×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qytetarët kroatë protestojnë ndaj rritjes së çmimeve, bojkotimi i blerjeve ul me përgjysmë shitjet

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare.

market

Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për rritjen e inflacionit.

Thirrja për bojkot u shpërnda nëpër rrjetet sociale përmes së cilës iu bë thirrje kroatëve që të “mos blejnë asgjë”.

Deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40 për qind më pak fatura krahasuar me periudhën e njëjtë të premten e kaluar, tha përmes një njoftimi administrata tatimore e shtetit.

Qarkullimi i përgjithshëm ishte 47 për qind më i ulët krahasuar me javën e kaluar, shtoi kjo administratë.

Rreth mesditës, vetëm disa konsumatorë po blinin në një supermarket në qendër të Zagrebit, ku zakonisht është i mbushur me njerëz gjatë ditës, raportoi AFP-ja.

“Shitësit nuk do të dëmtohen financiarisht, por ky është një mesazh i rëndësishëm simbolik se rritja e çmimeve duhet të ndalet”, tha për AFP-në, Danko Horvat, qytetar nga Zagrebi.

Grupet e konsumatorëve u shprehën të kënaqur me përgjigjen e publikut.

Bojkoti tronditi shitësit, tha Josip Kelemen, nga grupi për mbrojtjen e konsumatorëve “Halo, inspektore”, që bëri thirrje për protestë.

“Njerëzit ndihen të mashtruar”, tha Kelemen. “Edhe ata që janë të pasur na kanë mbështetur, edhe ata ndihen njësoj”.

Bojkoti po ashtu është mbështetur nga partitë opozitare, sindikatat e tregtisë, disa persona të njohur si dhe nga dy ministra.

Raportimet e mediave lokale dhe postimet në rrjetet sociale kanë shfaqur dyqane të zbrazura në mbarë Kroacinë.

Bojkotimi i së premtes është mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që do të merret parasysh, tha kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, raportoi transmetuesi publik, HRT, më 24 janar.

“Është një mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që ata monitorojnë dhe krahasojnë çmimet dhe vlerësojnë se disa nga këto çmime janë të papranueshme krahasuar me produktet e ngjashme apo të njëjta që janë jashtë vendit. Në ditët e sotme, teknologjia na lejon që me lehtësi të krahasojmë çmimet e produkteve me çmimet në vendet tjera. Mesazhi i qytetarëve është i rëndësishëm dhe do të merret parasysh kur do të përcaktohen masat për kufizimet administrative të çmimeve për disa produkte, masa që Qeveria do t’i miratojë javën e ardhshme”, tha Pllenkoviq gjatë një mbledhjeje të Qeverisë.

Sipas ekspertëve, inflacioni në Kroaci gjerësisht është nxitur nga sektori i fryrë publik i shtetit, nga norma e lartë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar – norma më e lartë në Bashkimin Evropian – si dhe nga popullsia e Kroacisë që po plaket e po tkurret.

Në dhjetor të vitit të kaluar, inflacioni vjetor në Kroaci arriti në 4.5 për qind – më i larti në Eurozonë, ku mesatarja e inflacionit është 2.4 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare neto në Kroaci në nëntor ishte 1.366 euro.

Grupet e konsumatorëve janë ankuar vazhdimisht se në Kroaci çmimet janë rritur vazhdimisht që kur shteti miratoi euron si monedhë të saj në janar të vitit 2023./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Lajmi për “vdekjen” e Lulzim Bashës, ironia e Edi Ramës: Mos e prish gjumin për kaq gjë, të marrshin të keqen

Lajmi për “vdekjen” e Lulzim Bashës, ironia e Edi Ramës: Mos e prish gjumin për kaq gjë, të marrshin të keqen

Publikuar më 27.01.2025
Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të politikanit...

Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të politikanit Lulzim Basha, “mori dhenë” gjatë ditës së sotme nëpër media. Në lidhje me këtë “zhurmë mediatike”, ka reguar dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili me ironinë dhe sarkazmën që e karakterizon, i shkroi dy fjalë për kundërshtarin e tij politik. “Mos e prish […]

Lexo më shumë

Lajmi për vdekjen në aksident, reagon Basha: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë

Lajmi për vdekjen në aksident, reagon Basha: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë

Publikuar më 27.01.2025
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha&nbs...

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të rremë në rrjetet sociale, ku pretendohej për një aksident automobilistik me pasoja fatale për të. “Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan […]

Lexo më shumë

Me nderimet më të larta dhe nën tingujt funebër të bandës së marinës, niset drejt Shqipërisë arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Janullatos, varroset të enjten në Tiranë

Me nderimet më të larta dhe nën tingujt funebër të bandës së marinës, niset drejt Shqipërisë arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Janullatos, varroset të enjten në Tiranë

Publikuar më 27.01.2025
Qindra besimtarë ortodoksë mbërritën mëngjesin e kësaj të hë...

Qindra besimtarë ortodoksë mbërritën mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Katedrales “Ungjillëzimi i Hylindëses” në Athinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Trupi me arkëmortin e Janullatos u nis nga Katedralja e Athinës në orën 10:00, nën tingujt vajtues të bandës së marinës. Mes lotëve, duartrokitjeve një […]

Lexo më shumë

U shua në moshën 95-vjeçare, kush ishte Anastas Janullatos, Kryepeshkopi që u vendos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale në vitin 1992. Amaneti pë t’u varrosur në Shqipëri

U shua në moshën 95-vjeçare, kush ishte Anastas Janullatos, Kryepeshkopi që u vendos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale në vitin 1992. Amaneti pë t’u varrosur në Shqipëri

Publikuar më 25.01.2025
Kryepeshkopi Anastas Janulltos është ndarë nga jeta në moshë...

Kryepeshkopi Anastas Janulltos është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e sotëm (25 Janar). Kryepeshkopi 95-vjeçar shfaqi simptoma të virusit dhe u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor. Por, u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë pasi gjendja […]

Lexo më shumë

Turistët italianë, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë, shtohen edhe polakët, por tkurren ata nga Kosova

Turistët italianë, “adhuruesit” më të mëdhenj të Shqipërisë, shtohen edhe polakët, por tkurren ata nga Kosova

Publikuar më 24.01.2025
Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lok...

Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht. Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme nga viti në vit sa i takon vizitorëve në vend. Për 11 mujorin 2024, në vend kanë hyrë gati 1.2 milionë shtetas italianë, me […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Publikuar më 23.01.2025
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kë...

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur disa kalimtarë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur te rruga e “Elbasanit” ku makina me shofer një 52-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka goditur një 63-vjeçar me biçikletë […]

Lexo më shumë

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Publikuar më 23.01.2025
Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar s...

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror. Aleks Soros ka postuar foto me kreun e qeverisë shqiptare në Instagram, ndërsa shkruan “Shqipëria, e para nga të gjitha”. “Kthim në Davos të Zvicrës për […]

Lexo më shumë

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Publikuar më 23.01.2025
Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u s...

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht. Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda