Kryepeshkopi Anastas Janulltos është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e sotëm (25 Janar).
Kryepeshkopi 95-vjeçar shfaqi simptoma të virusit dhe u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.
Por, u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Anastas Janullatos iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale, por pas disa ditësh në intubim u nda nga jeta.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, do të prehet në vendin tonë.
Sipas burimeve për News24, trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri pasi ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale.
Gjithashtu është një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes.
Ndërkohë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore.
Kryepeshkopi Anastas Janulltos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e sotëm (25 Janar).
Kryepeshkopi 95-vjeçar shfaqi simptoma të virusit dhe u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.
Jetëshkrimi i Kryepeshkopit
Anastas Janullatos ka lindur më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire të Greqisë. Ai ishte nga viti 1992, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më 22 dhjetor 2017, iu dha shtetësia shqiptare nga presidenti i atëhershëm i vendit, Ilir Meta. Emri i Janullatosit është i lidhur me rilindjen e ortodoksisë lindore në Shqipëri, mbasi praktikimi i fesë nuk ishte i lejuar me ligj në vitet 1967-1991.
Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.
Veprimtaria shkencore
Janullatos ka qenë lektor për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë në Universitetin e Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve në 1972-1976. Më pas u kthye në Greqi, ku qe profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996, Prof. Emeritus 1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet ishte drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986 dhe dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986. Vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Janullatos ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982)
Janullatos gjithashtu ka qenë Doktor Nderi i Theologjisë nga Fakulteti Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Brooklyn Masaçusec, USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Gjithashtu ishte doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009), doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
Së fundi Janullatos ishte Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996)i i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996), i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998), i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001), i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002), i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002), Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004), i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007), i Universitetit të Korçës (2008), i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Ai ishte partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001), anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim ishte anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.
Kryepeshkop i Shqipërisë
Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë. Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme.
U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.
U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar “Logos” Arkivuar 3 qershor 2019 tek Wayback Machine, një lice profesional; 5 shkolla fillore dhe të mesme; një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj). Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai ishte anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.
Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga i artëhershëm Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009.
Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Ngushëllimet
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkoit Anastas Janullatos. Në mesazh shprehen ngushëllimet për humbjen e madhe me shuarjen e Fortlumturisë së Tij. Janullatos ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë dhe kryetar i KNFSH-së për 2 mandate.
“Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.
Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.
Kryepeshkopi Anasta ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024).
Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!
Pushoftë në paqe!”, thuhet në reagim.
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Në një postim në rrjetet sociale , kreu i shtetit ka vlerësuar figurën e Kryepeshkopit ndërsa ka ngushëlluar besimtarët për humbjen.
“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar. Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.
Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.
Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”, shkruan Begaj.
Ish-Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
“Ky është një moment pikëllimi jo vetëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por për të gjithë ata që patën fatin të njihnin dhe të vlerësonin kontributin e tij për paqen, dialogun fetar dhe veprat bamirëse në shërbim të njerëzve në nevojë”, shkruan Basha.
Ai shprehet se Kryepeshkopi do të mbetet një simbol i përkushtimit shpirtëror, i urtësisë dhe i forcës së karakterit.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Meta shkruan se kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i vyer i Fortlumturisë së Tij në më shumë se tre dekada i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së saj kudo në botë.
“Trashëgimia e Kryepeshkopit Anastas do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe kujtimi i Tij do të jetë i paharruar!”, shkruan Meta nga burgu 313.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/