×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gazetari pranë PD-së denoncon te Berisha manipulimin e zgjedhjeve në degën 2 Tiranë, ku garonte bashkëshortja: U grabit posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar dje dhe sot, përmes statuseve në rrjetet sociale, atë që ai e konsideron si farsën që po zhvillohet në zgjedhjet e brendshme të PD. Çollaku ka marrë për shembull zgjedhjet që po zhvillohen në njësinë 2 në Tiranë, e cila ka qenë e drejtuar nga bashkëshortja e tij, Irma Marku. Sipas tij, qëllimi është manipulimi i primareve që priten të zhvillohen në PD dhe ndërhyrja nga ata që ai i quan “të majmurit” e degës qendrore. Ai denoncon në status mbledhjet pa kuorum dhe ndërhyrjen flagrante të drejtueses së grupit të punës, Mimoza Hajdarmataj, deputetes Jorida Tabaku, ish-deputetit Xhevdet Mehmeti, si dhe zonjës Mirela Tabaku, Sokol Allaraj dhe Anisa Kadësha. Grupi i punës, sipas Çollakut, është refuzuar nga disa anëtarë që nuk pranuan farsën dhe u zëvendësuan me vendime verbale nga persona të tjerë.

Irma marku dhe Sali Berisha

Statusi i gazetarit Basir Çollaku:

Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe “koka” të tjera..

Doktor Berisha, ju duhet të hetoni zgjedhjet brenda shtëpisë përpara se të përballeni me atë jashtë tyre. Sidomos kur të vërtetat nuk jua kanë thënë
Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e PD nr 2 Tiranë, ishin një sagë e organizuar manipulimi ku burokratë të selisë u përfshinë masivisht. U bënë nën pretekstin e bashkimit por shkakun e kishin tjetër kund. Nuk ka të bëjë me një individ por me qindra demokratë të cilëve do duhet ti ftoni të punojnë në zgjedhje parlamentare, kur nuk janë konsideruar seriozisht të drejtat e votës së tyre brenda Partisë.
Unë i kam ndjekur me detaje pasi Irma Marku, bashkëshortja ime, kryetarja ishte rikandiduese.
Si nisi!
Kryesia e PDSH në 20 tetor 2024 mori vendim për të çuar degën në zgjedhje. Në të thuhej se duheshin përfunduar deri me 24 nëntor 2024. E gjitha në një shkelje statutore duke shmangur në mënyrë arrogante forumet përkatëse të degës si Kuvendin e saj dhe Kryesinë që do duhej me votime të flisnin. I quajturi vendim u mor në një mbledhje kryesie të PDSH pa kourum, sepse janë 20 të zgjedhur e të tjerët të kooptuar pa të drejtë vote. Në të ngritën dorën vetëm tre të pranishëm. Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi, Paloka pa të drejtë vote, por janë anëtarë për shkak të funksionit dhe po e kooptuara Dhurata Çupi anëtare e kryesisë pa të drejtë vote. Vendim me fuqi me zero vota. Gines. Asnjë relacion shoqërues.

Asnjë të quajtur analizë shkaqesh. U formua me 25 tetor 2024, një grup pune, në të cilin ishin përfshirë funksionarë partie disa pa i pyetur e pa u marrë pëlqim paraprak.

Grupi i punës përbëhej nga drejtuese Mimoza Hajdarmataj, deputetja Jorida Tabaku, ish-deputeti Xhevdet Mehmeti, zonja Mirela Tabaku, Sokol Allaraj, Anisa Kadesha.

Grupi i punës u refuzua nga disa anëtarë të cilët nuk pranuan farsën dhe u zëvëndësuan me vendime verbale nga persona të tjerë. Kryesia e degës me një ankimim të firmosur prej 19 anëtarëve të kryesisë nga 23 në total dhe kërkoi në Gjykatën e Partisë Demokratike shqyrtimin e shkeljeve të shumta statutore.

Gjykata nuk mblidhej. Përveç drejtueses Kalaja, të tjerët duket kanë pamundësi ose porosi se si dhe kur duhet të gjenden në mbledhjet përkatëse. Gjithçka po ecte në formën më te qartë antidemokratike. Nisën takime në 16 grupseksionet e degës, ku në disa prej tyre nuk u mundësuan për shkak të mospjesëmarrjes. Në disa të tjera u refuzua procesi. Në të tjera u morën propozime për kandidatë për kryetar, anëtar kryesie dhe delegatë. Një proces katastrofë. Emrat e mbledhur më tepër ishin statistikë se përfaqësim.

Qëllimi ishte tjetërkund, të grabitej posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET. Sepse kryetarja Marku, nuk merrte porosi nga emra majmërie të godinës, por i bindej vullnetit të votuesve të degës, që e kishin zgjedhur…


Vijon po sot…ku do të përshkruaj 10 ditëshin dhe ditën zgjedhore me çudira të pakëndshme…

Babai i një miku tim afër 90 vjeç kishte ardhur me dëshirë këmbëngulëse për të votuar. Nga themelimi viteve 90 e gjer më sot ka qenë kontributor i madh, anëtar e votues, familjarisht.

Se ke emrin i thanë..

Një student ekselent komisioner në zgjedhjet 2023 erdhi të votojë.

Se ke emrin i thanë.

Nëse një drejtues organizatës së PS në një nga grup seksionet e degës 2 do të kishte ardhur të votonte nuk do e ndalonin.

E kishte emrin në listë..

Rreth 130 të tjerë anëtarë, pjesë strukturash e komisionerë, trokitën në derën e sallë së votimit në PD.

Se keni emrin u thanë.. Të gjithëve do ju luten dëshpërimisht pas tre muajsh pa e parë a e kanë emrin. Nuk do të shohin listat fare..

Partia nuk është vetëm listë. Për të zgjidhur problemin e listave një element me peshë thelbësore manipulimi nuk pati vullnet nga administrata e partisë. Sepse kush do gjen mënyrën, kush nuk do gjen justifikimin.

Rikthehemi !

Çfarë vura re në 10 ditë fushatë për zgjedhjet e degës 2 ku unë kam qenë gjithnjë i pranishëm me kandidaten Irma Marku. Pjesa më e çuditshme ishte jo terreni. Jo komunikimi e takimet me anëtarësinë. Ajo ishte më e mira. Por Grupi i Punës dhe Burokracia e selisë ishin befasues. Kërkesa për marrjen e listës hasi në zvarritje. Drejtuesi i grupit të punës për procesin angazhohej intensivisht në zyrën e organizimit për mbikqyrjen e listave. Gjithashtu bënte fushatë në terren për njërin kandidat. Anëtarë të Grupit të Punës, u thoshin strukturave se Marku ishte shkarkuar nga Berisha ndërsa Berisha ka thënë gjithnjë të kundërtën. Zyra e Organizimit një javë para datës dërgoi një listë. Grupi i punës së Irmës bëri krahasimin me listën e votuesve të primareve 2022. Rezultuan 309 emra të munguar në atë që kishte sjellë zyra nga selia. Gjithashtu 260 emra më tepër të shtuar ku kishte edhe përsëritje. Rreth 100 ishin nga qendra votimi që u përkisnin degëve të tjera, sepse në listë ishin të shënuar qendrat e votimit. Kishte emra pa gjeneralitete të plota ku mungonte atësia dhe datëlindja. Të tjerët nuk identifikoheshin. Ballafaqimi me zyrën e organizimit në fillim gjeti dakortësi për korrektim. Pas afër një ore u refuzua ky redaktim. U tha se faji ishte i degës sepse nuk ka sjellë vitin e shkuar listat. Ndërsa Selia, Organizimi, nuk kanë faj. Sipas tyre fajin e ka Irma. Tre ditë të tjera e njëjta përgjigje. Fajin e ka Irma. U vunë në dijeni drejtues të partisë duke përfshirë edhe Doktor Berishën. Kandidatët e tjerë nuk kishin pretendime për listën. Palës që vinte me pretendimin për tu bashkuar i ishte pranuar nga organizimi një listë me afro 1500 emra. Në listë kishte edhe kryetar të PS të Degës 2 edhe emra të tjerë pjesë strukturash të PS. Kishte një kolonë të re në listën e sjellë nga zyra e Organizimit ku kishte numra 1, 2, 3, 4 dhe 0 të cilat krahasuar me emrat pranë të cilëve ishin vendosur, ngjante një lloj projeksioni apo patronazhimi nga selia. Kjo e pahasur më parë. Ne po verifikojmë duke mbledhur dëshmi edhe emra për të cilët kemi indiciet se janë anëtarësuar muajin e fundit para zgjedhjeve nga disa anëtarë të grupit të punës.

KOKOE dhe Grupi i Punës nuk kanë informuar kandidaten Marku për vendime e veprime.

Simpatizantë plotësues të formularit në 2022 që sipas statutit pas gjashtë muajsh konsideroheshin anëtarë u hoqën. Ata kishin votuar më përpara si anëtarë të PD në Primaret për Bashkinë e Tiranës dhe zgjedhjen e doktor Berishës si kryetar po në 2022. Mungonte një vullnet minimal. Të përfshiheshin ato emra të cilët gjendeshin në listën e mëparshme të sjellë në degë po nga zyra e Organizimit. Kryetari i Partisë kishte dhënë disa herë porosi të zgjidheshin problemet. Nga emrat e hequr nga lista e primareve krahasuar me listën e 10 janarit, për të cilët zyra e Organizimit theksonte se kanë qenë simpatizantë, 215 kanë qenë të tillë dhe afro 100 të tjerë jo. Duke mos qëndruar pretendimi i zyrës. Ndonëse formularët që provonin faktin, Organizimi pohoi se nuk dinte ku ishin, nga lëvizjet e shumta të bëra nëpër zyra.

Data e votimit 11 janar

Komisioni caktohet pa pyetur kandidatët për përfaqësuesit e tyre.

Ora e u caktua njehere 9-18 pastaj 8-18 dhe jo 7-18 si zakonisht.

Nuk u lejuan kamerat për të ndjekur procesin. U larguan sipas personave të shërbimit, me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm. Komision pjesa që përcillte porosinë pohoi se intimidohen votuesit dhe kanë frikë kamerat. Sepse janë nëpër punë.

Lista përfundimtare e votuesve i erdhi kandidates Marku, në ora 22, një ditë para zgjedhjeve dhe jo 10 ditë para siç parashikohet në statut

Në listë mungonin rreth 315 emra nga lista e degës shumica pjese e rithemelimit

Ishin shtuar 260 te tjerë, afro100 prej tyre jo banorë te degës dhe jo anetarë tê PD..Kishte emra nga rrethinat e Tiranës dhe qytete të tjera. Kishte emra të panjohur nga strukturat

Materialet zgjedhore hapen pa praninë e vëzhguesve të kanditatëve

Deklarohen 20 pako me fletë votimi në numërimin e parë dalin 1900 pastaj del surpriza tek numërimi i dytë

Nuk u lejuan te votojnë 132 persona

Brenda kësaj shifre të ndaluar për të votuar, kishte edhe komisionerë e vëzhgues të Rithemelimit të zgjedhjeve të majit 2023 emra që janë në dokumentet e përcjella në KQZ.

Komisioni rreth orës 8 e 30 mori një vendim për të lejuar të votojnë anëtarët që njiheshin qartësisht nga komisioni dhe vëzhguesit duke tentuar me të drejtë një gjysëm rregullimi. Votuan 14 vetë deri pas një ore kur Komisioni merr një vendim të dytë me shumicë 2 me 1 për të rrëzuar vendimin e parë Porosia sipas tyre vinte nga lart.

Në mbyllje të procesit del një pako me flete votimi prej 100 fletësh më pak

Në komision deklarohet se mirën pjesë 657 pjesmarres ne votim

Pas numërimit rezulton Marku merr 329 vota Gazidede 112 dhe Prendi 213 vota ndërsa dalin 3 vota të pavlefshme .

Kandidatët me më pak vota urojnë Markun. Kjo mund të provohet nga pamjet e kamerave të sallës

Krijohet një incident dhe tensionohet situata në holl. Kur kthehen në sallën e numërimit pas 15 minutash kryetari Allaraj kërkon rinumërim.

Pas rinumerimit nr i votuesve shkon nga 657 ne 754.

Gazidedes i zbresin 30 vota nga 112 në 82 .

Votat e “rigjetura” (100 +30) rezultojnë për Prendin

Në rinumërim nga 100 vota çuditërisht Marku nuk kishte asnjë votë. Prendi shkon në 340.

Numri i votave është 754 numri i votuesve pjesemarres është 740

100 vota të “mbira” herën e dytë nuk dihet nga dolën dhe janë “pakoja e ndryshimit” !!!

14 fletë janë marrë dhe hedhur në kuti, por “votuesi” nuk ka firmosur. Ka të tjerë ku në regjistër nuk ka firmë por thjesht një pikë e cila e rrit numrin e votuesve pa nënshkrim. Kryetari ishte ai që duhej të mos lejonte marrje flete pa nënshkrim. Gjatë procesit kryetari i Komisionit ka lënë në vendin e tij si “kryetare zëvëndësuese” vëzhguesen e kandidates Prendi. Organizimi dhe mbikqyrësit e selisë nuk e trazuan. Komisioni duhej të ndalonte derisa kryetari Allaraj të rikthehej. Ai e di vetë cilat kanë qenë arsyet e konsumimit të këssj shkeljeje. Kamerat dhe të pranishmit komisionerë e vëzhgues e provojnë këtë.

Së paku 100 persona kishin votuar me “tik” jo plus apo kryq. Ato janë shifra e njëjtë me ndryshimin e numrit të votave mes dy numërimeve. Mund të bëhet ekspertizë dhe gjendet nëse është e njëjta dorë. Ajo që ishte e dukshme Sekretari i Përgjithshëm, drejtuesja e Grupit të Punës, sekretari për organizimin dhe burokratë të selisë nuk kanë qenë korrekt me procesin. Ata kanë qenë dukshëm të njëanshëm me veprime konkrete. Mjafton të shohin vetë telefonatat kë kanë marrë e çfarë u kanë thënë. Kryetari i Partisë mundet të informohet për detaje të vërteta. Është shumë e rëndësishme për subjektin jo për individët. Berisha ka theksuar disa herë se do të pastrojmë shtëpinë. Demokratët presin këtë veprim të dobishëm e të rëndësishëm të Kryetarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Kryeprokurorja belge, Fransen: Krimi shqiptar po rritet, paratë i kalon nga Emiratet Arabe, ja si po veprojmë për sekuestrimin e tyre

Publikuar më 14.01.2025
Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Franse...

Në një intervistë të rrallë, kryeprokurorja belge Ann Fransen ka ndarë informacion në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare. Fransen ka theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke përmendur operacionet dhe hetimet e përbashkëta që synojnë goditjen e grupeve kriminale shqiptare që operojnë në Belgjikë dhe më gjerë, […]

Lexo më shumë

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Instituti Ndërkombëtar Republikan: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve

Publikuar më 14.01.2025
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar An...

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër […]

Lexo më shumë

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Deklaroi se pret të bashkohet me PS-në, Partia e Lirisë sulmon ashpër Endrit Brahimllarin: Sufllaqexhi që betoheshe për Metën, na kthe lekët!

Publikuar më 13.01.2025
Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do ...

Endrit Braimllari ka njoftuar se në zgjedhjet e 11 majit do të donte të kontribuonte në Partinë Socialiste dhe kampin e majtë. Ai njofton kështu divorcin përfundimtar me Partinë e Lirisë. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse do të krijohen hapësirat e nevojshme, do preferoja të kontribuoj në një forcë të majtë si PS. Angazhimin në […]

Lexo më shumë

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

“Më kanë bërë dhunues, homoseksual e kriminel”, Rama akuzon Berishën: Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

Publikuar më 13.01.2025
Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika ...

Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha. Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt. Kreu i qeverisë deklaroi se “katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje”. Rama paralajmëroi […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Ekzekutimi në sy të gruas i pronarit të mobilerisë në Tiranë, dyshohen konfliktet brenda rrethit familjar

Publikuar më 13.01.2025
Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit B...

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmë teksa ishte në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke […]

Lexo më shumë

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Detaje nga ngjarja në Astir, 6 persona kishin marrë dy apartamente me qira dhe konsumuan drogë. Vajza u tmerrua, britmat u dëgjuan nga fqinjët

Publikuar më 10.01.2025
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave R...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë. Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga […]

Lexo më shumë

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Meta intervistë nga burgu: Ndihem në lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare

Publikuar më 09.01.2025
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një in...

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Syri.net, nga burgu ku ndodhet prej mëse tre muajsh. *Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?* […]

Lexo më shumë

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Dyshohet se abuzoi me fondet e buxhetit të shtetit në favor të gruas, shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Publikuar më 09.01.2025
Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga ...

Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar menjëherë drejtuesi i ri, Indrit Çobani. Ministria ka deklaruar se është çelur procesi për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda