aktit tragjik

Publikuar më 06.05.2024
Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka d...

Prokuroria e Shkodrës me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, duke u mbytur. Prokuroria e qytetit verior ka zbardhur të plotë itenerarin e Alma Arrazit, përpara se të […]

Lexo më shumë

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, vijojnë kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin

Publikuar më 06.05.2024
Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i...

Është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që dyshohet se i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që dyshohet se u mbyt bashke me tre fëmijët disa ditë më parë. Ky është fëmija i dytë që gjendet, pas vajzës 9-vjeçare Ergesa që u gjet dy ditë më parë dhe u përcoll sot […]

Lexo më shumë

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Eurodeputeti grek viziton për herë të katërt në burg Fredi Belerin, Dule: Do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën

Publikuar më 06.05.2024
Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka viz...

Ditën e sotme eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar Fredi Belerin në burg.Kjo është vizita e katërt që ai viziton në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës. Manolis Kefalogianis edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek. Ai shoqërohej deh nga kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule. Në dalje te takimit […]

Lexo më shumë

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, policia gjen 50 milionë lekë në banesë. Dyshohet se autori shleu disa borxhe financiare pas krimit

Publikuar më 06.05.2024
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fs...

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fshatin Dropull të Gjirokastrës, ku Kosta dhe Kleoniqi Ilia, u gjetën të masakruar në ambjentet e shtëpisë së tyre. “Ora News” ka mësuar se gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, grupi i hetimit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 50 milion lekë të vjetra […]

Lexo më shumë

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

U anulua pa paralajmërim, drejtori i “Report” në RAI3: Pjesa për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt

Publikuar më 06.05.2024
Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit ...

Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtuar lincim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të […]

Lexo më shumë

Peshkatari tregon momentin e vështirë kur gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, të afërmit e 31-vjeçarit dënojnë aktin vetëflijues të nuses

Peshkatari tregon momentin e vështirë kur gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, të afërmit e 31-vjeçarit dënojnë aktin vetëflijues të nuses

Publikuar më 06.05.2024
Peshkatari Safet Hasani Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer m...

Peshkatari Safet Hasani Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer momentin e vështirë, kur në ujërat e lumit Bunë të Shkodrës gjeti trupin e vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi. Ai ishte personi që konstatoi trupin e vajzës në lumë, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj ngjarje tragjike, ku dyshohet se nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët […]

Lexo më shumë

Çifti u gjet i masakruar në banesë, 69-vjeçari: Nuk jam unë autori i vrasjes!

Çifti u gjet i masakruar në banesë, 69-vjeçari: Nuk jam unë autori i vrasjes!

Publikuar më 06.05.2024
Është zbardhur dëshmia në polici e 69-vjeçarit Thoma Ma...

Është zbardhur dëshmia në polici e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili akuzohet se ka vrarë çiftin e të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Thoma Mastora ka mohuar të jetë autori i krimit duke u shprehur para hetuesve që ta kërkojnë diku tjetë autorin. “Nuk i kam vrarë […]

Lexo më shumë