×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Media italiane pas marrëveshjes Rama-Meloni në Abu Dhabi për kabuj nënujorë: Po sikur centralin bërthamor ta bëjmë Shqipëri?

Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë? Ideja vërtitet në mediat italiane pas marrëveshjes që Rama dhe Meloni nënshkruan në Abu Dhabi, për kabuj nënujorë që do të përcjellin rrymën nga vendi jonë drejt Italisë, një investim nënujor gati një miliard euro, në një kohë që Shqipëria ende nuk përmbush dot nevojat e saj me energji. Dhe nën rrogoz mund të fshihet një projekt akoma më i rëndësishëm se sa thjesht kabujt që kalojnë nën Adriatik.

Është Staffeta Online, një faqe lajmesh në Itali që spekuloi e para, mbi shanset për ndërtimin e një reaktori bërthamor për Italinë në territor shqiptar. Në Itali, po diskutohet që tani për një projekligj që rikthen projektet e prodhimit të energjisë nukleare. Dokumenti është në tryezën e kryeministres Xhorxhia Meloni dhe shumë shpejt, gati dy javë duhet marrë një vendim.

Spekulimi i gazetarëve italianë bazohet së pari, në zgjidhjen që i dha Meloni problemit të emigrantëve, të  cilin e transportoi drejt Shqipërisë dhe së dyti në marrëveshjen që Rama-Meloni firmosën në Emiratet e Bashkuara dhe ku folën për energjinë që do të prodhohej në Shqipëri dhe do të përcillej drejt Italisë.

“është në përputhje edhe me prirjen e qeverisë për të kontraktuar çështje të mprehta si emigracioni përtej Adriatikut,- shkruan faqja e lajmeve online, duke vazhduar,- ka qarkulluar këto orë si një batutë (por jo vetëm), pas misionit të kryeministres në Abu Dhabi”.

Ideja e Staffeta Online është ende e pakonfirmuar, por sinjalet të çojnë pikërisht në këtë skenar. I njëjti version, i një zgjidhjeje në territor shqiptar, u raportua edhe nga agjensia e lajmeve ANSA, që shpjegon se përse Meloni do të refuzohej nga italianët kudo ku do të propozonte ngritjen e një reaktori nuklear.

ANSA citon ministrin e energjisë në qeverinë italiane, që thotë se kërkesa për energji elektrike do të dyfishohet në njëzet vitet e ardhshme dhe se pa atomin nuk do të jetë e mundur të plotësohen nevojat e vendit. Energjia bërthamore llogaritet se do t’i jepte Italisë pavarësi energjetike dhe energji elektrike me kosto të ulët.

Por rikthimi tek energjia bërthamore nuk është i lehtë.

Pro janë Forza Italia, Lega, Azione, Italia Viva, +Europa dhe Confindustria. Partia Demokratike është skeptike, por nuk ka një JO përfundimtare.

Kundër janë Lëvizja Pesë Yjet, Partia e Gjelbër dhe shoqatat mjedisore.

Edhe partia që drejtohet nga Xhorxhia Meloni “Vëllazëria Italiane” është e ndarë, mes nuklearistëve dhe anti-nuklearistëve. Për t’i mbajtur të dy grupet së bashku, Meloni ka thënë se synon shkrirjen bërthamore (një teknologji futuriste, që ndoshta do të jetë gati pas 30 vjetësh).

Problemi për Melonin është se, edhe sikur ligji për reaktorin nuklear të miratohet në parlament, qytetarët italianë mund të nisin një referendum për abrogimin e tij. Për të mos llogaritur këtu protestat që do të nxjerrin në rrugë qytetarët, që banojnë pranë vendit që zgjidhet për ngritjen e termocentralit bërthamor, parashikon ANSA.

Prandaj gazetarëve italiane u duket interesante ideja që termocentralet bërthamore t’i dërgojnë në Shqipërinë fqinje, aty ku referendumet janë harruar, po as protestat nuk pinë ujë.

“Nuk është për t’u habitur që faqja e internetit e energjisë Staffetta Quotidiana ka spekuluar se impiantet e reja mund të ndërtohen në Shqipëri dhe të lidhen me Italinë me një kabllo nënujore” shkruan ANSA.

Nuk është për t’u habitur as pse Shqipëria tashmë po shihet nga liderët perëndimorë si një lloj koshi ku mund të depozitohen ndotjet dhe problemet e qeverive të tyre, për të cilat institucionet në vendet demokratike refuzojnë të binden, siç ishte rasti i ngritjes së burgjeve për afrikanët.

Diferenca është se në vendet europiane vota, protestat dhe referendumet ende mbeten një mjet real në duart e qytetarëve. Kurse në Shqipëri mjafton fjala e Edi Ramës, e sheqerosur me pak propagandë, dhe këtu ndërtohen burgje, mbyllen rrjete sociale apo jepen falas plazhe dhe ishuj pa u ndjerë askush.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Publikuar më 23.01.2025
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kë...

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur disa kalimtarë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur te rruga e “Elbasanit” ku makina me shofer një 52-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka goditur një 63-vjeçar me biçikletë […]

Lexo më shumë

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Publikuar më 23.01.2025
Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar s...

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror. Aleks Soros ka postuar foto me kreun e qeverisë shqiptare në Instagram, ndërsa shkruan “Shqipëria, e para nga të gjitha”. “Kthim në Davos të Zvicrës për […]

Lexo më shumë

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Publikuar më 23.01.2025
Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u s...

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht. Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa […]

Lexo më shumë

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Publikuar më 23.01.2025
Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në ...

Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në vendin tonë, pasi kryeministri Edi Rama një mua më parë njoftoi se rrjeti social nuk do të jetë më aktiv në vendin tonë. Por duket se qëndrimi i Ramës rreth TikTok, është ndryshuar pas një takimi me një zyrtare të kompanisë. Mediat e huaja shkruajnë […]

Lexo më shumë

Ilir Beqja gjyqtares: Edhe sikur me vdekje apo burg përjetshëm të më akuzosh e dënosh, nuk do të njollosësh emrin tim, të familjes, qeverinë e Ramës dhe PS-në

Ilir Beqja gjyqtares: Edhe sikur me vdekje apo burg përjetshëm të më akuzosh e dënosh, nuk do të njollosësh emrin tim, të familjes, qeverinë e Ramës dhe PS-në

Publikuar më 23.01.2025
Është zbardhur deklarata e plotë e ish-ministrit të Shëndetë...

Është zbardhur deklarata e plotë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, ku ai kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga gjyqi paraprak për dosjen e aferës së koncesionit të sterilizimit, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata. Gjatë fjalës së tij, Ilir Beqaj ka sulmuar gjyqtaren Flojera Davidhi, […]

Lexo më shumë

Pas fatkeqësisë së zjarrit ndizet debat i ashpër në Turqi, qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për fajtorët

Pas fatkeqësisë së zjarrit ndizet debat i ashpër në Turqi, qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për fajtorët

Publikuar më 23.01.2025
Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në q...

Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë.  Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në […]

Lexo më shumë

Berisha flet për Trump: Rikthimi më i fuqishëm në historinë e njerëzimit, fitoi në 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës

Berisha flet për Trump: Rikthimi më i fuqishëm në historinë e njerëzimit, fitoi në 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës

Publikuar më 23.01.2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar mbr...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar mbrëmë ekspozitën dedikuar Donald Trump dhe të titulluar “Triumph” të piktorit Avni Delvina. Berisha është shprehur se fitorja e Donald Trump në 5 nëntor ishte si shpëtim për Amerikën, por edhe si shpëtimtar i lirisë së botës. Ai tha se rikthimi i republikanit në Shtëpinë e Bardhë […]

Lexo më shumë

Deputeti socialist propozon para zgjedhjeve: Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg

Deputeti socialist propozon para zgjedhjeve: Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg

Publikuar më 22.01.2025
Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që para...

Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia po ngjall kritika. Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda