Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në resortin e skive Kartalkaya të provincës Bolu, Turqi, la pas 66 viktima dhe 51 të plagosur.
“Fatkeqësisht, nga zjarri humbëm 66 jetë”, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.
Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, tha se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rënduar.
Zjarri nisi në orën 03:30 (ora lokale) në katin e katërt të hotelit, i cili ka 161 dhoma, sipas një deklarate nga prefektura e Bolu.
Dëshmitë tronditëse
Baris Salgur, një punonjës i një resorti afër vendit të tragjedisë tha për mediat turke kishte dëgjuar zëra dhe ulërima për ndihmë.
“Pashë njerëz që bërtisnin nga dritaret. Para se të arrinte zjarrfikësja, dy gra u hodhën nga katet e sipërme ”, tha ai.
Instruktori i skive Nejmi Kepcetutan tha se ai ndihmoi në shpëtimin e rreth 20 vizitorëve.
“Tymi ishte mbytës dhe njerëzit e kishin të vështirë të gjenin daljen e emergjencës”, tha ai.
Detaje tragjike dhanë edhe dëshmitarë të tjerë, si Ali Atmaja, i cili po përpiqej të ndihmonte ata që hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit.
“Ne vendosëm shtresa, me gjithë përpjekjet tona na humbën shumë jetë para syve”, tha ai.
“Njerëzit po bërtisnin. Ata varën çarçafë… disa u përpoqën të hidheshin”, shtoi një tjetër dëshmitar.
Katër arrestime
Prokuroria e Bolou nisi menjëherë një hetim për ngjarjen, duke caktuar gjashtë prokurorë dhe një ekip ekspertësh prej pesë anëtarësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe pronari i resortit.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu keqardhjen e tij të thellë, duke siguruar se hetimi do të vazhdojë pa ndërprerje për të caktuar përgjegjësinë. “Po marrim të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë”, theksoi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/