Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe Instagram-i, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për adoleshentët me fjalë denigruese.
Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene. Llogaria është mbyllur tashmë. Shpërndarja e imazheve ka dëmtuar rëndë reputacionin e vajzave adoleshente, duke i bërë të ndihen të poshtëruara.
“Në bazë të informacioneve lidhur me faqen e instagramit ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët, mësohet se policia ka arritur të identifikojë dy vajza të cilat dyshohet se janë përgjegjëset për këtë faqe. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prej disa ditësh me dhjetëra vajza minorene në qytetin e Korçës kryesisht mosha 14-16 vjeç po shantazhoheshin dhe denigroheshin në rrjetin social Instagram nga një faqe anonime.
Në këtë faqe postoheshin çdo ditë emra, foto dhe video vajzash bashkë me adresat e tyre të banimit dhe të dhëna të tjera, me qëllim denigrimin e tyre.
Vajzat kanë zgjedhur ta denoncojnë këtë gjë edhe në media pasi faqja edhe pas kallëzimit të tyre vijonte publikimet. Ato thonë se në radhët e tyre ka pasur edhe vajza që kanë dëmtuar veten pasi iu është nxjerrë emri apo fotoja aty, ndërsa në një rast një vajzë ka prerë edhe damarët.
Faqja krahas publikimeve, videove dhe fotove iu shkruan këtyre vajzave duke ju kërkuar foto dhe video e duke i kërcënuar se në rast se nuk iu dërgojnë, do të publikojnë të tjera që i kanë siguruar në rrugë të ndryshme.
Në shumë pak ditë, kjo faqe ka denigruar me dhjetëra vajza adoleshente në Korçë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/