×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Veliaj reagon një ditë pas kontrollit te apartamenti i bashkëshortes: Nuk ka forcë në botë të më ndalojë të bëj fushatë më fuqishëm për fitoren e PS-së dhe Edi Ramës

SPAK ka vazhduar veprimet hetimore ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, të dy të dyshuar si pjesë e një skeme të pastrimit të parave të korrupsionit. Të martën, 14 janar, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle të befasishme në një apartament që përdorej nga Ajola Xoxa në funksion të kompanisë së saj “Harabel”.

Pas thirrjes së fundit në prokurori kur mësoi për denoncimin e Nesti Angonit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj e krahasoi punën e prokurorëve të SPAK me atë të sigurimit në diktaturë, duke i akuzuar se kanë përdorur presione dhe frikësim për t’i detyruar të dëshmojnë kundër vetes.

Sot, bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit dhe i përvesh mëngët për ta bërë Shqipërinë europiane. Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, ai nënvizoi se do të punojë edhe më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 Majit.

“Nuk ka gjë në botë të më ndalojë të jem aktivisti më shembullor për fitoren e PS në 11 maj. Do të punoj me gjithë energjinë dhe forcën time, me të gjitha orët e ditës sime dhe pasionin tim, sepse Tirana ka nevojë për Edi Ramën dhe PS. Tirana ka nevojë të shkojë edhe më lart, edhe më fort, edhe më shpejt”, tha ai.

Duke theksuar se PS nuk dorëzohet kurrë përballë forcave të liga, që nuk kanë bërë asnjë punë. “Asnjëherë nuk dorëzohemi! Kurrë, kurrë kurrë! Forcat e liga mund të bëhen bashkë, njerëzit që s’kanë prekur punë me dorë mund të llomotisin sa të duan, parti të reja me ide të vjetra mund të ketë sa të duash, në fletën e votimit lista është pa fund, por ka vetëm një forcë që kurrë, kurrë, kurrë nuk e ka tradhtuar Shqipërinë, kurrë nuk e ka tradhtuar rininë, kurrë nuk i ka lënë pas dore pensionistët, kurrë nuk e ka zhgënjyer besimin e njerëzve, si në opozitë, ashtu edhe në qeveri: Kjo është familja jonë, është Partia Socialiste e Shqipërisë, është Edi Rama, skuadra jonë kombëtare”, tha ai.

Bashkëdrejtuesi politik i PS në Tiranë shtoi se nuk ka asgjë që e ndalon PS-në për të arritur një superfitore në 11 maj. Ai u kërkoi aktivistëve socialistë që të punojnë këto 100 ditë nga data e zgjedhjeve për të arritur fitoren. Veliaj kujtoi edhe periudhën kur ishte Sekretar i Emigracionit në PS në vitet 2009-2011, duke e quajtur atë një arritje të jashtëzakonshme. “Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, ku po flasim për këto transformime, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit. Në këtë bulevard para 10 vitesh nuk kishte as kapakë pusetash. Kjo ka qenë Tirna para 10 vitesh. Punët e mira nuk i bëri as Zana e Malit, as shkopi magjik”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dyshohet se u zbulua gjatë hetimeve, BKH kontrollon edhe një apartament tjetër të Ajola Xoxës

Dyshohet se u zbulua gjatë hetimeve, BKH kontrollon edhe një apartament tjetër të Ajola Xoxës

Publikuar më 15.01.2025
Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli pë...

Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij. Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një ambjenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar paraditen e sotme nga […]

Lexo më shumë

Projekti 1.4 miliardë euro i dhëndrit të Trump, kompania që do ndërtojë resortin luksoz në ishullin e Sazanit merr statusin e investitorit strategjik

Projekti 1.4 miliardë euro i dhëndrit të Trump, kompania që do ndërtojë resortin luksoz në ishullin e Sazanit merr statusin e investitorit strategjik

Publikuar më 15.01.2025
Prezantimi i një megaprojekti nga ana e Jared Kushner dhe Iv...

Prezantimi i një megaprojekti nga ana e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për ishullin e Sazanit, bëri bujë rreth 1 vit më parë. Sot, Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me dhëndrin e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, që do të ndërtojë resortin luksoz. Jared Kushner dhe projektet […]

Lexo më shumë

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Publikuar më 14.01.2025
Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Franse...

Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Fransen ka ndarë informacion në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare. Fransen ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke përmendur operacionet dhe hetimet e përbashkëta që synojnë goditjen e grupeve kriminale shqiptare që operojnë në Belgjikë dhe më gjerë, […]

Lexo më shumë

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Publikuar më 14.01.2025
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar An...

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër […]

Lexo më shumë

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Publikuar më 13.01.2025
Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do ...

Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. Ai njofton kështu divorcin përfundimtar me Partinë e Lirisë. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme, do preferoja të kontribuoj në një forcë të majtë si PS. Angazhimin në […]

Lexo më shumë

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

Publikuar më 13.01.2025
Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika ...

Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha. Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt. Kreu i qeverisë deklaroi se “katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje”. Rama paralajmëroi […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Publikuar më 13.01.2025
Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit B...

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmë teksa ishte në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke […]

Lexo më shumë

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Publikuar më 13.01.2025
Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes stat...

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes statuseve në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku ka marrë për shembull zgjedhjet që po zhvillohen në njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku. Sipas […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda