×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha flet për Trump: Rikthimi më i fuqishëm në historinë e njerëzimit, fitoi në 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar mbrëmë ekspozitën dedikuar Donald Trump dhe të titulluar “Triumph” të piktorit Avni Delvina.

Berisha është shprehur se fitorja e Donald Trump në 5 nëntor ishte si shpëtim për Amerikën, por edhe si shpëtimtar i lirisë së botës. Ai tha se rikthimi i republikanit në Shtëpinë e Bardhë është rikthimi më i fuqishëm në historinë e njerëzimit.

“Së pari, dua të përgëzoj nga zemra Avni Delvinën për këtë ekspozitë, kushtuar ndofta ngjarjes më të rëndësishme pas luftës së dytë botërore dhe rënies së murit të Berlinit. Rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit të Donald Trump në fronin kryesor, në Shtëpinë e Bardhë.

Siç e shikoni në këtë ekspozitë, Avni Delvina ka një frymëzim sa tokësor aq dhe hyjnor. Por në mënyrë të pa mohueshme, rikthimi dhe inaugurimi i Donald Trump si president i 47 i SHBA-së, është një moment, sa hyjnor aq dhe tokësor.

Është hyjnor mbasi armiqtë e lirisë, përfaqësuesit e anëve më të zeza të njeriut dhe njerëzimit, marksistë-lelinistët, përtej marksistët, sorosianët ishin të angazhuar në një betim se Donald Trump nuk do të bëhej kurrë president i SHBA-së.

Zoti i shpëtoi atij jetën në 1 të shumtën e milimetrit dhe ky episod u përsërit edhe më vonë, përsëri Donald Trump arriti të fitojë me 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës, por të jemi realist si shpëtimtari i lirisë së botës.

Nuk mund të mohohet se pushtimi i fuqisë së SHBA-së nga ekstremi i majtë nga marksistë-lelinistë dhe post marksistët, sorosianët, përbënte një rrezik madhor për lirinë, familjen dhe identitetin njerëzor.

Marksi siç e dini në doktrinën e tij terroriste, parashikonte krijimin me çdo çmim të njeriut të ri. Xhorxh Soros e çoi dhe më tej doktrinën e Marksit, krijimin, ndërhyrjen në gjininë njerëzore, në vetë identitetin biologjik të njeriut.

Nëqoftëse Marksi mbeti në rrafshin e psikologjisë, Sorosi e shtriu atë përtej psikologjisë dhe vetë biologjinë e qenieve njerëzore.

Për fatin më të keq Shqipëria, njëlloj si dikur që ishte kopshti i lulëzuar eksperimental i stalinizmit, u shndërruar në këto vite në kopshtin e lulëzuar eksperimental të monstrës së njerëzimit që quhet, Xhorxh Soros.

Flamuri i ekstremit të majtë amerikan ishte flamuri i censurës dhe kjo përbënte një kërcënim të jashtëzakonshëm për lirinë e botës.

Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi të qartë se gjithçka fillon me luftën kundër fjalës. Ekstremi i majtë në SHBA arriti ta shndërrojë censurën në politikë zyrtare ta imponojë atë në mbarë botën. Të krijohen zyrat e censurës, të krijohen komisionet e censurës.

Po kështu u krijuan drejtësitë njëlloj si në diktaturat totalitariste, të cilat duhet të përdoreshin sipas shembullit të SHBA-së, për burgosjen, ndëshkimin e kundërshtarëve politikë.

Pra u rikthye një moto, por tani në kushte të tjera të cilën e pa përshkruar me aq mjeshtëri At Zef Pllumi në librin e tij; Pas nesh, do jemi ne, nuk ka më alternativë’, tha gjatë deklaratës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Publikuar më 23.01.2025
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kë...

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur disa kalimtarë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur te rruga e “Elbasanit” ku makina me shofer një 52-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka goditur një 63-vjeçar me biçikletë […]

Lexo më shumë

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Publikuar më 23.01.2025
Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar s...

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror. Aleks Soros ka postuar foto me kreun e qeverisë shqiptare në Instagram, ndërsa shkruan “Shqipëria, e para nga të gjitha”. “Kthim në Davos të Zvicrës për […]

Lexo më shumë

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Publikuar më 23.01.2025
Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u s...

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht. Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa […]

Lexo më shumë

Media italiane pas marrëveshjes Rama-Meloni në Abu Dhabi për kabuj nënujorë: Po sikur centralin bërthamor ta bëjmë Shqipëri?

Media italiane pas marrëveshjes Rama-Meloni në Abu Dhabi për kabuj nënujorë: Po sikur centralin bërthamor ta bëjmë Shqipëri?

Publikuar më 23.01.2025
Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për ...

Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë? Ideja vërtitet në mediat italiane pas marrëveshjes që Rama dhe Meloni nënshkruan në Abu Dhabi, për kabuj nënujorë që do të përcjellin rrymën nga vendi jonë drejt Italisë, një investim nënujor gati një miliard euro, në një kohë që Shqipëria ende nuk përmbush dot […]

Lexo më shumë

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Publikuar më 23.01.2025
Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në ...

Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në vendin tonë, pasi kryeministri Edi Rama një mua më parë njoftoi se rrjeti social nuk do të jetë më aktiv në vendin tonë. Por duket se qëndrimi i Ramës rreth TikTok, është ndryshuar pas një takimi me një zyrtare të kompanisë. Mediat e huaja shkruajnë […]

Lexo më shumë

Ilir Beqja gjyqtares: Edhe sikur me vdekje apo burg përjetshëm të më akuzosh e dënosh, nuk do të njollosësh emrin tim, të familjes, qeverinë e Ramës dhe PS-në

Ilir Beqja gjyqtares: Edhe sikur me vdekje apo burg përjetshëm të më akuzosh e dënosh, nuk do të njollosësh emrin tim, të familjes, qeverinë e Ramës dhe PS-në

Publikuar më 23.01.2025
Është zbardhur deklarata e plotë e ish-ministrit të Shëndetë...

Është zbardhur deklarata e plotë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, ku ai kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga gjyqi paraprak për dosjen e aferës së koncesionit të sterilizimit, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata. Gjatë fjalës së tij, Ilir Beqaj ka sulmuar gjyqtaren Flojera Davidhi, […]

Lexo më shumë

Pas fatkeqësisë së zjarrit ndizet debat i ashpër në Turqi, qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për fajtorët

Pas fatkeqësisë së zjarrit ndizet debat i ashpër në Turqi, qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për fajtorët

Publikuar më 23.01.2025
Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në q...

Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë.  Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në […]

Lexo më shumë

Deputeti socialist propozon para zgjedhjeve: Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg

Deputeti socialist propozon para zgjedhjeve: Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg

Publikuar më 22.01.2025
Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që para...

Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia po ngjall kritika. Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda