![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/Romario-Brunga.jpg)
Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës. Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 25-vjeçari, Romario Brunga. Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë gjetur të riun pa shenja jete në makinë dhe kanë lajmëruar Policinë e Lezhës.
![](https://boldnews.al/wp-content/uploads/2025/02/72592011_2503305989948476_690155223892623360_n-1-640x800.jpg)
Policia e Lezhës deklaroi se viktima ka vetëm një plumb në trup.
“Lezhë/ Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.
Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore”, thuhet ne njoftim.
Burime bëjnë me dije se ai ishte martuar në muajin Gusht të vitit të kaluar. I riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, teksa në dorë mbante një armë zjarri pistoletë, teksa kishte vetëm një plumb në ballë. Gjithashtu, edhe automjeti nuk kishte dëmtime nga jashtë.
Sipas grupit hetimor të ngritur nga Policia e Lezhës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.
Pista kryesore ku po hetohet është ajo e vetëvrasjes, teksa mësohet se i riu kishte probleme familjare me prindërit e tij.
Kamerat e sigurise kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pashqetësuar, ka hipur ne makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga që e dergon në shtëpi është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon. Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka një hall të madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Romario Brunga nuk i është pergjigjur më telefonatës së shokut të tij. Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nese ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25 vjeçarin Romario Brunga.
Familjarët kanë deklaruar se i riu nuk ka pasur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit.
Nga filmimet e kamerave të sigurisë, 25-vjeçari Romario Brunga, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë, është parë duke komunikuar vazhdimisht me telefon, gjatë kohës që udhëtonte nga puna në drejtim të banesës së tij.
Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nese ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25-vjeçarin, nëse do të rezultojë e tillë.
Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit dhe kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, teksa në muajin Gusht të vitit të kaluar ishte martuar.
![](https://boldnews.al/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_68-640x423.jpg)
Nga hetimet e kryera nga Policia e Lezhës ka rezultuar se Romario Brunga kishte vetëm një plagë plumbi në ballë dhe një gërvishtje në dorë. Ndërkohë, automjeti i tij nuk ka patur asnjë dëmtim nga pjesa e jashtme. Pistoleta e gjetur pranë dorës së viktimës ka qenë e mbushur.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.
Detajet e mësipërme kanë ngritur dyshime tek grupi hetimor i ngritur nga Policia e Lezhës se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, teksa po punohet për gjetjen e shkaqeve që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem.
Familjarët dhe të afërmit e të ndjerit kanë deklaruar se i riu nuk kishte treguar për ndonjë problem apo të kishte shfaqur shenja depresioni kohët e fundit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/