×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama tallet me opozitën: I kemi si hudhra, na mbajnë larg syrit të keq, shejtanët na motivojnë 1 mijë herë më shumë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, një investim që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu as ironitë ndaj kritikëve, duke i cilësuar ata si “shejtanët” që “në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq”.

“Shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq. Në rastin më të mirë na motivojnë 1 mijë herë më shumë që të bëjmë 1 mijë herë më shumë punë të mira dhe të jemi 1 mijë herë më kritikë me vetveten,” u shpreh kryeministri.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se godinat në Qytetin Studenti mund të kategorizohen si të kategorisë “A” në çdo vend europian.

“Gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë, jo si komentet në FB apo fjalët në televizor që nuk kanë nevojë për kohë e nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar, por duan kohën e tyre. E bëmë me shpejtësi një rehabilitim të një numri godinash.

Duhet të ofrojmë kushte maksimale me kushtet më të mira në krahasim me kushtet e studentëve në BE. Është një konvikt që do të qëndronte në kategorinë A të çdo vendi në BE. Ka konvikte edhe në Paris e Londër që janë 4 vetë në një dhomë. Këtu çdo dhomë ka dushin e vet.

Kjo është një ambicie që me mundësive që rrisim çdo vit falë rritjes së ekonomisë, të bëjmë gjëra që i qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohës, jo gjëra për sot e nesër.

Ndërkohë po në këtë qytet po ngrihet edhe Kolegji i Europës. Shqipëria është një histori suksesi, për të ardhur keq që për ata që nuk duan qeverinë, mohojnë faktin që Shqipëria që është vendi i përbashkët i të gjithëve pavarësish nëse janë jo me qeverinë, është një histori suksesi’, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Publikuar më 03.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar sot kontrollin e fundit të ushtruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e ish-Bllokut. Xoxa përmes avokatit të saj, ka dorëzuar ankimimin ku ka kundërshtuar kontrollin e kryer më datën 14 janar në një godinë të regjistruar si […]

Lexo më shumë

Rama vlerëson Veliajn: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet

Rama vlerëson Veliajn: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet

Publikuar më 03.02.2025
“Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet d...

“Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet dhe mbështetja jonë”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore. Në fjalën e tij, kryeministri […]

Lexo më shumë

U vetëvra në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, prokuroria mbyll hetimet, kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit

U vetëvra në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, prokuroria mbyll hetimet, kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit

Publikuar më 03.02.2025
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me mbytje...

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me mbytjen në lumin Buna të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj të mitur. Organi i akuzës ka hedhur poshtë përfshirjen e një personi të tretë në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në maj të vitit 2024. Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se autor për vrasjen […]

Lexo më shumë

Pushohen nga puna dy zyrtarë të lartë të USAID-it, Elon Musk: Organizatë kriminale që do të vdesë!

Pushohen nga puna dy zyrtarë të lartë të USAID-it, Elon Musk: Organizatë kriminale që do të vdesë!

Publikuar më 03.02.2025
Dy zyrtarë të lartë të sigurisë në Agjencinë Amerikane për Z...

Dy zyrtarë të lartë të sigurisë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) thuhet se janë pushuar nga puna nga administrata e Presidentit Donald Trump. Vendimi është marrë pasi ata u përpoqën të parandalonin një auditim nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i udhëhequr nga CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.  Një ekip inspektorësh të […]

Lexo më shumë

“Politico”: Si u hodh në erë plani i Melonit për emigrantët në Shqipëri

“Politico”: Si u hodh në erë plani i Melonit për emigrantët në Shqipëri

Publikuar më 03.02.2025
Revista e njohur “Politico” i ka kushtuar një shkrim dështim...

Revista e njohur “Politico” i ka kushtuar një shkrim dështimit të tretë të qeverisë italiane për të mbajtur emigrantë në kampin e Gjadrit në Shqipëri. “Hidhet në erë plani i migracionit në Shqipëri i Giorgia Melonit pas dështimit të tretë” – titullohet shkrimi që e përditshmja i ka kushtuar asaj që po ndodh me paktin […]

Lexo më shumë

Rama sulmon ashpër Berishën: Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, në tre vaktet merren me librin e shtëpisë time

Rama sulmon ashpër Berishën: Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, në tre vaktet merren me librin e shtëpisë time

Publikuar më 03.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjig...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e kritikon për qëndrimet e tij ndaj opozitës. Rama thotë se me opozitën rrallë merret, ndërsa e akuzon se “që tre vaktet në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara”. Ai […]

Lexo më shumë

Urdhëri i Trump për dëbimin nga SHBA-të, edhe 1874 shqiptarë mes 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm

Urdhëri i Trump për dëbimin nga SHBA-të, edhe 1874 shqiptarë mes 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm

Publikuar më 31.01.2025
Me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan...

Me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të dëbojë miliona njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa leje. Kjo popullsi zakonisht quhet nga administrata e re si “e padokumentuar”, “e paautorizuar” ose “e paligjshme”. Në mesin e 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm, të cilët kanë […]

Lexo më shumë

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Do të ketë survejim me kamera në 20 qytete, policia do të marrë informacione në kohë reale

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Do të ketë survejim me kamera në 20 qytete, policia do të marrë informacione në kohë reale

Publikuar më 31.01.2025
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit m...

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. Kreu i qeverisë tha se në fokus do të jenë shkelësit dhe qarkullimi rrugor. Duke dhënë detaje për planin e ri të sigurisë, Rama tha se përmes sallave të monitorimit do të jepen informacione në kohë reale për çdo ndodhi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda