×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U vetëvra në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, prokuroria mbyll hetimet, kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me mbytjen në lumin Buna të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj të mitur. Organi i akuzës ka hedhur poshtë përfshirjen e një personi të tretë në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në maj të vitit 2024.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre, Alma Arrazi, e cila vendosi t’i japë fund jetës bashkë me dy vajzat e moshës 9 dhe 8-vjeç, si edhe djalin 3-vjeçar, mbrëmjen e 2 Majit duke u hedhur në lumin Bunë.

Organi i akuzës ndërkohë ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për bashkëshortin e viktimës, shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së Alma Arrazit.

Nëse dënohet, Erdgys Arrazi do të qëndrojë 4 vite pas hekurave pasi dënim i ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas prokurorisë, bashkëshorti i viktimës ka kryer sjellje që diskreditojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës.

Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës, Alma Arrazi kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës.

39-vjeçarja Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës.

Tre ditë tragjedisë, një peshkatar gjeti rastësisht trupin e njërës prej vajzave. Më pas në vendngjarje shkuan polumbarët e forcave RENEA nga Tirana, të cilët pas disa ditësh kërkime arritën që të gjejnë në vende të ndryshme trupat e tjerë, të nënës dhe dy fëmijëve të mbytur në ujë.

Policia pas kësaj ngjarje të rëndë arrestoi bashkëshortin e viktimës dhe babain e tre fëmijëve. Erdgys Arrazi ka mohuar se është ai shkaktari i vetëvrasjes së bashkëshortes dhe për rrjedhojë edhe i tre fëmijëve të mitur duke thënë se dyshimet dhe akuzat se e ka keqtrajtuar dhe dhunuar psikologjikisht apo fizikisht gruan ishin të pavërteta, por më pas i dyshuari ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Pavarësisht këtyre pretendimeve në përfundim të hetimeve prokuroria e cilëson si fajtor 32-vjeçarin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes duke kërkuar 6 vite burg në Gjykatën e Shkodrës.

Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i togave të zeza pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe mbrojtjes që do të paraqesin avokatët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë të pranojë kërkesën e kryebashkiakut

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia: Presim nga Gjykata e Lartë të pranojë kërkesën e kryebashkiakut

Publikuar më 13.03.2025
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me...

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ndaj biznesmenit Elman Abule, togat e zeza kanë zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Biznesmeni, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, urdhërohet që të mos largohet nga banesa e […]

Lexo më shumë

Lista e plotë e PS në 12 Qarqe! Rama kryeson Tiranën, futet si kandidat edhe Endrit Braimllari i larguar nga PL, ndërsa “xhaketat e vjetra” lihen në listë të hapur

Lista e plotë e PS në 12 Qarqe! Rama kryeson Tiranën, futet si kandidat edhe Endrit Braimllari i larguar nga PL, ndërsa “xhaketat e vjetra” lihen në listë të hapur

Publikuar më 13.03.2025
Zbardhet lista e plotë e kandidatëve për deputet të Partisë ...

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në 12 Qarqe. Edi Rama shuan dilemat dhe ka marrë kryesimin e listës së Tiranës. Ajo që bie në sy është fakti se nga deputetët e ‘vjetër’ ka përfshirë në listë vetëm Lindita Nikollën, Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun. Po ashtu dhe […]

Lexo më shumë

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat ...

Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit. Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia […]

Lexo më shumë

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

 Publikohen listat e mbyllura të PD-së për Tiranën, Korçën, Fierin, Durrësin. Berisha tregohet bujar me aleatët, por jo me ish-përkrahësit e Bashës

Publikuar më 12.03.2025
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatë...

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës, duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën. Në Tiranë do të jetë i pari në listë, Sali Berisha, […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Apeli i GJKKO shpall nesër në 10.00 vendimin për Erion Veliajn. Dita e dytë e seancës zgjat mbi 3 orë, kryebashkiaku kundërshton akuzat

Publikuar më 12.03.2025
Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn...

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për Erion Veliajn i cili kërkon rrëzimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Vendimi do të shpallet të enjten në orën 10.00 nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi. Seancën e sotme e cila zgjati më shumë se 3 orë, foli kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion […]

Lexo më shumë

Gara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, Komisioni i Medias përzgjedh kandidatët! Pritet miratimi i tyre në Kuvend

Gara për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, Komisioni i Medias përzgjedh kandidatët! Pritet miratimi i tyre në Kuvend

Publikuar më 11.03.2025
Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryet...

Komisioni i Medias ka zgjedhur emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH. Kandidatët e përzgjedhur për kryetar janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, ndërsa për anëtarë të Këshilli Drejtues janë; Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita. Emrat tashmë pritet të kalojnë […]

Lexo më shumë

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Lufta tregtare, Kanadaja kërcënon se do të shkëpusë plotësisht energjinë elektrike për tre shtete amerikane

Publikuar më 11.03.2025
Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kan...

Ndërsa, Donald Trump po vazhdon luftën e tij tregtare me Kanadanë duke u zotuar se ‘thjesht do t’i kthejë të gjitha’ me tarifa më të ashpra reciproke muajin e ardhshëm, Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, kërcënoi se do t’i shuante dritat. Ford ka zbatuar tashmë një premtim për të vendosur një tarifë 25% për energjinë […]

Lexo më shumë

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Ilir Meta kërkoi që të jetë në listën e hapur të Partisë së Lirisë: Pa sakrificë ekstreme nuk ka fitore madhështore! Mafia s’luftohet duke pritur dhurata nga qielli

Publikuar më 11.03.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një dit...

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi Kryesia e PL-së, vendosi që ai të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të qarkut të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se pa sakrificë ekstreme nuk mund të ketë fitore madhështore. Mafia – thote […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda