×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u anulua.

“Kur unë dhe familja dëgjuam për anulimin e fluturimit, u shokuam, mbetëm pa frymë”, tha Soban, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e hakmarrjes ndaj familjes së tij në Afganistan.

Soban mbërriti në Shqipëri një muaj më parë nga Mazar e Sharif, një qytet në veri të Afaganistanit. Së bashku me rreth 400 afganë të tjerë, ai ndodhet i bllokuar pa rrugëdalje në Shëngjin, pas një vendimi të presidentit Donald Trump për të ngrirë programin e pranimit të refugjatëve në SHBA.

#AfghanEvac, një koalicion organizatash që ndihmojnë afganët që punuan për qeverinë apo kompani amerikane që t’i shpëtojnë përndjekjes nga Talebanët në pushtet llogarit se urdhri i Trump ka bllokuar evakuimin e gati 40 mijë aleatëve të Shteteve të Bashkuara, që gjenden aktualisht në Afganistan, Pakistan dhe vende të tjera.

“Këta njerëz kanë luftuar përkrah forcave të SHBA-ve, kanë derdhur gjak përkrah tyre, shumë kanë humbur anëtarë të familjes, shumë kanë rrezikuar jetën e tyre dhe shumë prej tyre na kanë shpëtuar jetën. Ne u detyrohemi këtyre njerëzve,” tha Shawn VanDiver, përfaqësues i AfghanEvac përmes një mesazhi në X.

VanDiver i kërkoi presidentit Trump përjashtimin e kësaj kategorie nga urdhri i tij ekzekutiv për refugjatët.

Vendim i përkohshëm?

Një familje afgane në shëtitoren e Shëngjinit. Foto: Nensi Bogdani.

Pas një lufte të kushtueshme 20-vjeçare në Afganistan, Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre në verën e vitit 2021, ndërsa militantët talebanë morën pushtetin. Përmes operacioneve humanitare, mijëra afganë që kishin punuar për Shtetet e Bashkuara, aletatët e tyre apo kompani amerikane u larguan nga vendi për t’i shpëtuar hakmarrjes dhe përndjekjes.

Rreth 2 mijë prej tyre mbërritën fillimisht në Shqipëri dhe pas procesimit të dokumenteve të tyre, u larguan më pas në drejtim të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë apo vendeve të tjera aleate. Por vendimi i administratës së Trump për të pezulluar programin e pranimit të refugjatëve në SHBA ka lënë në pasiguri rreth 400 afganë që gjenden aktualisht në Shëngjin.

Emal, 30 vjeç nga Kabuli, thotë se punoi për SHBA-të si asistent administrator para vitit 2021. Pasi talebanët morë nën kontroll Afganistanin, ai në pamundësi për t’u larguar zgjodhi të fshihej. “Pasi talebanët morë kontrollin ne kemi jetuar fshehur, një herë këtu, njëherë aty, një herë në një provincë tjetër. Ne që punuam për SHBA u detyruam t’i linim shtëpitë”, thotë 30-vjeçari që ka mbërritur në Shqipëri 5 ditë më parë.

Emal thotë se arratisja nga Afganistani ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar për ta dhe familjet e tyre. Ai thotë se në çdo vend tjetër përpos vendlindjes ndjehet i sigurt dhe në Shqipëri, gjithçka ka shkuar mirë, por shpreson që presidenca në SHBA ta rikonsiderojë vendimin.

“Nuk është se e kemi menduar shumë, por kemi shpresë që Trump do ta rikonsiderojë dhe do të lejojë fluturimet për ne, pasi ne punuam për SHBA-të dhe jeta jonë është në rrezik e nuk mund të kthehemi në Afganistan”, thotë ai.

Edhe një 51 vjeçar, i cili mbërriti në Shëngjin 10 ditë më parë, shpreson se pezullimi është i përkohshëm dhe gjërat do të kthehen në normalitet në vijim. Ai thotë se fakti që pati një fluturim vetëm katër ditë më parë tregon se operacioni i evakuimit të afganëve që punuan me aleatët do të vazhdojë.

“Unë mendoj që vendimi i zotit Trump është normal, pasi është i përkohshëm dhe jo i përhershëm”, tha ai. Burri që si shumë refugjatë po shëtiste me bashkëshorten buzë bregdetit i tha BIRN se ishte në Shqipëri me 3 vajzat. Ai tregoi se kishte punuar si inxhinier ndërtimi për amerikanët dhe se kjo CV e vendoste në rrezik.

“Nuk është e sigurt atje për ne. Është shumë e rrezikshme për ne, pasi unë kam punuar me projekte amerikane në Afganistan”, tha ai.

‘S’ka kthim pas’

Rreth 400 shtetas afganë ndodhen në Shqipëri, në pritje të udhetimeve drejt Shteteve të Bashkuara. Foto: Nensi Bogdani.

Soban i tha BIRN se e përjetoi me akth dhe frikë largimin nga Afganistani.

“Ditën e fluturimit, që nga momenti që hipëm në avion në Kabul e deri sa dolëm nga hapësira ajrore afgane isha i përfshirë nga frika. Çdo sekondë mendoja se aeroplani do kthehej pas dhe do na dorëzonin në duart e Talebanëve”, kujton ai.

Ashtu si të tjerët, Soban shpreson që vendimi i Trump të rikonsiderohet, pasi ai thotë se për të dhe familjen e tij nuk ka kthim pas.

“Kthimi pas në Afghanistan na vendos ne në rrezik serioz. Atje nuk kemi siguri për vete, dhe rrezikojmë arrestimin, torturën dhe ndoshta edhe vdekjen”, thotë ai.

32 vjeçari thotë se personat që bashkëpunuan me SHBA përndiqen nga talebanët dhe shpesh i nënshtrohen torturës dhe poshtërimit e dehumanizimit. Vetë ai thotë se e ka përjetuar në kurriz një torturë të tillë, pasi talebanët zbuluan që kishte punuar për një kompani amerikane.

“Unë jam një prej viktimave të brutalitetit. Kur u arrestova nga talebanët dhe kur pas marrjes në pyetje ata mësuan nga telefoni që kisha bashkëpunuar me forca të SHBA, iu nënshtrova një torture fizike e mendore të tmerrshme”, thotë ai. Për të dhe të tjerë afganë që ndodhen në Shëngjin kthimi pas është dënim me vdekje.

32-vjeçari thotë se shpreson që arratia nga Afganistani do i mundësojë atij dhe 4 fëmijëve një jetë më të mirë. Ai thotë se ka një vajzë 13-vjeç që ëndërron të bëhet doktoreshë dhe shpreson që kjo t’i bëhet e mundur, pasi talebanët ua kanë hequr këtë mundësi vajzave.

“Gjithçka shpresoj është që SHBA të mbajnë premtimin që u kanë dhënë aleatëve të tyre afganë dhe të na transferojnë në një vend të sigurt”, thotë ai.

Megjithatë 32-vjeçari nuk e fsheh frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç ai do të donte dhe anulimi i fluturimit të 30 janarit ia ka shtuar ankthet.

“Sërish m’u shfaq parasysh situata e rëndë në Afganistan. Jemi frikësuar se qeveria e SHBA na ka braktisur dhe do të na dërgojnë sërish pas”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Publikuar më 01.07.2025
Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryemin...

Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe. “Pranoj ftesën e Kryeministrit […]

Lexo më shumë

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Publikuar më 01.07.2025
Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mb...

Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian. “Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri […]

Lexo më shumë

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Publikuar më 30.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN p...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore. Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje […]

Lexo më shumë

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

Publikuar më 30.06.2025
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit...

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi shqiptarët në Britani dhe përqindjen e tyre në burgje. Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për […]

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Publikuar më 30.06.2025
Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” ...

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Sipas Krajës, njoftimi […]

Lexo më shumë

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Temperatura deri në 42 gradë, “bomba” e të nxehtit ka goditur Europën

Publikuar më 30.06.2025
Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperat...

Evropa po përjeton një valë të paparë të nxehti, me temperatura që arrijnë në 42°C në shumë zona. Në Britaninë jugore, zhiva arriti në 31°C , këtë të diel ndërsa metereologët parashikojnë që temperatura do të jetë edhe më e lartë të hënën, me maksimumi deri në 34°C në Anglinë qendrore dhe lindore nivele që […]

Lexo më shumë

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Rama tregon pse refuzoi kërkesën e kryeministrit britanik për të pranuar refugjatët: Ma kërkoi edhe Boris Johnson, edhe Rishi dhe thashë jo. Por kur Italia na kërkon diçka, themi “Po”, pikë!

Publikuar më 26.06.2025
Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkues...

Një plan i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median prestigjioze The Guardian.  Kreu i qeverisë, sipas medias britanike, është shprehur se ideja që Mbretëria […]

Lexo më shumë

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Biznesmeni Jared Kushner dhe vajza e presidentit Donald Trump vizitojnë Vlorën

Publikuar më 26.06.2025
Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, te...

Biznesmeni Jared Kushner ndodhet për një vizitë në Vlorë, teksa është shoqëruar nga bashkëshortja tij, vajza e Donald Trump, Ivanka Trump. Çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz. Në fotografinë e realizuar në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda